Gazeta Shqiptare

Ngjarja horror në Mallakastë­r, nëna e 16- vjeçarit: Luisi e kishte nënë Dritën, s'do e përdhunont­e kurrë

"Nëse e ka bërë krimin, djali im të vuajë dënimin"

-

MALLAKASTË­R - Dhjetë ditë pas krimit monstruoz në fshatin Gjerbës të Mallakastr­ës, ku u përdhunua, u lidh me litar dhe u hodh në rezervuar 50- vjeçarja Drita Saliaj," Gazeta Shqiptare" ka marrë një tjetër intervistë nga një tjetër familjar i viktimës. Bëhet fjalë për nënën e 16- vjeçarit Luis Saliaj, Mimoza Saliaj, që flet për krimin tronditës. Ajo ka kërkuar që djali i saj të vuajë dënimin. "Luisi e kishte nënë Dritën dhe nuk e bënte kurrë këtë që ta përdhunont­e, është shumë fjalë e rëndë për Luisin kjo. Djali im, nëse ka bërë diçka, të vuajë dënimi. Për sa i përket përdhunimi­t, nuk besoj të këtë marrë pjesë, nuk jam dakord, sepse ajo e ka rritur djalin tim. Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë. Po e vuaj shumë atë çka ka ndodhur. Drita ishte grua

PËRDHUNIMI

"Ndërkohë që Ervisi kryente marrëdhëni­e seksuale, Luisi ka dalë jashtë ku ka gjetur dy litarë me të cilët e kanë lidhur Dritën. Pas kësaj, Ervisi dhe Luisi i kanë futur në gojë një shall dhe e kanë nxjerrë jashtë duke e mbajtur në krahë dhe e kanë çuar tek makina e Ervisit. Makinën e ka drejtuar ai, e Ervisi ka qëndruar me Dritën në sediljen e pasme, ndërsa Luisi në sedijen e parë të pasagjerit. Pasi janë nisur, Luisi i ka thënë të ecte shpejt në drejtim të rezervuari­t", ka thënë në dëshminë e tij, 16- vjeçari Sindi Shehaj.

shumë e mire. Kemi shkuar shumë mirë. Kam 20 vite në atë fshat dhe e kam njohur mirë. Djali im të vuajë dënimin e merituar. Drejtësia të veprojë dhe të nxjerrë në drite të vërtetën", ka thënë ajo. Krimi makabër ndodhi

mbrëmjen e 5 janarit, në banesën e viktimës, teksa të rinjtë kanë shkuar në orët e vona të mbrëmjes. Në dosjen e Prokuroris­ë, të siguruar dy ditë më parë për "Gazeta Shqiptare", thuhej se gruaja është përdhunuar para se të

vritej. Për krimin tronditës janë arrestuar tre të rinj, dy 16- vjeçarë, njëri prej të cilëve është nipi i burrit të viktimës, dhe një 26- vjeçar, të tre të lënë në burg nga gjykata. Është pikërisht dëshmia e 16vjeçarit Sindi Shehaj që zbulon këtë fakt tronditës duke akuzuar për përdhunimi­n e gruas 26- vjeçarin Ervis Zotaj, ndërsa nipi i burrit të viktimës Luis Saliaj kishte debatuar me të ndjerën për çmimin e hashashit. Sipas dosjes, "nga shpjegimet e personit nën hetim Sindi Shehaj, i pyetur në prani të psikologes rezulton se, është banor i fshatit Çërrilë, Mallakastë­r. Sqaron se, i njeh personat nën hetim Ervis Zotaj e Luis Saliaj, e se ata i ka shokë". Nga ana tjetër, Ervis Zotaj, i cili akuzohet nga një prej të rinjve se ka përdhunuar viktimën, ka mohuar kategoriki­sht që të ketë lidhje me ngjarjen. Në dosjen hetimore thuhet se Zotaj ka pohuar se e njihte 51- vjeçaren, por se nuk kishte lidhje me vrasjen e saj.

 ??  ?? Nëna e 16- vjeçarit Luis Saliaj, Mimoza Saliaj, duke folur për “GSH”
Nëna e 16- vjeçarit Luis Saliaj, Mimoza Saliaj, duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania