Gazeta Shqiptare

I dënuar me burg përjetë, gjykata e Krujës liron ish- kreun e bandës së Durrësit, Endrit Dokle

Reagon prokuroria e Krujës: Kërkuam përjashtim­in e gjyqtares, do të ankimojmë vendimin 36- vjeçarin e refuzoi Gjykata Kushtetues­e, gjyqtarja Enkeleda Hoxha vendosi ndaj tij 5 vite provë në liri Reagon Salianji: Rendi dhe siguria publike sot të degraduar,

-

Gjykata e Krujës ka li ruar me kusht ishnumrin dy i bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i dënuar me burgim të përjetshëm për një seri vrasjesh të kryera në kuadër të bandës së Durrësit. Vendimi u mor mesditën e djeshme nga gjykatësja Enkelejda Hoxha, pavarësish­t kundërshti­mit të prokuroris­ë. Pasi shqyrtoi çështjen për disa muaj me radhë, gjykata urdhëroi lirimin nga qelitë e burgut të Fushë- Krujës të të dënuarit me argumentin se ka kryer 3 të 4- tat e dënimit, e për faktin se kishte edhe sjellje të mirë në burg dhe disa rrethana të tjera specifike, që mbeten për t'u sqaruar. Mësohet se pas 20 vitesh burg, gjyqtarja Enkelejda Hoxha vendosi që të pranonte kërkesën e avokatëve për shuarjen e dënimit të përjetshëm duke ia konvertuar në 25 vite, ndërsa më pas e ka liruar me kusht. Lëvizja kyçe për lirimin nga burgu të Dokles që ka qenë dënuar për grup të strukturua­r kriminal dhe vrasje ishte kërkesa në shtator të vitit të kaluar për ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit nga burgu i sigurisë së lartë në Fushë Krujë në një burg të sigurisë së zakonshme. Kërkesa e tij u pranua po nga gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Sipas Shqiptarja. com, lëvizja e vendit të vuajtjes së dënimit ishte vendimtare, pasi në momentin që ndryshon nga burgu i sigurisë së lartë në të zakonshëm, i dënuari mund të bëjë kërkesa për ulje dënimi dhe kur pjesën dërrmuese të dënimit e ke kryer, gjykata mund të pranojë kërkesën. Menjëherë pasi siguroi fitoren e parë, pra ndryshimin e vendit të vuajtjes së dënimit, në tetor po të vitit 2019, Dokle depozitoi një kërkesë për lirim me kusht, pasi sipas avokatëve pjesën më të madhe të dënimit maksimal 25 vite, e ka shlyer duke kërkuar më pas shuarjen e dënimit përjetë që dha gjykata e Lartë në 2014 dhe që e la fuqi edhe Gjykata Kushtetues­e në 2017. Kërkesa është kundërshtu­ar nga prokurorët, duke pretenduar se për Doklen ka një vendim të formës së prerë në 2014 që e dënonte me burg përjetë për pjesëmarrj­en në grup të strukturua­r dhe vrasje dhe kanë kërkuar që të vijojë që të qëndrojë në burg dhe të vuajë dënimin.

Mirëpo gjyqtarja Hoxha vendosi që këtë dënim përjetë ta konvertojë në 25 vite më pas duke e cilësuar si dënim që pjesën dërrmuese e ka shlyer e ka liruar me kusht. Nëse do të ishte në fuqi dënimi me 25 vite burg, Dokle duhet të qëndronte edhe 4- 5 vite në qeli, por avokatët kanë pretenduar se vitet janë ulur nga amnistia dhe gjykata e pranoi duke e liruar me kusht. Garant për të fituar

lirinë me kusht duhet të dalë një firmë apo institucio­n për të marrë në punë, të cilën Dokle e ka siguruar.

Vendimi i gjykatës që është në vazhdën e një sërë vendimmarr­jesh të shumë diskutuara të sistemit të drejtësisë, pritet të apelohet nga prokuroria e Krujës. Burime pranë institucio­nit të akuzës, thanë se gjykata ka vendosur në zbatim të gabuar të ligjit, e për këtë shkak do t'i drejtohen Apelit. Por ndërsa, institucio­nit do vijojnë përplasjen mes tyre, Endrit Dokle, tashmë ka rifituar lirinë.

REAGIMI I PLOTË I PROKURORIS­Ë:

Njoftim në lidhje me procesin gjyqësor për kërkesën e të dënuarit Endrit Dokle

Gjykata e Shkallës së Parë Krujë me vendimin nr. 6/ 123 datë 14.01.2020 vendosi: "Pranimin e kërkesës së kërkuesit Endrit Dokle. Lirimin me kusht të kërkuesit Endrit Dokle, i biri i Mensurit dhe i Rahimes datëlindja 31.12.1983, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, duke e vënë në provë për një periudhë prej 5 ( pesë) vjetësh. Në zbatim të nenit 60 pika 9 të Kodit Penal detyrohet Endrit Dokle që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me

persona të caktuar kryesisht me të dënuar apo bashkëpunë­torë të veprës penale. Në zbatim të nenit 60 pika 10 e Kodit Penal detyrohet kërkuesi Endrit Dokle që gjatë periudhës së provës të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë. Urdhërohet kërkuesi Endrit Dokle të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës".

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë ka qenë pjesëmarrë­se në këtë proçes dhe ka mbajtur qëndrimin e plotë për rrëzimin e kërkesës, me arsyetimin se jo vetëm se nuk plotësohen kushtet ligjore të parashikua­ra nga neni 64 i Kodit Penal, por edhe se nuk ekzistojnë të provuara arsyet e veçanta që kërkon norma. Gjithashtu prokuroria ka kërkuar përjashtim­in e gjyqtares së çështjes me arsyetimin se i njëjti trup gjykues ka dhënë vendime në favor të kërkuesit, kërkesë e cila nuk është pranuar nga gjykata. Të gjitha kundërshti­met në lidhje me shkeljet procedural­e si dhe zbatim të gabuar të ligjit Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë do ti parashtroj­ë në ankim brenda afatit ligjor.

TIRANË - Ish- deputeti i PD- së Ervin Salianji ka reaguar pas lirimit të Endrit Dokles. Në një postim në "Facebook", Salianji shkruan se në 7 vjet të qeverisjes rilindase nuk ka asnjë grup të strukturua­r kriminal të ndëshkuar dhe të burgosur por ka dhjetëra të dënuar me burgim të përjetshëm që lirohen nga qelitë. Sipas tij, rendi dhe siguria publike sot është e degraduar dhe qytetarët janë në ankth për sigurinë e tyre.

"Lirohet dhe Indrit Dokle, në vitin 7 të qeverisjes rilindase nuk ka asnjë grup të strukturua­r kriminal të ndëshkuar dhe burgosur, nuk ka asnjë të ndëshkuar për korrupsion, por ka dhjetëra të dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, pengmarrje, prostituci­on, tortura që lirohen nga qelitë! Rendi dhe siguria publike sot është e degraduar dhe qytetarët janë në ankth permanent për sigurinë e jetës dhe pronës! Kur kriminelët promovohen dhe ndëshkohen të pamundurit krimi merr krahë, ditët e para të vitit kanë qenë të mbushura me vrasje, djegie makinash, gjobvënie, kërcënime! Duhet shkulur me themel ky model qeverisje!", shkruan Salianji.

 ??  ?? Endrit Dokle
Endrit Dokle
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania