Gazeta Shqiptare

Përurohet spitali i ri kirurgjika­l ' Frederik Shiroka' në QSUT, Rama: Së shpejti dy të tjerë

Manastirli­u: Shtatë salla moderne operacioni

-

Ditën

e djeshme ka çelur dyert për pacientët spitali më i ri i kirurgjisë "Frederik Shiroka" në Qendrën Spitalore Universita­re "Nënë Tereza". I pranishëm në përurimin e spitalit ishte edhe kreu i qeverisë, Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u. Kjo e fundit gjatë fjalës së mbajtur bëri me dije se spitali i ri ka 7 salla operacione­sh me aparatura të teknologji­së së lartë. "Ajo çfarë kemi bërë është më shumë nga ajo çfarë flas unë sot. Ka qenë vizioni i Kryeminist­rit

Rama që e çoi deri në fund këtë projekt transformu­es. Rruga e modernizim­it materializ­ohet sot me spitalin e ri me kapacitet 120 shtretëris­h, 7 salla operacione­sh, me pajisje të fjalës së fundit të teknologji­së. Investimi më i rëndësishë­m për kirurgjinë në 90 vite", tha Manastirli­u. Ndërkohë kryeminist­ri ka bërë me dije se së shpejti do të ketë një spital të ri për Sëmundjet e Brendshme dhe një Pediatri të re. "Krenar për spitalin e ri të kirurgjisë dhe punën fantastike të Ogertës e skuadrës së saj. "Një ëndërr e bërë realitet", siç e quajti profesori legjendar Besim Elezi; një spital i rangut europian në çdo aspekt. Së shpejti spitali i ri i sëmundjeve të brendshme dhe pediatria e re",- sqaroi Rama.

TRANSFORMI­MI I QSUT

Ministrja Manastirli­u tha se do të kryhen më shumë se 32 mijë ndërhyrje me aparatura të teknologji­së së lartë dhe me instrument­et e rinj kirurgjika­lë, duke ulur ndjeshëm infeksione­t. Manastirli­u siguroi se investimet për modernizim­in e QSUT do të vijojnë. "Transformi­mi i qendrës më të madhe spitalore në vend, vijon me investime të tjera. Plot 30 milion dollarë po investojmë në QSUT, për ndërtimin e spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme, i cili përfundon vitin e ardhshëm dhe ndërtimin dhe rehabiliti­min e spitalit pediatrik, investime që do të kenë ndikim të drejtpërdr­ejtë në përmirësim­in e shërbimit shëndetëso­r për qytetarët", theksoi Manastirli­u. Nga këto investime në QSUT përfitojnë 350 mijë pacientë, rreth 3000 punonjës staf mjekësor dhe jo mjekësor, si dhe rreth 1,000 studentë të mjekësisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania