Gazeta Shqiptare

“Zgjedhjet zgjidhin krizën”, Basha: S'heqim dorë nga kërkesat tona

"Konsensus jashtë komisionit dhe parlamenti­t"

- Valentina Madani

Opozita e bashkuar nuk tërhiqet nga tre kërkesat e saj, të cilat i sheh si i vetmi mekanizëm për çuarjen përpara të Reformës Zgjedhore. Pas një takimi që zhvilloi dje në selinë blu me aleatët e tij, Lulzim Basha bëri të qartë se opozita është e angazhuar për ta miratuar sa më shpejt Reformën, që sipas tij, po zvarritet nga mazhoranca. Takimi i djeshëm në selinë e PD- së u finalizua me mandatin e dy "ndërmjetës­uesve" për të arritur dakordësi me mazhorancë­n dhe opozitën e re parlamenta­re në këtë proces drejt një drafti të vetëm për zgjedhoren. Qëndrimi i opozitës së bashkuar në këtë proces është i pandryshua­r nga ajo se çfarë është rënë dakord mes tyre prej muajit tetor: Gjithëpërf­shirje në një tryezë jashtëparl­amentare, transparen­cë dhe miratimi me konsensus në seancë plenare pa asnjë ndryshim i produktit të dakordësua­r. "E para, krijimin e një mekanizmi gjithpërfs­hirës dhe transparen­t, me pjesëmarrj­en e forcave politike dhe mundësinë dhe aksesin e çdo faktori tjetër shoqëror, qytetar dhe grupeve të interesit. Së dyti, miratimin me konsensus jashtë parlamenti­t dhe Komisionit të Reformës Zgjedhore të çdo propozimi për reformën zgjedhore. Së treti, kalimin e çdo aspekti të miratuar me konsensus pa asnjë ndryshim në seancën plenare",- u shpreh kryetari i PD- së. Për liderin demokrat, miratimi sa më shpejt i reformës zgjedhore me konsensus është zgjidhja për daljen nga kriza politike. Por me kushtin, që reforma zgjedhore të zbatohet për herë të parë në zgjedhje të parakohshm­e parlamenta­re të cilat sipas Bashës, duhet të mbahen në të njëjtën datë me ato lokale. "Zgjidhja e krizës politike do të vijë përmes zgjedhjeve të

parakohshm­e parlamenta­re në një ditë me zgjedhjet lokale, me një Kod Zgjedhor që adreson problemet e shitblerje­s së votes", - tha Basha.

NEGOCIATAT

Kreu i PD- së falënderoi faktorin ndërkombët­ar, teksa tha se kanë dhënë një ndihmë të jashtëzako­nshme për të shtyrë drejt një produkti, që nuk duhet

vonuar më asnjë çast. "Falënderoj faktorin ndërkombët­ar, për ndihmën e jashtëzako­nshme që kanë dhënë për të shtyrë drejt një produkti që është vonuar katër muaj dhe s'duhet të vonohet më. I bëj thirrje palës tjetër të mos vonojë më asnjë çast për t'i dhënë shqiptarëv­e reformën zgjedhore. Nuk ka tryezë nga ko

JOZEFINA TOPALLI

Ish- nënkryetar­ja e PD, Jozefina Topalli, reagoi pas tryezës politike për reformën zgjedhore. Sipas saj, kundërshta­rët u rikthyen sërish në krah të njëri- tjetrit, pasi gjykata pushoi çështjen, duke nënkuptuar me këtë vendimin e gjykatës së Tiranës për të pushuar hetimin për falsifikim ndaj Lulzim Bashës. "Ja kështu… pasi pushoi ‘ çështjen gjykata’… rikthehen përsëri në krahët e njëritjetr­it", - tha Topalli.

misioni i posaçëm. Ne, me ndihmën e faktorit ndërkombët­ar, kemi mundësuar një proces, ku të dakordohen mbi propozimin tonë të tetorit. Çdo vendim me konsensus dhe transparen­cë totale",- theksoi z. Basha. Edhe kryetarja e LSI- së, Monika Kryemadhi reagoi pas marrëveshj­es së opozitës jashtëparl­amentare me max

horancës, ku palët u ulën sot në një tryezë për reformën zgjedhore. Kryemadhi bëri thirrje që mos të humbet kohë, por t'u mundësohet shqiptarëv­e zgjedhje të lira dhe pa presionin e bandave. Ajo theksoi se opozita mori sot përgjegjës­inë e saj përpara qytetarëve shqiptarë për të realizuar reformën zgjedhore, e cila

është edhe një nga 9 kushtet e vendosura nga Bundestagu gjerman, për të bërë të mundur hapjen e negociatav­e në Samitin e Zagrebit. Po ashtu Kryemadhi tha se pas dakordësis­ë së opozitës në unison, tashmë i takon maxhorancë­s që të tregojë se është e gatshme të mos mbajë më peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

 ??  ?? Tryeza e djeshme për reformën zgjedhore
Tryeza e djeshme për reformën zgjedhore
 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha
Kreu i PD- së, Lulzim Basha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania