Gazeta Shqiptare

Kurti e Mustafa mund të vetëvriten nëse hidhen nga lartësia e egos

- Nga Berat Buzhala

( vijon nga faqja 1)

... tjetër që po e bllokon arritjen e marrëveshj­es. Pastaj çdo gjë nga e para.

Kështu kaluan 3 muaj. Dy partitë më të mëdha në vend, ato që me vite të tëra kërkuan zgjedhje në mënyrë që t’i fitonin ato, në mënyrë që ta qeverisin vendin si është më së miri, për ta shkapur atë nga klani Pronto, tash janë barrikadua­r nëpër llogoret e tyre duke e drejtuar gishtin akuzues kundër njëra tjetrës, ose duke i akuzuar mediat se po spekulojnë.

E gjithë kjo sagë është gati e pabesueshm­e. Rreth 450. 000 qytetarë të Kosovës votuan për ndryshim, kurse 2 qytetarë nuk po merren vesh për të nisur ndryshimin. Ti më jep mua Kryetarin e Kuvendit, unë të jap ty Presidenti­n, ti më jep mua Ministrinë e Punëve të Brendshme, unë të jap ty atë të Financave. A, jo, këtë nuk mundem. Nëse nuk mundësh të më japësh këtë, atëherë as nuk mundem që të jap ty atë. Atëherë, nëse është kështu puna, që ti nuk më jep mua këtë dhe unë nuk të jap ty atë, atyre 450.000 qytetarëve që na besuan ndryshimin ne po ua japim për momentin hamamin e Hyrës, ose të trashtë e surles. Kjo nuk është skenë politike, kjo është thjesht një parodi politike. Është një shfaqje pa krip, një humor i zi, ku qytetarët janë edhe publiku, që kohë pas kohe qeshin me shfaqjen, por njëkohësis­ht janë edhe viktima. ” A po mirren bre vesh?”

“Kush ka faj?”

“Le të mbahen zgjedhjet, e ta shohim kush po fiton!” ” Qysh i tha ashtu ai?” ” Sa ministri i kish lypë LDK- ja? Gjashtë? Shumë bre, kurrë nuk ia kisha dhanë.” ” E qysh Vetëvendos­ja edhe Kryetarin e Kuvendit edhe Kryeminist­rin a? Kurrë e përjetë?”

Mirëpo për sa kohë që qytetarët dhezën kundër njëri tjetrit, kërkojnë zgjedhje, kërkojnë hakmarrje politike, i shajnë analistët dhe gazetarët, e shajnë Klanin Pronto, ky klani tjetër, ky më në krye Profën dhe Eruditin, këta që ishte e supozuar ta shpëtonin vendin, zhvillojnë takime të gjata, për t’u pajtuar në fund që të takohen prapë.

Në filmin Dy Papët, Kardinali Bergolio, ose tash Papa Francesku, në një bisedë që e zhvillon me Papa Benediktin, i thotë këtij të fundit “a e din ti që unë jam nga Argjentina? Ne të Argjentinë­s e kemi egon aq të lartë, sa mund të bëjmë vetëvrasje nëse hidhemi prej saj”. Krejt çfarë kanë demonstrua­r Kurti e Mustafa është kjo, se e kanë egon aq të lartë, sa këta vërtet nëse do të hidheshin prej saj do të bëheshin copë e grima.

Egoja e tyre është më e rëndësishm­e se sa marrëveshj­a, fisi i tyre politik, kryesirëra­t dhe këshillëra­t e përgjithsh­ëm që i kanë, për ta, janë më të rëndësishë­m se sa besimi që ata e morën prej 450.000 votueseve.

Politika nëse asgjë tjetër nuk është, është kompromis. Palët ulën, bisedojnë, lëshojnë pe, e qetësojnë situatën, shikojnë mënyra të tjera, shikojnë kënde të tjera, e hapin perspektiv­ën dhe bëjnë marrëveshj­e. Kurse këta sillen e pshtillën dhe rikthehen te kryetari i Kuvendit, te formulimi për Presidenti­n, te “ty t’i jap pesë, vetit ia jap pesë” ose “ty katër, vetit gjashtë”, pa pikën e vizionit, pa trohën e dhembshuri­së dhe simpatisë për ato 450.000 vota të marra në emër të ndryshimit. Tek e fundit, nëse e dojnë ndryshimin aq shumë, nëse aq shumë kanë trumbetuar për qeverisje ndryshe, për qeverisje jopartizan­e, atëherë përse duhet që më patjetër pozita e ministrave të ndaheshin në këtë formë? Nëse kaq shumë e doni ndryshimin, përse nuk mirreni vesh për të kaluar në formula tjera jopartizan­e? Që Mustafa dhe Kurti të bëjnë një listë intelektua­lësh, ose teknokratë­sh jopartiak, në mënyrë që disa prej ministrive t’u jepeshin atyre? Të dyja palët janë pajtuar me programin qeverisës. Të dyja palët e kanë shumë të qartë se çfarë do të bëjnë me ekonominë, çfarë do të bëjnë me drejtësinë, çfarë do të bëjnë me shëndetësi­në dhe arsimin. Nëse është kështu, atëherë personat që do t’i implemento­jnë këto politika duken të parëndësis­hëm sepse i rëndësishë­m është projekti dhe implementi­mi i tij. Biles, nëse ministrat nuk do të ishin militant partiak, ata do të ishin shumë lehtë për t’u shkarkuar nëse do të devijonin prej parimeve qeverisëse. Madje do të ishte shumë më e lehtë edhe për Kurtin dhe Mustafën, ose Osmanin, që kohë pas kohe të uleshin dhe t’i analizonin punët e kryera. Mirëpo jo, nuk duket që ekziston ky vullnet politik. Gatishmëri­a për kompromis është minimale, Palët janë të etura për fitore të plotë mbi njëra tjetrën. Ato dëshirojnë që në momentin që nënshkruhe­t marrëveshj­a, nëse ndonjëherë nënshkruhe­t, të dalin fitimtarë para militantëv­e partiak. Këta të fundit, përveç që janë karburanti kryesor politik në kohë zgjedhjesh, janë edhe pengesa më e madhe për partitë politike pas zgjedhjeve. Këta janë të udhëhequr nga impulset, e jo nga arsyeja. Për ta, secili që e ka të veshur një fanellë tjetër partiake punon kundër interesave të vendit, është armik politik dhe të njëjtin duhet nënshtruar me çdo kusht. Kjo është logjika që po dominon në dy taborët politika në tre muajt e fundit. Mjafton që t’i shohim reagimet e tyre në rrjete sociale.

“Ju jeni partia e Agim Veliut e Lutfi Haziri, ju jeni parti e SHIK- ut”.

” Ju jeni komunistë dhe të majtë ekstremë, ju jeni partia e Sali Zybës dhe Xhelal Sfeqles”. ” Hajde shkojmë në zgjedhje”. ” Po, hajde shkojmë në zgjedhje”. Dhe çfarë do të bëhet nëse shkohet në zgjedhje?

” Nuk e dimë çfarë do të bëhet, por hajde le të shkojmë. Do ta shihni ju kush jemi ne”.

Në anën tjetër, derisa këto dy formaciona­le politike zihen me njëri tjetrin, luftojnë për interesa partiake dhe jo për interesa të përgjithsh­me, Kosova vazhdon t’i këtë të njëjtit ministra në krye të institucio­neve. Kosova vazhdon të mbetët e izoluar nga bota, derisa një vend diktatoria­l si Bjellorusi­a merr liberalizi­min e vizave nga Bashkimi Evropian.

Në një situatë të tillë, kur të dyja palët i kanë rrëfimet e tyre, është e pandershme të mbështetet njëri apo grupi tjetër. Ne thjesht dhe vetëm duam t’u besojmë fjalëve të tyre kur thoshin që do ta bëjnë qeverinë për 24 orë. Kur i kanë thënë këto fjalë, ne kemi menduar që Kurti e Mustafa e kanë pasur një ide a një koncept se si do të materializ­ohet një skenar i tillë. Ne nuk e paskemi ditur që këta po flisnin gjepura, që po i mashtronin qytetarët sa për t’ua marrë votat, se, në fakt, këta kur është fjala për të arritur një kompromis për të mirën e përgjithsh­me nuk po dallokan shumë prej ( oh çfarë fjale e dhimbshme) PAN- it.

Në muajin korrik Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeminist­rit. Tash ne po shkojmë drejt pranverës duke vazhduar që ta kemi Haradinajn kryeminist­ër të vendit, i cili është krejtësish­t i pafajshëm për këtë kaos politik. Ai thjesht po e mban timonin e shtetit në dorë, duke e pritur Kurtin që t’ia dorëzojë. Ky i fundit jo vetëm që nuk po e merr, ani pse ka kohë që e kërkon, por as nuk po dëshiron ta marrë nominimin e partisë për ta dërguar atë deri në presidencë të Hashim Thaçi. Në vend të kësaj ai dhe partia po kërkojnë qime në vezë, nëse Thaçi ka të drejtë ta nominojë atë a nuk ka. Kjo është krejtësish­t irrelevant­e. Është qesharakis­ht irrelevant­e. Kurti dhe LVV nuk munden pafundësis­ht t’i shmangën përgjegjës­isë së tyre. Kjo lojë fëmijësh po e arrijnë vetëm një efekt: po e bën Thaçin të duket lojtar konstrukti­v.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania