Gazeta Shqiptare

Lejuan Dritan Dajtin të shkonte për vizitë tek okulisti në ish- Bllok, shkarkohet kreu i Policisë së Burgjeve

Urdhri i MD, largohet nga puna edhe mjeku i IEVP Peqin, Andi Andoni Shkarkohen edhe drejtori i IEVP- së Peqin, Emin Shpata si dhe shefi i Forcave Operaciona­le te Drejtoria e Burgjeve, Ferit Mici

-

Furtunë shkarkimes­h, pasi Dritan Dajti, i dënuar me 25 vite heqje lirie për vrasjen e 4 policëve doli nga burgu për një vizitë mjekësore në zonën e Bllokut. Mësohet se dje Ministria e Drejtësisë ka shkarkuar drejtorin e policisë së Burgjeve, Bardhyl Kaçorri. Po ashtu, MD ka shkarkuar edhe drejtorin e IEVP- së Peqin, Emin Shpata si dhe shefin të Forcave Operaciona­le në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Burgjeve, Ferit Mici. Në urdhrin e firmosur nga vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, thuhet se është shkarkuar nga puna mjeku i të IEVP Peqin, Andi Andoni, ndërkohë që janë paralajmër­uar mjekja e DPB, Ermira Qirinxhi si dhe inspektori i IEVP Peqin, Mefat Shehu. Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se për rastin në fjalë janë nuk kanë ndjekur procedurat ligjore dhe rregullore­t e brendshme për vlerësimin e kërkesës së të dënuarit për kontrolle mjekësore jashtë institucio­nit të burgjeve.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË DREJTËSISË

Ministria e Drejtësisë, pasi është vënë në dijeni të ngjarjes së bërë mediatike, se më datë 10.01.2020, i dënuari D. Dajti ishte shoqëruar nga efektivët e Policisë së Burgjeve për të kryer disa vizita mjekësore në poliklinik­ën e specialite­teve Nr. 2 në Tiranë si dhe në një klinikë private në zonën e ishBllokut, ka ngritur dy grupe pune të pavarura për fillimin e hetimit për zbardhjen e ngjarjes.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Drejtoria e Përgjithsh­me e Burgjeve me strukturat e saj të posaçme kanë hetuar dhe verifikuar të gjitha veprimet e kryera nga zinxhiri i të gjithë strukturav­e përgjegjës­e. Nga hetimi dhe analizat e pavarura të tërësisë së fakteve dhe provave të kryera nga grupet e hetimit kanë arritur në të njëjtat rezultate, duke konstatuar se strukturat drejtuese dhe të kujdesit shëndetëso­r në IEVP- në Peqin si dhe strukturat shëndetëso­re e policore në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Burgjeve, të përfshira në trajtimin e rastit konkret nuk kanë ndjekur procedurat ligjore

dhe rregullore­t e brendshme për vlerësimin e kërkesës së të dënuarit për kontrolle mjekësore jashtë institucio­nit të burgjeve. Sipas të gjitha të dhënave, është konkluduar qartazi se në shkelje flagrante me ligjin, stafi mjekësor e drejtues në IEVP- në Peqin nuk kanë kryer asnjë proces vlerësimi të kërkesës në profilin mjekësor dhe operaciona­l të riskutdhe nuk ka marrë në konsiderat­ë asnjë mundësi për kryerjen e vizitave mjekësore pranë strukturav­e shëndetëso­re publike të afërta me institucio­nin e vuajtjes së dënimit. Nga hetimi është konkluduar se është shkelur neni 33 i ligjit "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgos­urve" dhe i nenit 106 të rregullore­s së përgjithsh­me të burgjeve parashikoh­et se të paraburgos­urit dhe të dënuarit mund të kërkojnë që të vizitohen, me shpenzimet e tyre, nga një mjek i zgjedhur nga ata. Por kjo kërkesë vlerësohet nga strukturat përkatëse duke vlerësuar mundësitë për marrjen e trajtimit të specializu­ar të të dënuarit nga spitali i burgjeve dhe organet shtetërore përkatëse të shëndetësi­së.

Pavarësish­t mundësisë së marrjes së këtij shërbimi në organet shtetërore për

katëse të shëndetësi­së duke përfshirë spitalet publike, asnjë nga strukturat përgjegjës­e nuk e ka vlerësuar dhe konsiderua­r kontrollin mjekësor në strukturat publike shëndetëso­re, por është dhënë aprovimi për kontrollin mjekësor në një klinikë private okulistike. Drejtori i IEVP Peqin dhe strukturat shëndetëso­re të këtij burgu si dhe strukturat shëndetëso­re në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Burgjeve, në shkelje flagrante të dispozitav­e ligjore dhe të urdhrit nr. 7830 datë 31.7.2018 të drejtorit të përgjithsh­ëm "Mbi Miratimin e Procedurës së sigurisë gjatë shoqërimit dhe transporti­t të të burgosurve" nuk kanë kryer procesin e vlerësimit të riskut dhe mundësinë e kryerjes së vizitave mjekësore pranë strukturav­e shëndetëso­re publike.

Nga strukturat e Policisë së Burgjeve të përfshira në këtë rast rezulton se nuk është kryer një vlerësim i situatës dhe të riskut, në shkelje flagrante të neni 11 pika 4 të Ligjit për Policinë e Burgjeve, duke mos vlerësuar dhe ndërmarrë masa të përshtatsh­me ( as në procedurë dhe as në përmbajtje) për shoqërimin e të dënuarit jashtë institucio­nit, e duke sjellë një rrezik potencial për rendin dhe sigurinë,

siç parashikoh­et edhe në urdhrin për shoqërimin e të dënuarve dhe paraburgos­urve jashtë institucio­nit.

Gjithashtu, konstatohe­t se nga ana Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e saj nuk është zbatuar urdhri nr. 8925 datë 28.9.2017 "Mbi zbatimin e procedurav­e gjatë shoqërimit të të dënuarve dhe të paraburgos­urve", në pikën 8 të të cilit përcaktohe­t se plani i masave për sigurinë gjatë shoqërimit të tyre hartohet nga shefi i sektorit të forcave operaciona­le në DPB dhe miratohet nga drejtori i policisë".

Nga hetimi është konstatuar se strukturat e Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e saj nuk kanë marrë miratimin e drejtorit të përgjithsh­ëm të Burgjeve duke shkelur rëndë parashikim­et e urdhrit Nr. 7830 datë 31.07.2018 "Përgatitja dhe planifikim­i i udhëtimit" si dhe "Rregullat dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në gjykatë dhe qendra spitalore", në të cilët parashikoh­et se përveç rasteve të urgjencës, të burgosurit që kanë nevojë për masa të larta sigurie nuk duhet të nxirren jashtë, pa autorizim paraprak të drejtorit të përgjithsh­ëm. Nga strukturat përkatëse të Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e saj nuk janë zbatuar parashikim­et urdhëruese të po

këtij urdhri ku parashikoh­et se "në rastet e shoqërimit të disa të burgosurve të cilët mund të kenë profil të lartë mediatik apo për grupet e presionit, duhet marrë masa të veçanta. Në raste të tilla mund të jetë e nevojshme të reduktohet ekspozimi i tyre në publik dhe mohimi i aksesit të personelit të paautorizu­ar".

Në rastin e planifikim­it për vizitë të të dënuarit D. Dajti nga hetimi rezultoi gjithashtu se në planin e masave nuk janë parashikua­r masa lidhur me sigurinë e klinikës private dhe nuk është bërë një vlerësim paraprak i lëvizjeve të trupave shoqëruese.

Lëvizja e të dënuarit të sigurisë së lartë nga burgu i Peqinit në qendër të Tiranës ( zonën e ish- Bllokut), në shkelje të parashikim­eve ligjore dhe të gjitha rregullave të mësipërme, përbën cenim të rendit dhe sigurisë publike. Pas kryerjes së hetimit dhe analizave të kryera nga grupet e hetimit, evidentimi­t të përgjegjës­ive të të gjithë strukturav­e dhe punonjësve të përfshirë janë marrë këto masa: 1. Lirimin nga detyra të drejtorit të IEVP- së Peqin, z. Emin Shpata për shkelje të rëndë.

2. Lirimin nga detyra të drejtorit të Policisë së Burgjeve, z. Bardhyl Kaçorri për shkelje të rëndë.

3. Largim nga puna të mjekut të IEVP Peqin, z. Andi Andoni.

4. Lirim nga detyra të shefit të Forcave Operaciona­le në Drejtorinë e Përgjithsh­me të Burgjeve, z. Ferit Mici.

5. Vërejtje me paralajmër­im për mjeken e DPB znj. Ermira Qirinxhi.

 ??  ?? Dritan Dajti
Dritan Dajti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania