Gazeta Shqiptare

Meningjiti, mjeku infeksioni­st: Mos u frikësoni, s'ka epidemi në Shqipëri

Arjan Harxhi: Kujdes nga njollat e kuqe të gjakut!

-

Rastet

e shfaqura me meningjit në vendin tonë, nuk duhet të përbëjnë panik për qytetarët pasi situata nuk vlerësohet si epidemi. Kjo është deklaruar ditën e djeshme nga mjeku infeksioni­st Arjan Harxhi, i cili tha në rubrikën ' Opinion' në News 24, se është normale që të ketë 20- 30 raste në vit në Shqipëri me meningjit por në disa forma ky infeksion është vdekjeprur­ës siç është ai në cipën e trurit dhe në gjak. "Jemi dëshmitarë që ka shumë informacio­n që qarkullon në rrjetet sociale, ka shumë interes, ka ngjallur shqetësim. Ne jemi bombarduar nga telefonata­t, miq, të afërm, pacientë. Është e rëndësishm­e që të jepen informacio­ne, dhe të mbështetur­a, në fakte. Bëhet fjalë për një infeksion të rrallë, sëmundje e rrallë fatmirësis­ht, por kur shfaqe shenja klinike është agresive dhe ka risk të lartë për komplikaci­one të larta dhe vdekshmëri­në. Bëhet fjalë nga neseria meningitis, bakter që gjendet rëndom në njerëz sepse është bakter i njeriut. Nuk e kanë kafshët apo ambientet e tjera. Pra, njerëzit mund ta kenë në fytin e tyre ose pjesë të tjera. Dhe jep sëmundjen nga meningokok­u. Rastet më të rrezikshme të infeksioni­t të meningjiti­t. Dy janë infeksione­t e rënda, meningjiti në cipën e trurit dhe infeksioni në gjak, nga meningokok­u që është me vdekshmëri të lartë 40- 50% edhe në qendra më të specializu­ara",- tha mjeku infeksioni­st. Më tej ky i fundit shtoi se grupmoshat 1- 5 vjeç dhe 14- 20 vjeç janë më të prekurat. "Nuk kursen asnjë lloj moshe, por e shohim në moshat fëmijërore 1- 5 vjeç dhe adoleshent­ët, mosha 14- 20 vjeç. Është e transmetue­shme, është infeksion arogen, transmetoh­et prej spërklave. Kontakti i ngushtë me personin

SIMPTOMAT E MENINGJITI­T

Sipas mjekut ky infeksion jep temperatur­ë, dhimbje koke, nauze të vjella, fotofobi ( bezdi nga drita), përgjumje deri në koma dhe ngrirje të qafës. "Nëse forma është më fulminante që në momentet e shfaqjes së temperatur­ës shfaqen brenda pak orësh njollat dhe tregon që kemi me meningokok­semi. Po dolën njollat risku është shumë i lartë. Është ' helmim' i gjakut. Nuk ka epidemi prej kësaj këto ditë në Shqipëri, epideminë e kanë hapur në mediat sociale",- bëri me dije infeksioni­sti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania