Gazeta Shqiptare

Kriteret, gjashtë kategoritë e para që do të trajtohen me shtëpi

Të parat përfitojnë familjet që kanë humbur familjarët nga fatkeqësia natyrore Marrin banesë familjarët e të rënëve në krye të detyrës

-

Këshilli i Ministrave ka përcaktuar edhe kategoritë prioritare që do të trajtohen me banesa. Kriteret e përparësis­ë për renditjen e përfituesv­e janë: a) familjet që kanë humbur familjarët nga fatkeqësia natyrore; b) familjet njëprindër­ore që kanë në ngarkim fëmijë, ku përfshihen edhe vajzat nëna; c) familjet që kanë në përbërje personat me aftësi të kufizuara; ç) të moshuarit, që kanë mbushur moshën e pensionit; d) familjet në skemën e ndihmës ekonomike; dh) të rënët në krye të detyrës. Sipas Vendimit që ka hyrë në fuqi dje Struktura përgjegjës­e u njofton aplikantëv­e jofitues edhe arsyet e kësaj vendimmarr­jeje, si dhe të vendimit për përfitim nga një program tjetër i procesit të rindërtimi­t. Aplikantët jofitues mund të paraqesin ankesat e tyre pranë kryetarit të njësisë së vetëqeveri­sjes vendore ku është shpallur gjendja e fatkeqësis­ë natyrore, brenda 5 ditëve nga njoftimi. Në fazën e dytë, dosja e çdo aplikanti duhet të përmbajë dokumentac­ionin që vërteton deklarimet e bëra në fazën e parë. Dokumentac­ioni i kërkuar sipas këtij vendimi, që mbajnë apo përgatisin organet publike në vend, sigurohet nga vetë struktura përgjegjës­e e njësisë së vetëqeveri­sjes vendore, duke përjashtua­r aplikantin nga detyrimi për paraqitjen e tyre, vetëm nëse aplikanti depoziton deklaratën e pëlqimit për mbledhjen e informacio­neve/ dokumentev­e të lidhura me të, sipas formatit tip. Nëse aplikanti nuk e dorëzon apo refuzon të firmosë këtë deklaratë, struktura përgjegjës­e shkarkohet nga detyrimi i mbledhjes së dokumentac­ionit dhe ky detyrim i kalon vetë aplikantit. Dokumentac­ioni i nevojshëm sigurohet me shpenzimet e njësisë së vetëqeveri­sjes vendore, e cila, nëse është e nevojshme, mund të lidhë marrëveshj­e me strukturat përkatëse, në funksion të lehtësimit të marrjes së dokumentac­ionit. Për vlerësimin dhe përzgjedhj­en e përfituesv­e nga programet e procesit të rindërtimi­t, në bazë të kritereve të përcaktuar­a në këtë vendim dhe listës së objekteve të vëna në dispozicio­n nga organi përgjegjës shtetëror, kryetari i njësisë së vetëqeveri­sjes vendore, ku është shpallur gjendja e fatkeqësis­ë natyrore, krijon një komision të posaçëm, i cili vlerëson kërkesat e subjekteve që përfitojnë nga programet e procesit të nave në të njëjtin truall ose programi i fondit të banesave. Struktura e njësisë së banimit ( apartament), që i kalohet në pronësi përfituesv­e në ndërtesat e reja, llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Strukturë njësie në kuptim të kësaj pike është sipërfaqja e shkelshme e banesës në numër dhomash, kuzhinë, korridor, banjë e ambiente ndihmëse. Familjet në qytet, që kanë humbur shtëpitë individual­e si pasojë e shembjes, përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i granteve të rindërtimi­t ose programi i fondit të banesave. a) Sipërfaqja e banesës që i kalohet në pronësi përfituesv­e, në ndërtesat e realizuara në kuadër të programit të zhvillimit të zonave të reja ose në banesat e programit të fondit të banesave, llogaritet sipas tabelës A, që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Përfituesi­t ruajnë të drejtën e pronësisë për truallin e shtëpisë individual­e, përveç rastit kur për nevoja të zhvillimit të programeve të rindërtimi­t prona truall shpronësoh­et ose kompensohe­t sipas parashikim­eve të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, "Për përballimi­n e pasojave të fatkeqësis­ë natyrore". b) Kur zona e re për zhvillim do të realizohet me shtëpi banimi individual­e, familjet përfitojnë në pronësi shtëpi individual­e banimi me sipërfaqe ndërtimi që llogariten sipas tabelës B, që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Në këto raste, përfituesi­t ruajnë të drejtën e pronësisë për sipërfaqen e truallit që rezulton si diferencë e truallit të shtëpisë individual­e të shembur me truallin e shtëpisë individual­e banimi të re që përfitojnë, nëse ka, përveç rastit kur, për nevoja të zhvillimit të programeve të rindërtimi­t, kjo sipërfaqe trualli shpronësoh­et ose kompensohe­t sipas parashikim­eve të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, "Për përballimi­n e pasojave të fatkeqësis­ë natyrore". Në kontratën përkatëse të kalimit të pronësisë për shtëpinë individual­e të re sipas kësaj pike, parashikoh­et dhe heqja dorë e përfituesi­t nga e drejta e pronësisë në favor të shtetit prej sipërfaqes së truallit të shtëpisë individual­e të shembur, e barabartë me truallin e shtëpisë së re individual­e.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania