Gazeta Shqiptare

Ngjarja horror në Mallakastë­r, 16- vjeçari: Drita Saliaj u përdhunua para se të vritej

"Nipi i burrit të viktimës debatoi me të ndjerën për çmimin e hashashit" "Kur kam dalë jashtë, dëgjova të bërtiturat e Dritës"

-

Dëshmi tronditëse për krimin makabër në Fier të ndodhur më 5 janar e të zbuluar më 7 janar. Në dosjen e prokuroris­ë të siguruar nga "Gazeta Shqiptare", thuhet se Drita Saliaj, 51 vjeçe, është përdhunuar para se të hidhej në rezervuar ku u gjet pas dy ditësh. Është pikërisht dëshmia e 16- vjeçarit Sindi Shehaj që zbulon këtë fakt tronditës duke akuzuar për përdhunimi­n e gruas 26vjeçarin Ervis Zotaj, ndërsa nipi i burrit të viktimës Luis Saliaj kishte debatuar me të ndjerën për çmimin e hashashit.

Sipas dosjes, "nga shpjegimet e personit nën hetim Sindi Shehaj, i pyetur në prani të psikologes rezulton se, është banor i fshatit Çërrilë, Mallakastë­r. Sqaron se, i njeh personat nën hetim Ervis Zotaj e Luis Saliaj, e se ata i ka shokë".

"Në datën 04.01.2020, rreth orës 22: 30, e ka telefonuar Luis Saliaj, i ka thënë që të shkonte në Gjerbës ta takonte pasi ashtu e kishte punën. Në këto rrethana është nisur me makinën e tij e ka shkuar tek Luisi, ku janë takuar në afërsi te banesës së këtij të fundit.

Në bisedë e sipër i ka thënë të linte aty makinën e tij e të merrte atë të Ervis Zotaj, pasi do të shkonin të merrnin hashash tek shtëpia e Drita Saliaj. Pas kësaj kane shkuar tek banesa e kësaj të fundit, ku sipas tij, Luisi i ka thënë që të mos hynte brenda pasi kishte pak punë. Ka pritur jashtë ndërkohë që Ervin Zotaj e Luis Saliaj, kanë qenë brenda duke pirë kafe me shtetasen Drita Saliaj. Pas rreth 20 minutash e ka thirrur Luisi, e është futur brenda, ku Drita i ka dhënë një gotë raki. Gjatë kohës që po pinte gotën e rakisë Luisi, është ngritur me pretendimi­n se do shkonte në tualet por në të vërtetë është futur në dhomën tjetër, e ka dalë prej andej me një pako hashash.

Këtë të fundit e ka lënë tek pragu i derës e është futur përsëri në kuzhinë. Pas kësaj Luisi ka kërkuar që hashashin ta blinte me 50 euro, ndërsa Drita thoshte me 200 euro. Ndërkohë Luisi i ka thënë që të dilte jashtë e ta priste tek makina. Kur ka dalë jashtë ka dëgjuar të bërtiturat e Dritës. Është afruar tek dritarja dhe ka parë që Ervisi i ka hequr me dhunë pantallona­t Dritës e pas kësaj ka kryer marrëdhëni­e seksuale me të. Ndërkohë që Ervisi kryente marrëdhëni­e seksuale, Luisi ka dalë jashtë ku ka gjetur dy litarë me të cilët e kanë lidhur Dritën. Pas kësaj Ervisi dhe Luisi i kanë futur në gojë një shall dhe e kanë nxjerrë jashtë duke e mbajtur në krahë dhe e kanë çuar tek makina e Ervisit. Makinën e ka drejtuar ai, e

DËSHMIA

Në dëshminë e tij 16- vjeçari Sindi Shehaj ka treguar se kishin shkuar tek shtëpia e viktimës për të marrë hashah dhe se konflikti kishte nisur për çmimin e lëndës narkotike. Ai thotë se 52- vjeçarja u përdhunua nga

26- vjeçari Ervis

Zotaj dhe se më pas e lidhën dhe e hodhën në rezervuar, ku u gjet pas dy ditësh nga policia.

Ndërkohë Zotaj ka pohuar se e njihte 51- vjeçaren, por se nuk kishte lidhje me vrasjen e saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania