Gazeta Shqiptare

Klosi: Industria e turizmit, kontribut unik për tërmetin

-

Ministria

e Turizmit dhe Mjedisit zhvilloi dje Samitin Ndërkombët­ar të Turizmit "Për Solidarite­t dhe Qëndrueshm­ëri", ku morën pjesë ministrat e Turizmit të Italisë, Kroacisë dhe vendeve të tjera të rajonit, ambasadorë­t e vendeve tona, operatorë turistikë të këtyre vendeve dhe vendit tonë. Ky Samit u zhvillua për të prezantuar solidarite­tin e treguar nga hotelierët shqiptarë, të cilët hapën dyert për të dëmtuarit nga tërmeti më 26 nëntor, por dhe për të treguar, se Shqipëria dhe rajoni i Durrësit, duhet të jetë një destinacio­n i qëndrueshë­m turistik. "Në orët e para pas tërmetit në peshën e nevojës urgjente për sistemimin e mijëra njerëzve, vetëm në pak kohë industria e turizmit, ata hapën dyert për të dhënë një kontribut unik të pandodhur kurrkund në botë dhe që ne duam ta ndajmë sot me ju", tha ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Industria e Turizmit pranoi të shërbente si një mekanizëm shumë i rëndësishë­m në menaxhimin e krizave humanitare. Në këtë kauz solidarite­ti u bashkuan dhe shtetet fqinje dhe jo vetëm, organizma ndërkombët­ar dhe humanitarë. "Me rritjen dyshifrore me 3 milion turist e kemi gjetur në 2013, 5.6 milion ishin në 2018, 6.5 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë në 2019 dhe me stimën e qartë për të shkuar në 10 milionë turistë në vijat e para të dekadës së re. Ne jemi këtu për t'u bërë së bashku me kolegët tanë politika të caktuara për të mbështetur këtë ekonomi e për të përshëndet­ur atë punë të madhe që kanë bërë hotelierët dhe komuniteti i biznesit privat kudo në vendin tonë. Falë vizitonit dhe mbështetje­s me politika qeverisëse Kryeminist­ri Rama Shqipëria tashmë është e orientuar qartë dhe mirë drejt zhvillimit të turizmit, me qëllim të qartë të rritjes jo vetëm të numrave hyrës në kufi, por mbi të gjitha të zhvillimit të destinacio­nit të qëndrueshë­m turistik European",- tha Klosi. Samitin e përshëndet­i dhe Drejtori Ekzekutiv i Organizatë­s Ndërkombët­are të Turizmit, Mr. Zhu Shanzhong.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania