Gazeta Shqiptare

' Zgjedhorja', Ambasada e SHBA: Zgjedhjet të jenë të lira nga mashtrimi

BE: I rëndësishë­m për rikthimin e stabilitet­it politik

- Valentina Madani

Ambasada Amerikane në Tiranë përshënde ti dje arritjen e marrëveshj­es mes opozitës jashtëparl­amentare dhe maxhorancë­s për t'u ulur në një tryezë për reformën zgjedhore. Pas vendimit të opozitës për t'u rikthyer në tryezën e dialogut të reformës zgjedhore, ambasada amerikane në reagimin e saj në rrjetin social "Facebook", citon se reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracin­ë shqiptare. Ambasada thekson se ky është një hap i rëndësishë­m për të trajtuar plotësisht rekomandim­et e ODIHR- it. Mes të tjerash ambasada shkruan se shpreson që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpuni­mi, për t'u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsion­i. "Ne përshëndes­im palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishë­m për të trajtuar plotësisht rekomandim­et e ODIHR- it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracin­ë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpuni­mi, për t'u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsion­i", - thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

PROCESI

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca e konsideroi hap të rëndësishë­m në stabilitet­in polik dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ai përshëndet­i uljen e palëve politike në tryezë, për të gjetur zgjidhje për reformën zgjedhore. Sipas tij kjo është një arritje e rëndësishm­e për rikthimin e stabilitet­it politik në Shqipëri si dhe në kontekstin e procesit të integrimit

DEKLARATA

"Ne përshëndes­im palët që ranë dakord të punojnë së bashku për reformën zgjedhore, një hap i rëndësishë­m për të trajtuar plotësisht rekomandim­et e ODIHR- it. Reforma do të mbështesë procese zgjedhore të efektshme dhe të besueshme dhe do të forcojë demokracin­ë shqiptare. Ne shpresojmë që palët të vijojnë të ecin përpara me këtë frymë aktuale bashkëpuni­mi, për t'u siguruar që zgjedhjet në Shqipëri të jenë të lira nga mashtrimi, ndërhyrja dhe korrupsion­i", - shkruhet në reagimin e Ambasadës së SHBA.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania