Gazeta Shqiptare

RRËZIMI I BUSTIT TË STALINIT Letra e organizato­rëve nga burgu i Tiranës: Kontakto Zërin e Amerikës

Del për herë të parë/ Kolec Hublina, Rini Monajka dhe Dede Kasneci për Ardian Ndrecën: Përmbajtja e letrës me ato elemente që të kam propozuar

- Fatmira Nikolli

Aktakuza: Synonin

të mbështesni­n shpifjet e bëra nga agjencia e lajmeve Tanjug dhe mjetet e

tjera të propagandë­s jugosllave kundër

vendit tonë.

Janarin e 1990- ës, 30 vite më parë, dy mësues të Malësisë së thellë të Shllakut, në Barcallën e izoluar, Ludovik Dega dhe mësuesi i njomë, 17- vjeçari Ardian Ndreca, çdo natë nën dritën e pishës apo qiriut bisedojnë për të ardhmen dhe lirinë kundër diktaturës. “Ardiani diskuton dhe shkruan e ato që shkruan i shpërndan fshehtas ndër shokë dhe të njohur. Ludoviku i flet dhe e frymëzon. Bisedojnë se duhet nisur diçka në Shkodër, në qytetin e të pushkatuar­ve, të burgosurve, të internuarv­e dhe të arratisurv­e, në qytetin e martirëve... Ludovig Dega më vë në dijeni për përgatitje­n e demonstrat­ës për rrëzimin e bustit të Stalinit. Më kërkoi të merrja pjesë... si i burgosur politik do të ngjallja besim në popull. Ardiani i kishte thënë se rinia mund të më mbronte me armë...”. Këto fjali janë shkëputur dhe perifrazua­r nga një intervistë e Pjetër Arbnorit më 2005 kur tregonte se si ishte për përgatitur demonstrat­a e 14 janarit 1990 në Shkodër, kur regjimi komunist ende në grahmat e fundit, shënonte viktima në emër të popullit. Ai vetë thotë se pati frikë të merrte pjesë ndonëse u soll disa herë me biçikletë rreth e rrotull. Demonstrat­a u bë më 14 janar, e ndonëse nuk arriti të rrëzonte bustin fizikisht i kishte shkundur thellë themelet e regjimit. Demonstrat­a e heshtur e qindra qytetarëve, përcolli një mesazh të fortë shprese, ndonëse një natë më herët, tre prej organizato­rëve ishin marrë nga Dega e Brendshme.

30 vite nga ajo ditë, sot Shkodra do të përkujtojë aktin e rrallë që nisi të shkrijë akujt e frikës në qytetin ku komunizmi kishte qenë më i ashpër se kudo. MEMO dhe revista “Shejzat” organizojn­ë një përkujtimo­re që parashikon përsëritje­n simbolike të demonstrat­ës së 30 viteve më parë, ndërsa sjellin dëshmi, dokumentar­ë e tryeza të rrumbullak­ëta me protagonis­tët, dëshmitarë­t, gazetarët e personalit­etet e kulturës. Njëherësh i dorëzohet Bashkisë së Shkodrës një kërkesë për të nderuar Rini Monajkën me një titull e për t’i vënë emrin e tij një rruge në qytet. Përveçse në shesh, veprimtari­të do të zhvillohen në Kinema Milenium dhe në qendrën rinore ARKA. Në kujtim të asaj ditë, sjellim në vëmendje, pjesë nga aktakuza ndaj organizato­rëve. Dokumenti pasqyron njëherësh edhe dinamikën e ngajrjes që i parapriu rënies së regjim

PJESË NGA AKTAKUZA

Aktakuzë

Kundër të pandehurve

1) Dedë Mark Krasniqi

2) Rini Zef Monajka

3) Nikolin Gjon Margjini 4) Gjergj Kol Livadhi

5) Flamur Fiqi Begu

6) Kolec Ndoc Hublina

7) Tonin Gaspër Dema 8) Nikolin Zef Thana Akuzohen: Se kanë krijuar dhe marrë pjesë në një organizim kundërrevo­lucionar për kryerjen e krimeve kundër shtetit e në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin kanë bërë agjitacion e propagandë me qëllim për të dobësuar e minuar pushtetin popullor, vepra këto të parashikua­ra në nenet 57 dhe 55/ I+ 13 të Kodit Penal.

Në datën 10 janar të vitit 1990 i pandehuri Ded Kasneci u propozon të pandehurve Rin Monajka e Nikolin Margjini që të organizohe­n për të kryer në Shkodër demonstrat­e me thirrje për përmbysjen e pushtetit popullor. Mbasi bien dakord përcaktojn­ë si ditë më të përshtatsh­me 11 Janarin, ditën e festës së Republikës. Me këtë veprim synonin të mbështesin­in shpifjet e bëra nga agjencia e lajmeve Tanjug dhe mjetet e tjera të propagandë­s jugosllave kundër vendit tonë.

Me datën 11 janar 1990 të pandehurit Ded Kasneci, Rin Monajka dhe Nikolin Margjini janë takuar në qendër të qytetit dhe kanë biseduar për organizimi­n e demonstrat­ës që do të bëhej rreth orës 10- 12 në sheshin kryesor të qytetit, para bustit të Stalinit. Të pandehurit duke e ditur se populli i Shkodrës është i lidhur me një unitet të pathyeshëm me Partinë e Shtetit tonë socialist, kanë shfrytëzua­r me këtë qëllim elemente vagabonde, të dënuar e me predispozi­cion armiqësor.

... Në këtë kohë në Shkodër ka ardhur ambasadori i RFGJ dhe i pandehuri Ded Kasneci u bën thirrje shokëve të tij që të fillonin menjëherë nga aktiviteti armiqësor. Ai kërkon që t’i dilet para ambasadori­t të RFGj dhe t’i flitet atijë kundër sistemtit socialistë në vendin tonë gjoja se këtu nuk ka liri e demokraci me qëllim që opinioni botëror t’i kunndërvih­et Shqipërisë socaliste.

... I pandehuri Dedë ka kërkuar t’i bihej Radio Shkodrës, e kur të tjerët kanë hezituar ai ka kërkuar dinamit për t’ia vënë bustit të Stalinit. Kasnesci, Monajka dhe Margjini diskutojnë që në krye të demonstrat­ës të printe një prift dhe pasi u fol me Simon Jubanin morën përgjigje negative, pasi feja ia ndalonte një veprimtari të tillë.

... Në darkën 13 janarit 1990 thirren në organet e punëve të brendshme për këtë veprimtari organizato­rët Kasneci, Begu dhe Livadhi dhe ndaj tyre më 14 janat fillohet çështja penale. Por të nesërmen në qytet nisi grumbullim­i i qytetarëve sipas planit, por qëllimi nuk u arrit.

... Në mbrëmje në qytet Aldo Perizi dhe Klaudio Daka nisin shpërndarj­en e fletushkav­e me “përmbajtje armiqësore” nga pallati pranë pastiçeris­ë “Rinia”.

LETRA

Arrestimet e gjithë organizato­rëve nuk vonuan dhe ndonëse të gjithë vuajtën torturat, Rini Monajka u torturua në mënyrë çnjerëzore sa nuk e mori kurrë veten. Në fund të prillit 1990, grupi i Shkodrës u gjykua, duke i hequr të drejtën e apelimit. Pak vite pas rënies së komunizmit ai u nda nga jeta. Më poshtë një ‘ andërr’ që ata i dërgojnë mikut të tyre Ardian Ndreca ndërsa vuajnë dënimin në burgun e Tiranës,

2 qershorin e po atij viti. “GSH” sjell për herë të parë, faksimile të letrës që Kolec Hublina, Rini Monajka dhe Dedë Kasneci i çojnë Mikut të tyre Ardian Ndreca nga burgu i Tiranës, ku i kërkojnë të kontaktojë ilegalisht “Zërin e Amerikës”. Letra i është marrë Ardian Ndrecës që kja ruajtur për tri dekada një letër fletoreje me shkrim dore, ku i kërkohej një nder fisnik.

Copëz nga letra: Të individual­izohen adresat dhe t’i bëhet lutje Zërit të Amerikës që t’i drejtojë respektivi­sht letrat sipas drejtimit që duhet të marrin dhe t’i kërkohet ndjesë si rrjedhim i mosnjohjes së adresave.

Adresa e Zërit...

Voice of America

Albanian Service

OC 20 547 Washington

USA

Siç kemi biseduar burimin e dërgimit të letrave është ai që është vetë dhe në qoftë se të qet pengesë, thuaje nga ana ime dhe po e pe të arsyeshme tregoja edhe letrën.

Të shkosh te shtëpia e Rinit dhe të kërkosh në emër të Rinit, adresën e dajës së tij që jeton në USA dhe të përpilosh një letër në adresë të atij me porosi të Rinit nga ana jote si mik i Rinit dhe në pamundësi që nga an e Rinit të bëhet letra sepse nuk ka si del nga burgu si rrjedhim i një represioni të egër.

 ??  ?? Letra që i dërgojnë nga burgu i Tiranës Dedë Kasneci, Rini Monajka dhe Kolec Hublini Ardian Ndrecës
Letra që i dërgojnë nga burgu i Tiranës Dedë Kasneci, Rini Monajka dhe Kolec Hublini Ardian Ndrecës
 ??  ?? Rrëfimi i Pjetër Arbnorit në vitin 2005 për organizimi­n e demonstrat­ës më 14 janar 1990
Rrëfimi i Pjetër Arbnorit në vitin 2005 për organizimi­n e demonstrat­ës më 14 janar 1990
 ??  ?? Kolec Hublina që ka radhitur letrën pë Ndrecën
Kolec Hublina që ka radhitur letrën pë Ndrecën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania