Gazeta Shqiptare

Vetingu, kreu i GJKKO Sandër Simoni para KPK, ILDKP: E justifikon pasurinë

-

TIRANË - Kreu i Gjykatës kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, Sandër Simoni ka dalë para vetingut në seancën e parë dëgjimore në KPK. Sipas ILDKPI, Simoni e justifikon pasurinë, nuk ka fshehje të pasurisë dhe për më tepër e justifikon atë. Ka vetëm një mospërputh­je në mobilimin e shtëpisë, por ka bërë deklarim të saktë. Relatimi i KPK: Raporti i ILDKP konstaton se ka deklarim të saktë, nuk ka fshehje, nuk ka deklarim të rremë, nuk ka konflikt interesi. Nga hetimi administra­tiv i thelluar rezulton se: - apartament 160 m2 në Tiranë, vlerë 6.5 mln lekë. Burim, kredi bankare dhe të ardhura nga pagat. ZRPP Tiranë ka konfirmuar pasurinë e mësipërme e blerë në vitin 2003- 2004. Komisioni ngrit dyshime për vlerën e apartament­it dhe i kërkoi shoqërisë kontrata të tjera të së njëjtës periudhë me qëllim krahasimin. Nga krahasimi me 5 kontrata doli se apartament­i ishte blerë me vlerë më të ulët se të tjerët. Shpenzimet për mobilim apartament­i dhe ceremoni martesore në vitin 2007, ka pasur si burim kredi 700 mijë lekë, 800 mijë lekë kursime dhe 400 mijë lekë. Banka konfirmon kredinë, që tashmë është përfunduar. Banka tjetër konfirmoj tërheqjen 800 mijë lekë. Për shumën 400 mijë lekë, banka konfirmon tërheqjen e shumës. Shpenzimet e mobilimit rezultojnë të jenë 1.4 mln lekë, kursime dhe dhuratë nga vëllai. Subjekti justifikon në burime të ligjshme shpenzimet për ceremoninë martesore. Duket se ka mospërputh­je sa i përket mobilimit. Subjekti ka pasur mundësi financiare për pasurinë. Në lidhje me konflikt interesi me administra­torët e shoqërisë ndërtuese, nuk ka rezultuar asnjë konflikt interesi.

6. Vërejtje me paralajmër­im për inspektori­n e IEVP Peqin, z. Mefat Shehu.

Gjithashtu, Ministria e Drejtësisë bën me dije se nga vlerësimi i kryer edhe i kuadrit ligjor dhe protokollo­ve të zbatimit për rregullimi­n e të drejtave të personave për shërbim shëndetëso­r privat dhe në krahasim me aktet ndërkombët­are dhe të drejtat e personave të dënuar janë konstatuar disa mangësi në normimin e proceseve të tilla. Për këtë arsye, në përputhje edhe me të drejtat e personave të paraburgos­ur dhe të dënuar dhe rregullat evropiane për të dënuarit, me qëllim përshtatje­n me masat që janë ndërmarrë për forcimin e sigurisë, Ministria e Drejtësisë shpreh vullnetin institucio­nal dhe po ndërmerr të gjitha masat ligjore për rishikimin e procedurav­e ligjore dhe administra­tive për forcimin e protokollo­ve të zbatimit dhe vlerësimit të kërkesave që cenojnë sigurinë publike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania