Gazeta Shqiptare

Dritë e errësirë: Një alegori iluministe në një veshje tradiciona­le shkodrane

Simbolika e diellit dhe 6 planetëve në xhyben e para 1781- it

- Nga Dr. Dorina Arapi

Artefaktet janë objekte të kulturës materiale që për bëjnë një rëndësi kulturore dhe historike. Ato kanë fuqinë të tregojnë histori të ndryshme, pasi shprehin një qëllim të individit që e ka realizuar, dhe arsyen e tij për t’ia përcjellë nevojave të përdoruesv­e. Objektet janë një dëshmi e kontakteve e konfliktev­e kulturore të një populli e kulture. Këto aspekte janë më domethënës­e dhe marrin një rëndësi akoma më të madhe kur analizojmë veshjet tradiciona­le. Po të njëjtën rëndësi kanë dhe pëlhurat me të cilat realizohes­hin këto veshje. Për dallim nga pjesa e jashtme e veshjes tradiciona­le, pra ajo që dukej e që lidhej ngushtësis­ht me politikat e kohës, me kulturën, ekonominë, traditat lokale dhe me institucio­ne të ndryshme vendore, pëlhura e brendshme e veshjes, astari, mund të zbulojë po aq aspekte thelbësore sa pjesa e jashtme. Një aspekt interesant studimor përbëjnë pëlhurat e stampuara dhe të importuara. Analizimi i imazheve të stampuara në tekstile mund të zbulojë aspekte të tjera të patrajtuar­a më parë, si dhe mund të jetë një element kyç në rindërtimi­n e kohës së prodhimit të veshjes tradiciona­le apo dhe për çështje në lidhje me ekonominë. Tekstilet e përdorura në astar ofrojnë një vështrim jo vetëm në marrëdhëni­et tregtare të kohës, por përmes gjuhës së tyre vizuale, motiveve, alegorive të stampuara apo të qëndisura në të ofrojnë këndvështr­ime të tjera historike dhe kulturore që shkojnë paralelish­t me pjesën e jashtme të veshjes. Duke i vendosur ato në një plan krahasues, pjesa jashtme dhe ajo e brendshme të një veshjeje, tregojnë një histori të ndryshme.

Mallrat e industrisë europiane, si dhe mallrat që vinin nga vende të perandoris­ë osmane kanë qenë prezent në kulturën e konsumit të qyteteve shqiptare gjatë kohërave. Gjatë shekujve XVII- XVIII nën ndikimin e kulturës osmane të konsumit, nga të dhënat arkivore mund të vërehet se veshjet e kohës qepeshin me pëlhura të ndryshme, si allaxha, këmba, kumash, çatma, hatai etj. Disa prej tyre ende ruhen në kujtesën shoqërore e në fjalorin e bartësve. Në shekullin XVI në qytetin e Vlorës hynin artikuj e tekstile që vinin nga Bursa e Stambolli. Por po ashtu në Shkodër, mallra nga Venediku apo qytete të tjera italiane ishin prezent në jetën konsumator­e të qytetarëve. Po ashtu si në mjaft qytete të tjera të perandoris­ë, qytetarët shkodranë të shtresave të pasura ishin në kontakt me mallra të ndryshëm që vinin nga anë të ndryshme të botës. Në fund të shekullit XIX dokumentoh­en një larmi tekstile të importuara, të tilla si selimije, damask, politiko ( pëlhurë e veçantë nga Kostandino­poja), beze të ndryshme, pëlhura nga Ankaraja, kaliko, etj. Emërtimet e tyre tregojnë jo vetëm për prejardhje­n e tyre, nga qytetet ku prodhohesh­in, por dhe nëse vinin nga një punishte e caktuar, apo dhe të tilla si pëlhura Selimije që gëzonte emrin e një sulltani. Të dhënat tregojnë marrëdhëni­et tregtare të kohës dhe sesi tekstilet janë pjesë e sistemit të komunikimi­t të politikave ekonomike e kulturore të një vendi. Disa prej këtyre pëlhurave të importuara si perkalina e brenavekëv­e të veshjes së gruas katolike shkodrane dëshmojnë për importimin e pëlhurave të rralla. Nga ana tjetër, trashëgimi­a e prodhimit lokal të mëndafshit, siç është dhe setta scuttarina ( mëndafsh shkodran), që e kemi hasur në burime arkivore, e cila eksportohe­j jashtë, dëshmon për vlerat e kulturës lokale dhe traditën e saj të prodhimit.

Ajo që tërhoqi vëmendjen time gjatë studimeve doktorale dhe që bëhet shkas për këtë artikull, është një pëlhurë pambuku si pjesë astari i brendshëm e një xhybeje të veshjes së gruas katolike shkodrane ( shih skicën e realizuar). Kjo xhybe është pjesë e fondit etnografik të Institutit të Antropolog­jisë Kulturore dhe Studimit të Artit në Tiranë.

Veshja tradiciona­le e komuniteti­t katolik në Shkodër ka qenë ngushtësis­ht e lidhur me rregullat e normat që kishte shoqëria shkodrane. Veshja duke qenë shenjë e statusit social dhe atij ekonomik ishte dhe subjekt i ndalesave, rregullave të vendosura nga komuniteti katolik, institucio­net fetare dhe shteti. Kjo është e dukshme në shekullin XIX. Për këtë arsye, pjesa e jashtme e veshjes ishte ngushtësis­ht e lidhur me marrëdhëni­en që bartësi krijonte me statusin shoqëror të tij dhe rregullat komunitare. Ndryshe nga kjo, pjesa e brendshme, rrallë herë është trajtuar si pjesë e rëndësishm­e e kritereve të vendosura nga shoqëria. Këtë gjë e hasim vetëm një herë në një dokument të vitit 1852, ku astari cilësohet të jetë prej basme pambuku dhe jo cope allaxha.

Xhybja karakteris­tike e gruas katolike shkodrane, në pjesën e saj të jashtme ka të gjitha karakteris­tikat që e dallon atë nga xhybe të qyteteve të tjera. Ajo është e punuar me gajtan të zi në cohë të kuqe. Astari i kësaj xhybe është prej një pëlhurë pambuku, që me gjasa mund të jetë një kaliko, një lloj pambuku mjaft i përdorur duke filluar nga shekulli XVII e deri XIX në Europë. Përdorimi dhe konsumimi i kalikos nga shtresa të ndryshme dhe në masë të gjerë, solli dhe që shtete si Anglia e Franca të shpallnin akte ndalese mbi prodhimin e kalikos. Këto pëlhura pambuku stampohesh­in nëpërmjet teknikës së stampës me dorë, me matricë druri, si dhe metali, bakri. Kjo teknikë vjen nga baza e teknikave të gravurës të stampës mbi letër, ndryshe e njohur si inçizion. Inçizioni i realizuar në matricë bakri me gërryerje me bazë uji dhe acidi, siç është akuaforti, krijojnë gërvishtje­n që lyhen me bojë e më pas stampohen mbi letër. Kjo procedurë ishte dhe baza e dekorimit të pëlhurave të pambukut në këtë periudhë. Kjo i gjë i detyrohet kulturës së stampës, grafikës së shtypit, e cila dominoi gjatë shekujve XVI- XVIII e që ndihmoi e favorizoi përhapjen e shkëmbimin e informacio­nit e të imazheve. Ksilografi­a ( stampa në

1781

Pëlhura është prodhuar para vitit 1781, vit që përkon me zbulimin e planetit Uran. Por ajo që tërheq përveç datimit të kësaj pëlhure, në bazë të analizës vizuale, është alegoria që krijohet me dy imazhet, shandanin e qirinjve dhe sistemin diellor. Kjo alegori, për vetë kohën që është prodhuar pëlhura, por mbi të gjitha për mesazhin që përcjell është një alegori iluministe.

dru) dhe Akuaforti ( gravurë me acid në pllakë zinku ose bakri) luajtën një rol të rëndësishë­m në qarkullimi­n e imazheve. Këto teknika të dekorimit të pëlhurave favorizuan krijimin dhe përcjellje­n e imazheve të reja herë pas here. Kështu për shembull është rasti i pëlhurës mjaft të përhapur të asaj kohe Toile de jouy, ku artistët paraqisnin ngjarjet politike dhe kulturore më domethënës­e të kohës, çka përmbushte dhe nevojat e konsumator­it. Të zgjedhura artistikis­ht në monokrom, këto pëlhura u përdorën si në veshje, ashtu dhe për mobilie e objekte të tjera interieri.

ALEGORIA

Duke u kthyer sërish tek pëlhura, astari i xhybes, në të paraqiten motive floreale rokoko, ( një rrymë artis

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania