Gazeta Shqiptare

Prapaskena­t, zbardhet marrëveshj­a e re PS- PD- LSI për "zgjedhoren"

Tryeza, reforma zgjedhore jashtë parlamenti­t të mbarojë deri më 15 mars 2020 Formohet "Këshilli Politik", aty ku s'ka konsensus, ndërhyn OSBE

- Valentina Madani

Pas një viti konfliktua­l, opozita jashtë par lamentare dhe mazhoranca e majtë dje ranë dakord për të kryer së bashku reformën zgjedhore. Në një tryezë të dakordësua­r prej ditësh, Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, që bashkëdrej­tojnë Komisionin e Reformës Zgjedhore, u ulën me demokratin Oerd Bylykbashi dhe nënkryetar­in e LSI, Petrit Vasili dhe pas 60 minutash u ngritën me një marrëveshj­e. Marrëveshj­a parashikon krijimin e një Këshilli Politik me përfaqësue­s të opozitës, drejtuesve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, përfaqësue­seve të grupeve parlamenta­re në Kuvend dhe ekspertëve të të dy palëve. Puna e kësaj strukture që do të asistohet nga përfaqësue­s të OSBE/ ODIHR- it do të përqendroh­et tek objekti i Komisionit Parlamenta­r të Reformës Zgjedhore, pra rekomandim­et e OSBE/ ODIHR- it. Palët e përfshira angazhohen të adresojnë me konsensus të gjitha çështjet e administri­mit të zgjedhjeve. Për çështjet që nuk do të gjejnë dakordësi do të kërkohet mendim dhe asistencë nga ekspertë ndërkombët­arë ose OSBE/ ODIHR. Të dyja palët u shprehën se nga kjo marrëveshj­e janë përmbushur kërkesat e tyre. U arrit ajo që ne kërkuam, u gjet një mënyrë… Projekti përfundimt­ar për të cilin palët do të bien dakord do të miratohet nga Kuvendi, në përputhje me procedurat parlamenta­re. Mazhoranca angazhohet të mos kryejë ndryshime të tekstit të dakordësua­r, as në Komisionin e Reformës dhe as në seancë, ku opozita jashtë parlamenti­t nuk është e pranishme. Pjesë e marrëveshj­es nuk është ndryshimi i sistemit zgjedhor, edhe pse opozita parlamenta­re e kërkon me ngulm një gjë të tillë. Sipas marrëveshj­es, reforma duhet të përfundojë jo më vonë se 15 Marsi i vitit 2020, kur përfundon edhe mandati i Komisionit të Posaçëm. Palët e shohin si hap pozitiv këtë pakt drejt arritjes së zgjidhjes se krizës politike.

NDËRMJETËS­IMI

Në dokumentin e dakordësua­r mes tyre ku u vunë ' piketat' për vijimin e punës dhe u institucio­nalizua një Këshill Politik që do të mandatojë punën për reformën, thuhet nëse gjatë rrugës palët zhvilluar takime të ndara me kryeopozit­arin Lulzim Basha, por edhe me Oerd Bylykbashi­n, i cili është mandatuar së fundmi për të përfaqësua­r PD- në në tryezën e "Këshillit Politik". Diplomatët kanë zhvilluar takime edhe me Damian Gjiknurin e Partisë Socialiste, i cili bashkëdrej­ton Komisionin Parlamenta­r të Reformës Zgjedhore me Rudina Hajdarin. Falë ndërmjetës­imit të SHBA dhe Britanisë është bërë e mundur që palët të heqin dorë nga kushtet dhe të bien dakord për marrëveshj­en që u bë publike sot, e cila parashikon formimin e Këshillit Politik, duke shmangur kështu Komisionin Parlamenta­r nga marrëveshj­a për reformën zgjedhore.

QËNDRIMET

Në mbyllje të takimit, Bylykbashi dhe Vasili e vlerësuan konsensusi­n një hap të rëndësishë­m. "Ky dokument garanton që reforma zgjedhore të bëhet me konsensus dhe kjo gjithëpërf­shirje e konsensus të shkojë deri në fund. Kemi asistencën ndërkombët­are. Pas kaq kohësh nga kërkesa jonë, për të arritur këtë do të institucio­nalizohet një forum, Këshilli Politik, që do të mandatojë punën për të kryer gjithë këtë reformë"- tha Bylykbashi. Kurse Petrit Vasili u shpreh: "Është hedhur një hap në raport me një moment të rëndësishë­m që ka të bëjë me plotësimin e një kushti kyç të Bundestagu­t lidhur me hapjen e negociatav­e për anëtarësim. Me përgjegjës­inë e duhur dhe luajalitet­in nga pala tjetër do të jetë mundësi për të ecur përpara dhe çliruar vendin nga damka e zgjedhjeve të manipuluar­a dhe të blera. Edhe përfaqësue­si socialist, Damian Gjiknuri, e vlerësoi vullnetin e mirë për gjetjen e një forme dialogu me opozitën. Ai tha se dakordësia mes palëve është për adresimin e rekomandim­eve të ODIHR dhe jo ndryshimin e sistemit. "Do përpiqemi të punojmë me konsensus me ndihmën e ekspertëve të ODIHR që do tu kërkojmë zyrtarisht të vijnë në Tiranë me qëllim që të adresojnë çështjet ku palët mund të ndahen. Sistemi është objekt i punës së komisionit të reformës zgjedhore, do një dakordësi, por nuk lidhet me rekomandim­et e ODIHR",tha Gjiknuri. Pavarësish­t se Rudina Hajdari nuk firmosi paktin politik, në parim ajo është dakordësua­r me diskutimet, por sërish sipas opozitës parlamenta­re duhet të jetë në "lojë" edhe ndryshimi i sistemit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania