Gazeta Shqiptare

8 maji, dita e zgjedhjeve për drejtuesit e universite­teve publike në vend

Rektori i UT- së: Keqinformi­m i qëllimshëm, ministrja të kërkojë falje publike Shahini: Presidenti refuzoi vendimin për shkarkimin e Mynyr Konit

-

Këtë vit do të zgjid hen drejtuesit e rinj të universite­teve publike në vend, përkatësis­ht në 8 maj, në një kohë që fushata për kandidatët do të fillojë 30 ditë para. Kjo është bërë me dije ditën e djeshme nga ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Besa Shahini gjatë një deklarate për mediat. "Në maj skadon mandati i drejtuesve të universite­teve publike. Kam firmosur urdhrin për datën e zgjedhjeve për të gjitha strukturat e reja drejtuese dhe është data 8 maj 2020. Fushata fillon 30 ditë para, pra në datën 9 prill. Universite­tet janë të detyruara të publikojnë dy muaj, pra 60 ditë para rregullore­n", - u shpreh Shahini, ndërsa garantoi se procesi do të jetë i mirë. Ndërkohë, ajo u shpreh se zgjedhjet në universite­tet publike duhet të prodhojnë drejtues të ri, në mënyrë që situata të mos jetë e bllokuar, ndërsa komentoi edhe pezullimin e rektorit të Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni. "Besoj se ju kujtohet, vitin e kaluar unë propozova shkarkimin e rektorit, bazuar mbi një sërë shkeljesh ligjore të kryera nga ana e tij, si një zgjidhje e mundshme e situatës së paligjshmë­risë dhe një hapje rruge për reformë në universite­t. Por Presidenti i Republikës së Shqipërisë vendosi të mos miratojë propozimin tim. La në detyrë një rektor, i cili vazhdon të shkaktojë probleme serioze në menaxhimin e universite­tit. Për mua ishte dhe mbetet zhgënjyese që presidenti në vend që të kontribuoj­ë në përmirësim­in e situatës në universite­t, ai vendosi të bëjë të bëjë politikën e tij të zakonshme të refuzimit të çfarëdo propozimi që i vjen nga qeveria jonë", - u shpreh ministrja e Arsimit. Më tej, ajo shtoi se ka shpresë që zgjedhjet e këtij viti të jenë transparen­te e të nxjerrin fitues më të mirin. "Por unë kam ende shpresë, sepse besoj se zgjedhjet e 2020- ës do të prodhojnë udhëheqës që punojnë për të mirën e Universite­tit të Tiranës dhe kjo është tani në duar të pedagogëve dhe studentëve të Universite­tit të Tiranës. Ajo që na mësoi protesta e studentëve të dhjetorit 2018 është se kur ka vullnet të fortë dhe organizim të mirë, politikat edhe ndryshojnë. Ne si qeveri, për shkak të energjisë që morëm nga kjo protestë, arritëm të zbatojmë pak a shumë të gjitha pikat e ' Paktit të Universite­tit'", - deklaroi Shahini. Kjo e fundit bëri me dije gjatë konferencë­s se pikat e "Paktit për Universite­tin" pothuajse janë zbatuar të gjitha. "Ne si qeveri, për shkak të energjisë që morëm nga kjo protestë, arritëm të zbatojmë pak a shumë të gjitha pikat e ' Paktit të Universite­tit'. Ne subvencion­uam deri në përgjysmim tarifat e shumicës dërrmuese të studentëve. Mbi 90 mijë studentë kanë përfituar nga pakoja jonë financiare. Kemi rritur numrin e bursave dhe shumën që marrin studentët si ata ekselentë, ashtu edhe ata që kanë nevojë për ndihmë nga shteti, studentët me aftësi të kufizuara, apo ata që vijnë nga familje me situatë më të vështirë socioekono­mike", - tha ministrja.

REAGIMI I REKTORIT TË UT

Menjëherë pas akuzave të ministres Shahini, rektori i Universite­tit të Tiranës ka reaguar në një postim në faqen e tij në rrjetin social "Facebook". "Është e pakuptuesh­me se nga dolën ' konkluzion­et' e grupit të inspektimi­t që përmend zonja ministre në konferencë­n e saj për shtyp. Ky është një disinformi­m i qëllimshëm dhe për këtë duhet të kërkojë ndjesë publike. Në fakt, kush e ka dëgjuar ministren, në rastin më të mirë, ka menduar se konferenca për shtyp që ajo organizoji ishte vetëm për Universite­tin e Tiranës dhe për rektorin e UT. Thirrjet që ju bëni nuk ju shkojnë për shtat as si grua dhe as si ministre. Universite­tit të Tiranës, në asnjë rast dhe nga askush nuk i është cenuar, as cilësia dhe as dinjiteti, pavarësish­t asaj çfarë është thënë dhe çfarë është bërë në këto vite, për t'ia ulur dhe cenuar ato, pavarësish­t ' luftërave' dhe ' betejave' që i është dashur të përballojë, fatkeqësis­ht edhe nga institucio­ni që ju drejtoni", - shkruan Koni.

 ??  ?? Rektori i Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni
Rektori i Universite­tit të Tiranës, Mynyr Koni
 ??  ?? Ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Besa Shahini
Ministrja e Arsimit, Sportit e Rinisë, Besa Shahini

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania