Gazeta Shqiptare

SHUHET DAVID LUKA, STUDIUESI QË LA PAS 10 VËLLIME PA BOTUAR

-

tare, e nji përmbledhj­e prej 10 vëllimesh ¯ në dijeninë time ¯ që ka mbetë në proces. Humbja e Tij nuk asht dhimbje vetëm e familjarëv­e, por e kolegëve, miqve dhe e krejt Shqipnisë. E kësaj të fundit ndoshta edhe ma shumë sepse Ai i kushtoi krejt mundin e jetën e tij intelektua­le, në etapa të vështira të Tij historike, sikundërse e ka shprehë sa herash në publikimet e tij”.

Kola shtonte se ndihmesa shkencore e Prof. Lukës “mbulon pjesën ma të madhe të problemati­kave të kësaj fushe ( të gjuhësisë shqipe pra), që kanë rrjedhë e janë kanalizue në ujnat komuniste e neokomunis­te në Shqipni. I ftohtë, skrupuloz e i ashpër në shumicën e argumentev­e a debateve shkencore, që në anën tjetër kanë sjellë edhe paradoksin shqiptar që mund të kishte nji intelektua­l i kalibrit të Tij: me u skajue e lanë në hije”. Modestisht, shtonte Kola, mundem me thanë se kjo ndiesi për Të nuk ka qenë e re, sepse Ai ishte rrâ ( si nji pjesë tjetër) me ‘ internime’ intelektua­le nëpër fshatna të thellë, a gjysë të thellë të Shqipnisë. “Ndërkohë që debatet shkencore e artikujt e Tij, botoheshin aty ky botonin Çabej e tjerë. Shkencëris­ht, gjykoj, se ka ditë në naltësinë e duhun me e ba kalimin e interpreti­meve të çêshtjes ma akute sot për sot: gjuhë standarde vs. gegënishte. Do nuk janë as nuk pajtohen me përfundime­t e Tij, do të tjerë janë neutralë si shumica e gjuhëtarëv­e shqiptarë, e do të tjerë mendojnë se afirmimi i gegënishte­s në veprat e Tij nuk asht ba ma shumë se te asnji gjuhëtar shqiptar”, shprehej mes të tjerash Kola për studiuesin David Luka.

 ??  ?? David Luka
David Luka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania