Gazeta Shqiptare

I vranë motrën prostitutë në Francë, vëllai i burgosur tenton për herë të dytë vetëvrasje­n

32- vjeçari i dënuar për vrasje: Brunilda ishte e vetmja që ndihmonte familjen Nuk u lejua të shkonte në varrimin e viktimës, Shpëtim Kovaçi pi sasi të konsiderue­shme detergjent­i

-

Shpëtim Kovaçi, vëllai i Brunilda Sadushi ( Kovaçit), prostitutë­s shqiptare që u gjet e masakruar në pyllin francez, ka tentuar sërish vetëvrasje­n brenda ambienteve të Burgut të Beratit, ku është duke vuajtur dënimin. Shpëtim Kovaçi ka pirë një sasi të konsiderue­shme "detergjent­i" dhe, pasi është pikasur nga rojet e shërbimit në dhomën e tij, është transportu­ar në gjendje të rëndë drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit. Mjekët e këtij spitali kanë deklaruar se i burgosuri Kovaçi ka mbërritur në kohë dhe, pas një lavash stomaku dhe medikament­eve të marra, është jashtë rrezikut për jetën. Burime të besueshme brenda burgut të Beratit konfirmuan dje për "News 24" dhe "Gazeta Shqiptare" se Shpëtim Kovaçi ka rënë në një gjendje depresioni të thellë, pasi mësoi për vdekjen e motrës së tij, 37- vjeçares Brunilda Sadushi ( Kovaçi), që u gjet e vrarë dhe e djegur në një pyll në Francë, ditën e Krishtlind­jeve. Sipas të njëjtave burime, Kovaçi ka deklaruar pas vdekjes së motrës se ajo ishte e vetmja në familje që kujdesej për të gjithë dhe që dërgonte lekë për t'u ushqyer. I burgosuri Shpëtim Kovaçi ka tentuar vetëvrasje­n brenda ambienteve të Burgut të Beratit edhe disa ditë më parë, më 11 janar, duke prerë damarët e qafës me briskun e rrojës, në shenjë revolte se nuk u lejua të merrte pjesë atë ditë në funeralin e së motrës, Brunildës. Ky nuk është rasti i parë kur të burgosurit në Burgun e Beratit tentojnë vetëvrasje­n me mënyra nga më të ndryshmet.

Ngjarjet janë mësuar në të gjitha rastet nga burimet brenda burgut, pasi vetë drejtuesit e këtij institucio­ni janë përpjekur t'i mbajnë gjithmonë të fshehta ngjarjet e tilla, që kanë përfunduar në disa raste edhe me vdekje. 32- vjeçari Shpëtim Kovaçi është dënuar për "vrasje", 8- vite më parë.

NËNA E VIKTIMËS

Disa ditë pas vrasjes, ka mbërritur pranë familjes në Berat, trupi i pajetë i 37vjeçares Brunilda Sadushit ( Kovaçi), e cila u gjet e masakruar në një pyll të Francës. Pasi iu dha lamtumira në shtëpinë e nënës së saj, në orën 14: 00 trupi i pajetë i 37- vjeçares u përcoll për në banesën e fundit. Nëna e vajzës, Fatime Kovaçi dhe familjarët e saj kanë deklaruar se, nuk i ndihmoi askush për sjelljen

e trupit të pajetë të vajzës nga Franca në Shqipëri. Ata pohuan se janë kredhur në borxhe për marrjen e trupit të Brunildës, ndërkohë që djalin e saj 3- vjeçar, Leonardon, nuk kanë mundur dot ta marrin në Shqipëri sepse nuk i ka lejuar shteti francez, për shkak të mungesës së dokumentac­ionit të plotë. Fatimeja, mes lotësh, kërkoi nga shteti edhe ardhjen e 2 djemve që ka në burg për të marrë pjesë në funeralin e motrës së tyre

VRASJA NË FRANCË

Ishte data 25 dhjetor e vitit që shkoi, kur nëna e një djali 3 vjeç u gjet e vrarë në një park në Mougins të Francës. Trupi i gruas shqiptare u gjet pjesërisht i djegur dhe i zhveshur. Një ditë më pas shteti francez deklaroi se vajza ishte punëtore seksi dhe ishte nga qyteti i Beratit, ndërsa autori, një klient, ka pranuar krimin.

të vetme, për të cilët bëri edhe kërkesë pranë IEPV- së Berat, por askush nuk ia solli. Ishte pikërisht data 25 dhjetor kur nëna e një djali 3 vjeç, u gjet e vrarë në një park në Mougins të Francës. Trupi i gruas shqiptare u gjet pjesërisht i djegur dhe i zhveshur. Një ditë më pas shteti francez deklaroi se vajza ishte punëtore seksi dhe ishte nga qyteti i Beratit, ndërsa autori, një klient, ka pranuar krimin.

 ??  ?? Viktima Brunilda Sadushi Kovaçi
Viktima Brunilda Sadushi Kovaçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania