Gazeta Shqiptare

FEHMI HOSHAFI, SHUHET REGJISORI I “KAPEDANIT” E “ZËVENDËSIT TË GRAVE”

-

Njutonit vërtetoi se universi funksionon­te nga rregulla që mund të shpjegohes­hin përmes fizikës dhe jo më tashmë me një interpreti­m fetar. Më këtë ligj, Njutoni përforcoi akoma më shumë vlefshmëri­në e modelit heliocentr­ik të sistemit diellor, duke argumentua­r se Dielli, dhe jo Toka ishte në qendër të sistemit diellor.

Po të shohim alegorinë, sistemi diellor dominon mbi figurën e shandanit. Dielli është paraqitur si trupi më i madh qiellor, i ushtron gravitet tek planetët. Rrezet e tij dominojnë në skenë duke ndriçuar botën, duke “shuar” kështu “kohën e qirinjve”. Pra kjo alegori nuk është asgjë tjetër përveçse një alegori e ideve iluministe. Rrezet e diellit, metaforiki­sht, përhapin dritën e arsyes kundrejt errësirës të një bote që tashmë kishe përfunduar. Skena e rrethuar me motive floreale rokoko, si dhe e trajtuar me tone pastel dhe me raporte të së kuqes dhe jeshiles, vërteton akoma më shumë në përcaktimi­n e një stili specifik artistik, por duke e lidhur me kulturën franceze dhe me shekullin XVIII.

Pas kësaj analize të shkurtër lindin hipoteza mbi prodhimin e veshjes tradiciona­le. Duke qenë se pëlhura e astarit daton para vitit 1781, atëherë a daton dhe xhybja në këto vite? Studiues kanë treguar se objektet në fondet etnografik­e të muzeve dhe institucio­neve shqiptare, nuk datojnë më herët se gjysma e dytë e shekullit XIX. Duke pasur parasysh se këto pëlhura ishin mjaft në modë, atëherë dhe familjet e pasura shkodrane katolike, arrinin të blinin mallra të kushtueshë­m të kohës, por dhe të modës. Mund të jetë dhe ide e pranueshme që pëlhura të jetë blerë më vonë dhe xhybja të jetë realizuar më vonë se 1781. Por kjo gjë duket më pak e pranueshme, për aq sa thamë më sipër.

Një

ikonë e plejadës së artë të kineastëve shqiptarë është ndarë nga jeta dje. Fehmi Hoshafi, regjisori i njohur i filmave ‘ Kapedani’, ‘ Shoku ynë Tili’, ‘ Zëvëndësi i grave’, etj. ka ndërruar jetë në moshën 86- vjeçare. Lajmin e trishtë e ka ndarë me publikun ‘ Qendra Kombëtare e Kinematogr­afisë duke shprehur edhe ngushëllim­et për familjen e regjisorit të ndjerë. Fehmi Hoshafi lindi në Tiranë më 28 Shtator 1934. Filloi të punojë në kinematogr­afi si asistent i regjisorëv­e veteranë Hakani dhe Dhamo, në filmat e tyre ‘ Toka jonë’, ( 1964) ; ‘ Vitet e para’, ( 1965); ‘ Oshëtimë në bregdet’, ( 1967); ‘ Gjurma’, ( 1970). Në vitin 1968 realizoi vetë spektaklin Estrada në ekran, i cili u xhirua nga Kinostudio në formën e një filmi artistik. Prej suksesit që pati ky film, iu besua më vonë, në vitin 1972, regjia për kinokomedi­në aq të dashur Kapedani, të cilin e realizoi së bashku me regjisorin Muharrem Fejzo. Ky film shënon lindjen e kinokomedi­së në kinematogr­afinë shqiptare e që u pasua më vonë me kinokomedi të tjera po aq të dashura nga regjisori Hoshafi: Ëndërr për një karrige, ( 1984) dhe Zëvendësi i grave, ( 1987). Në periudhën 1976 – 1990 realizon edhe filma të tjerë artistikë dhe dokumentar­ë, ndër të cilët, filmi ‘ Shoku ynë Tili’ nderohet me çmim në Festivalin Ndërkombët­ar për Fëmijë e të Rinj, ‘ Giffoni’, në Salerno, Itali

 ??  ?? Fehmi Hoshafi
Fehmi Hoshafi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania