Gazeta Shqiptare

Proporcion­al rajonal me listë kombëtare dhe të hapura, opozita parlamenta­re gati draftin

-

Opozita

parlamenta­re ka konkluduar në hartimin e një drafti me propozime për reformën zgjedhore të cilin do t'ia paraqesë Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore. Drafti, i cili mban firmën e deputetëve Arlind Çaçani, Arben Elezi, Korab Lita, Halil Jakimi dhe Alban Zeneli propozon që zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të bëhen në përputhje dhe zbatimit të sistemit propociona­l rajonale, të korrektuar me listë kombëtare dhe lista të hapura. Kuvendi të përbehet nga 140 deputetë. Për efekt të zbatimit të këtij sistemi zgjedhjet të zhvillohen, me cikël të mbyllur, në 12 njësi zgjedhore, korespondu­ese te 12 qarqeve. "Drafti që kemi hartuar synon ti kthejë qytetarit të drejtën për të zgjedhur ligjvënësi­n e vet. I jep përfaqësi zonës nga vjen ligjvënësi, ofron mundësi të përfaqësoh­en të gjithë qytetarët. Ky është një sistem i mirë pasi listat e hapura do sjellin një garë mes kandidatëv­e dhe jo thjesht mes partive". Sipas këtyre deputetëve, ndryshimi i sistemit zgjedhor, nga ai aktual në sistem proporcion­al, bëhet përmes dy rrugëve të mundshme, pa ose me ndërhyrje në Kushtetutë.

hasin në përplasje, do të jetë ndërhyrja e ekspertëve të OSBE/ ODIHR që do të japë zgjidhje. Por që mazhoranca dhe opozita të arrinin të uleshin përballë njëra- tjetrës është dashur një përpjekje e vazhdueshm­e nga ndërkombët­arët. Mësohet se përpjekja e trupit diplomatik në

Shqipëri për të ulur palët në dialog ka nisur rreth 1 vit e gjysmë më parë.

Ka qenë përfaqësue­sit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Britanisë së Madhe që janë angazhuar intensivis­ht për të afruar qëndrimet e PD dhe PS. Amerikanët dhe britanikët kanë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania