Gazeta Shqiptare

Humbën shtëpitë nga tërmeti/ Sa m2 banesë përfiton çdo i dëmtuar

Banesat private, familjet me dy anëtarë deri në 70 m2

- Ornela Manjani

Personat që kanë hum bur shtëpitë nga tërmeti i 26 nëntor të vitit të shkuar do të marrin shtëpi të re. Sipërfaqja e banesës që do të ndërtohet do të jetë në bazë të anëtarëve të familjes. Një familje deri në 2 anëtarë përfiton një strukturë apartament­i 1+ 1 me sipërfaqe 45- 60 m2. Për familje 2- 4 anëtarë apartament 2+ 1 me sipërfaqe 75 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë 3+ 1 me sipërfaqe 90- 100 m2. Ndërsa familjet që kanë jetuar në shpi private dhe ato janë të pa pabanueshm­e nga tërmeti do të marrin deri në 2 anëtarë 60 m2 deri në 70 m2, nga 2 deri në 4 anëtarë 70 m2 deri në 80 m2 dhe për familjet me më se 5 anëtar jo më pak se 90 m2. Kriteret janë përcaktuar nga Këshilli i Ministrave dhe janë botuar sot në Fletoren Zyrtare. Bashkë me vendimin janë edhe formularët që duhet të plotësojnë personat që janë pa strehë për të përfituar nga programi i rindërtimi­t.

VENDIMI

Vendimi përcakton se familjet, që kanë humbur banesat si pasojë e shembjeve të ndërtesave ( pallateve), përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i rindërtimi­t të godinave në të njëjtin truall ose programi i fondit të banesave. "Struktura e njësisë së banimit ( apartament), që i kalohet në pronësi përfituesv­e në ndërtesat e reja, llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Strukturë njësie në kuptim të kësaj pike është sipërfaqja e shkelshme e banesës në numër dhomash, kuzhinë, korridor, banjë e ambiente ndihmëse". Personat që jetonin në pallate do të përfitojnë për një familje deri në 2 anëtarë përfiton një strukturë apartament­i 1+ 1 me sipërfaqe 45- 60 m2. Për familje 2- 4 anëtarë apartament 2+ 1 me sipërfaqe 75 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë 3+ 1 me sipërfaqe 90100 m2. Për shtëpitë individual­e një familje deri në 2 anëtarë përfiton një sipërfaqe 60- 70 m2. Për familje 2- 4 anëtarë apartament 2+ 1 me sipërfaqe 70 deri 80 m2 kurse për familje mbi 5 anëtarë jo më pak se 90 m2. Vendimi përcakton se familjet në qytet, që kanë humbur shtëpitë individual­e si pasojë e shembjes, përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i garantëve të rindërtimi­t ose programi i fondit të banesave. "a) Sipërfaqja e banesës që i kalohet në pronësi përfituesv­e, në ndërtesat e realizuara në kuadër të programit të zhvillimit të zonave të reja ose në banesat e programit të fondit të banesave, llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Përfituesi­t ruajnë të drejtën e pronësisë për truallin e shtëpisë individual­e, përveç rastit kur për nevoja të zhvillimit të programeve të rindërtimi­t prona truall shpronësoh­et ose kompensohe­t sipas parashikim­eve të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, "Për përballimi­n e pasojave të fatkeqësis­ë natyrore.

ZONA

Një tjetër rast është ai kur zona e re për zhvillim do

të realizohet me shtëpi banimi individual­e, familjet përfitojnë në pronësi shtëpi individual­e banimi me sipërfaqe ndërtimi që llogariten sipas tabelës B, që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. "Në këto raste, përfituesi­t ruajnë të drejtën e pronësisë për sipërfaqen e truallit që rezulton si diferencë e truallit të shtëpisë individual­e të shembur me truallin e shtëpisë individual­e banimi të re që përfitojnë, nëse ka, përveç rastit kur, për nevoja të zhvillimit të programeve të rindërtimi­t, kjo sipërfaqe

trualli shpronësoh­et ose kompensohe­t sipas parashikim­eve të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, "Për përballimi­n e pasojave të fatkeqësis­ë natyrore". Në kontratën përkatëse të kalimit të pronësisë për shtëpinë individual­e të re sipas kësaj pike, parashikoh­et dhe heqja dorë e përfituesi­t nga e drejta e pronësisë në favor të shtetit prej sipërfaqes së truallit të shtëpisë individual­e të shembur, e barabartë me truallin e shtëpisë së re individual­e",- thuhet në vendim.

 ??  ??
 ??  ?? Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës
Dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit në Durrës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania