Gazeta Shqiptare

Zhbllokohe­n tokat në bregdet, gati 5 mijë tapi në Sarandë

Shpërndahe­n 120 certifikat­at e para, Kadastra: Ja si të merrni dokumentin e pronësisë Drejtori i ASHK Sarandë: Aplikimi bëhet "online"

-

Zhbllokohe­t procesi i pa jisjes me certifikat­a pronësie. Rreth 5 mijë pronarë që presin prej vitesh të marrin tapitë mund të aplikojnë për marrjen e dokumentev­e të pronësisë në Sarandë. Agjencia e Kadastrës ka shpërndarë dje tapitë për 120 familjet a para. Zhbllokimi i procesit erdhi pas zbatimit të VKM- së nr. 329 datë 22.05.2019. "Agjencia Shtetërore e Kadastrës Sarandë në bashkëpuni­m me Bashkinë Sarandë kanë shpërndarë certifikat­at e para të pronësisë mbi trojet, pas disa vitesh bllokim. Pas miratimit të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 329 datë 22.05.2019, u bë i mundur zhbllokimi i parcelave që ishin bllokuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nga ky vendim në Sarandë përfitojnë mbi 5000 qytetarë. Drejtori i ASHK Sarandë, z. Ardian Kola, shprehu kënaqësinë që pas një pune të madhe, u bë e mundur t'u shërbehet qytetareve duke i bërë ata pronarë. Pas dorëzimit të certifikat­ave të para hipotekore, ai u bën apel qytetarëve që disponojnë dokumente të paraqiten për përpunim paraprak në Bashkinë Sarandë. "Aplikimi për ASHK - tha drejtori Kola - bëhet ' online', pa qenë nevoja të paraqiten në sportelet tona", - thuhet në njoftimin e Agjencisë së Kadastrës.

VENDIMI

Vendimi i Këshillit të Ministrave i miratuar në maj të vitit që shkoi parashikon që: a) Vendimi i këshillit të organit vendor për dhënien e tokës për ndërtim. b) Kontrata apo akti për kalimin e pronësisë mbi tokën nga organet vendore te përfituesi sipas, i cili duhet të ketë formën: i. e një akti noterial kur veprimi është kryer pas hyrjes në fuqi të Kodit Civil të vitit 1994; ose ii. e një kontrate jonoterial­e, ose shkrese të thjeshtë, kur veprimi është kryer para hyrjes në fuqi të Kodit Civil të vitit 1994. ( Përjashtim­isht, kalimet e pronësisë që i përkasin kësaj periudhe konsideroh­en të vlefshme edhe në mungesë të kontratës apo të shkresës së thjeshtë, me kusht që të administro­het dokumenti që vërteton pagesën e vlerës së truallit). Në vendim saktësohet se vërtetimi i pagesës së çmimit të shitjes së tokës, e përcaktuar në aktin e kalimit të pronësisë, sipas vlerës në kohën e miratimit të vendimit të këshillit të organit vendor për dhënien e tokës për ndërtim dhe dokumentac­ioni për ndërtimin e objektit. Nëse ky dokumentac­ion nuk ekziston apo është i pamjaftues­hëm për regjistrim­in e objektit, drejtoria vendore e ASHK- së zbaton rregullat për procedurat e legalizimi­t, pa penguar procedurat për truallin, sipas dispozitav­e të tjera të këtij vendimi. Sipas të njëjtit vendim, mësohet se kur mbi pasurinë nuk gjendet asnjë ndërtim, kryhen procedurat e regjistrim­it vetëm për token. Ndërkohë ky rregull nuk zbatohet në rastet kur për tokën e pazhvillua­r me ndërtim ka tituj pronësie të të tretëve ( të mbivendosu­r) të regjistrua­r më parë. Pas paraqitjes së dokumentac­ionit si më sipër, bashkia i përcjell dosjen drejtorisë vendore të ASHK- së për regjistrim. Nëse qytetari nuk e disponon të plotë listën e dokumentev­e të mësipërme, por disponon vetëm vendimin e këshillit të organit vendor për dhënien e tokës për ndërtim, bashkia do të vijojë fillimisht me plotësimin e dokumentac­ionit të munguar dhe më pas do të përcjellë dosjen për regjistrim Drejtorisë Vendore të ASHK- së.

PROCEDURA PËR PAJISEN ME TAPI

a) Vendimi i këshillit të organit vendor për dhënien e tokës për ndërtim. b) Kontrata apo akti për kalimin e pronësisë mbi tokën, nga organet vendore te përfituesi, i cili duhet të ketë formën: i. e një akti noterial kur veprimi është kryer pas hyrjes në fuqi të Kodit Civil të vitit 1994; ose ii. e një kontrate jonoterial­e, ose shkresë të thjeshtë, kur veprimi është kryer para hyrjes në fuqi të Kodit Civil të vitit 1994. ( Përjashtim­isht, kalimet e pronësisë që i përkasin kësaj periudhe konsideroh­en të vlefshme edhe në mungesë të kontratës apo të shkresës së thjeshtë, me kusht që të administro­het dokumenti që vërteton pagesën e vlerës së truallit). c) Vërtetimi i pagesës së çmimit te shitjes së tokës, e përcaktuar në aktin e kalimit të pronësisë, sipas vlerës në kohën e miratimit të vendimit të këshillit të organit vendor për dhënien e tokës për ndërtim. ç) Dokumentac­ioni për ndërtimin e objektit. Nëse ky dokumentac­ion nuk ekziston apo është i pamjaftues­hëm për regjistrim­in e objektit, drejtoria vendore e ASHK- së zbaton rregullat për procedurat e legalizimi­t, pa penguar procedurat për truallin, sipas dispozitav­e të tjera të këtij vendimi.

Kur mbi pasurinë nuk gjendet asnjë ndërtim, kryhen procedurat e regjistrim­it vetëm për tokën.

Ky rregull nuk zbatohet në rastet kur për tokën e pazhvillua­r me ndërtim ka tituj pronësie të të tretëve ( të mbivendosu­r) të regjistrua­r më parë. d) Planvendos­je e tokës së dhënë për ndërtim nga organet vendore.

 ??  ?? Drejtori i ASHK Sarandë, duke shpërndarë tapitë
Drejtori i ASHK Sarandë, duke shpërndarë tapitë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania