Gazeta Shqiptare

Kontrata për kalimin e pronësisë mbi shtëpinë

Familjet në fshat, ja çfarë përfitojnë

-

Këshilli

i Ministrave a miratuar edhe kontratën për kalimin e banesave apo shtëpive individual­e në pronësi të përfituesv­e duhet të përmbajë të paktën parashikim­et e modelit tip, që i bashkëlidh­et këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Kontrata duhet të shoqërohet me deklaratën noteriale të heqjes dorë nga subjektet përfituese nga çdo pretendim mbi të drejtat e pronësisë për banesën apo shtëpinë individual­e të mëparshme, përveç rasteve kur parashikoh­et ndryshe në këtë vendim ose në aktin normativ nr. 9, datë 16.12.2019. Familjet në fshat, që kanë humbur shtëpitë individual­e jashtë ose brenda zonës së urbanizuar të territorit rural, si pasojë e shembjes, do të përfitojnë nga programi i zhvillimit të zonave të reja ose programi i granteve të rindërtimi­t. Kjo përcaktohe­t në vendimin e posaçëm për përfituesi­t nga programi i r i n d ë r t i m i t . Familjet që kanë dëmtime në banesa ose shtëpi individual­e nga fatkeqësia natyrore, të cilat nuk kanë nevojë të rindërtohe­n nga e para, trajtohen me grante rikonstruk­sioni. Referuar vendimit, shoqëritë tregtare, të vogla e të mesme, vendet e kryerjes së aktiviteti­t të të cilave janë dëmtuar dhe/ ose zhvendosur për shkak të fatkeqësis­ë natyrore, vërtetuar me dokumente zyrtare, me qëllim rikonstruk­sionin e shpejtë ose sigurimin e mjediseve të përshtatsh­me për kryerjen e veprimtari­së nga punëmarrës­it përfitojnë mbështetje ekonomike sipas parashikim­eve të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, "Për përballimi­n e pasojave të fatkeqësis­ë natyrore"

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania