Gazeta Shqiptare

Merkel, Putin dhe realpoliti­ka

- Nga Dr. Jorgji KOTE

( vijon nga faqja 1)

... mes flakëve të luftës në Ukrainë dhe Siri, Merkel shkonte në Moskë me një "thes" kritikash dhe me sanksione ekonomike, në emër edhe të BE- së dhe paralajmër­ime për shpagim nga NATO. Madje, atë vit ajo nuk pranoi të ishte e pranishme në tribunën e paradës së 70- vjetorit të fitores mbi nazifashiz­min në Moskë. Krejt e kundërta ndodhi të shtunën e kaluar gjatë pesë orëve të bisedimeve dhe konferencë­n e përbashkët për shtyp. Ndoshta për herë të parë në 14 vitet e saj si kancelare, Merkel nuk belbëzoi asnjë kritikë apo rezervë të vetme, qoftë dhe me gjysmë zëri ndaj Putinit; a thua se afera Skripal dhe së fundi vrasja në gusht në Berlin e një ish- agjenti rus nuk kishin ndodhur kurrë. Aq sa të dukej sikur Merkel kishte shkuar për t'u "falur" në Kremlin, vetëm me lutje, përgjërime, lavdërime për rolin rus në Siri, edhe pse në ato çaste raketat ruse bombardoni­n popullsinë civile atje, pa folur fare për "mëkatet", por vetëm për "meritat" e Putinit.

Siç pohojnë shumë ekspertë, faji dhe përgjegjës­ia për këtë gjendje të mjerë të politikës së jashtme gjermane dhe evropiane do kërkuar kryesisht te gjeopoliti­ka e fuqive më të mëdha botërore, te acarimi i vazhdueshë­m i situatave kudo dhe aktualisht në Lindjen e Mesme. Kështu, në Libi trupat e gjeneralit rebel Haftar kanë ndërmarrë sulme të vazhdueshm­e për të rrëzuar qeverinë e ligjshme të mbështetur nga OK- ja dhe Turqia. Në Siri, presidenti Assad nuk do t'ia dijë më për asgjë, sepse ka mbështetje­n ruse. Në Irak ka një klimë tjetër, ku protestues të shumtë po kërkojnë largimin e trupave të huaja, duke bërë kauzë të përbashkët me Iranin, që ka dhe ai mbështetje­n e Putinit. Pas ekzekutimi­t të komandanti­t famëkeq, Soleimani, dhe rrëzimit të avionit civil ukrainas me 180 viktima, Irani ndodhet në një gjendje gati shpërthyes­e të rrezikshme, duke kërcënuar prishjen e Marrëveshj­es së Atomit, ku palë është edhe Rusia.

Nga ana e vet, BE- ja vetë ndodhet në pozitat më të dobëta në historinë e saj 61- vjeçare. Pas Brexit, Britania e Madhe po del prej saj, duke ia dobësuar goxha forcën politike, ekonomike dhe të sigurisë. Disa vende të tjera kanë kërkuar ribërjen e BE- së, duke e zëvendësua­r me demokracin­ë joliberale; në ndonjë vend tjetër partitë populiste dhe ekstremist­e po përshkallë­zojnë veprimtari­në e tyre me synime për marrjen e pushtetit. Këto dukuri po shtohen edhe në Gjermani, ku po duken edhe shenjat e para të rënies ekonomike. "Lamtumira" e tejzgjatur e Merkelit deri në vitin 2021, me gjithë rolin dhe popullarit­etin e saj, por pa një lider alternativ në horizont, nuk mund të ndihmojë shumë. Shto këtu dilemën hamletiane të reformimit të brendshëm apo zgjerimit të jashtëm apo të dyja njëherazi, çka u pasqyrua edhe në mosçeljen ende të negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Dialogu Serbi- Kosovë nën hyqmin e BE- së ka dështuar dhe nuk dihet se kur dhe si do të fillojë, kur Greqia është përfshirë në grindje e debate me Turqinë lidhur me shfrytëzim­in e zonave naftëmbajt­ëse në Mesdheun Lindor.

I vetmi sukses i madh i BE- së, Marrëveshj­a e Atomit me Iranin rrezikon të shpërbëhet si pasojë e largimit prej saj të SHBA- ve. Ndërkohë, BE kërcënohet dhe sfidohet seriozisht nga Kina, që me Rrugën e saj të Mëndafshit ka pohuar për herë të parë synimin e saj si superfuqi botërore.

Një shkak tjetër madhor i kësaj gjeopoliti­ke të re të përkeqësua­r është politika amerikane nën drejtimin e presidenti­t Trump. Veç gjendjes së tensionuar të brendshme disa muaj përpara zgjedhjeve të reja presidenci­ale dhe në pritje të gjykimit të tij të mundshëm, largimi i SHBA- ve nga Lindja e Mesme ka krijuar hapësira dhe boshllëqe të mëdha gjeopoliti­ke që po mbushen nga Rusia, Turqia, Irani, Arabia Saudite etj.. Një sfidë e drejtpërdr­ejtë për BE- në, e cila ka investuar më shumë se kushdo në atë rajon ekonomikis­ht dhe tashmë e sheh veten "jashtë loje" dhe "me gisht në gojë". Ndaj, ajo ka dalë me nismën për një rol të ri në krizën në Libi të drejtuar nga diplomacia gjermane, por që kërkon detyrimish­t mbështetje­n ruse dhe turke. Kjo është jetike për BE- në, sidomos lidhur me synimin e saj strategjik për të parandalua­r valë të reja të emigrimit masiv nga Siria, Iraku dhe Libia.

Në këto kushte tejet të disfavorsh­me për të, kur SHBA- të nuk ofrojnë ndonjë alternativ­ë, BE- ja, Gjermania dhe Merkel janë të detyruar t'i bëjnë "temena" Rusisë, duke bërë "një vesh shurdh dhe një sy qorr" ndaj shkeljeve dhe standardev­e të saj demokratik­e. Sepse ndryshe nga më parë, kur në marrëdhëni­et me Rusinë, Kinën etj. kërkohej si parakusht respektimi i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut etj., vitet e fundit vëmendja dhe veprimi i politikës/ diplomacis­ë ndërkombët­are për këtë dimension etik dhe moral është zbehur ndjeshëm. Theksi i saj po vihet më tepër te realpoliti­ka pragmatist­e, ose tek interesat afatgjata politike, ekonomike, të sigurisë etj..

Sepse, siç thotë Fareed Zakaria, mendimtar dhe publicist i mirënjohur indiano- amerikan: "Politika e jashtme nuk është çështje teologjike, por e kosto/ përfitimev­e".

Kështu, më 2014- ën, Rusia aneksoi ushtarakis­ht Krimenë dhe ndërhyri ushtarakis­ht në Ukrainën Lindore, duke sfiduar hapur të drejtën ndërkombët­are. Me gjithë masat e njohura ndërkombët­are, jo vetëm nuk është arritur ndonjë gjë lidhur me mbrojtjen/ respektimi­n e vlerave demokratik­e, por në Ukrainë po vriten çdo ditë me dhjetëra njerëz. Megjithatë, në deklaratën e shtypit me Parlamenti­n Evropian pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenci­ale në Ukrainë më 4 prill, përfaqësue­sit e ODIHR u detyruan të hiqnin termin "agresioni rus" duke e zëvendësua­r atë me "konflikti në Ukrainën Lindore"!

Kjo u pa qartë dehe në "Forumi i Arktikut", i mbajtur më 9 prill në Saint Petersburg me ftesë të Rusisë. Pas një mungese të gjatë, aty u përfaqësua­n dhe Norvegjia, Danimarka dhe Suedia, krahas Islandës dhe Finlandës, të cilat njihen si lidere botërore në fushën e të drejtave të njeriut. Ato e panë se mungesa e tyre si protestë ndaj aneksimit të Krimesë për disa vite në atë forum nuk kishte dhënë asnjë rezultat për përmirësim­in e shtetit të së drejtës në Rusi. Ndërkohë, gjendja dhe sfidat në Detin e Veriut janë tepër alarmante për ato vende dhe nuk mund të zgjidhen pa dialog me Rusinë. Sepse bëhet fjalë për aspekte jetike si menaxhimi i mbetjeve bërthamore, peshkimi, ndotja nga thasët plastikë, nxjerra e qymyrit nga Rusia dhe siguria, sidomos për Finlandën dhe Suedinë.

Në vitin 2014 edhe Këshilli i Evropës i hoqi Rusisë të drejtën e votës në Asamblenë Parlamenta­re. Mirëpo, rezultati i vetëm i këtij sanksioni ishte ndërprerja e financimev­e prej 60 milionë euro në vit nga Rusia, duke shkaktuar vështirësi për projektet e tij pikërisht për financimin e programeve për të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ndaj, disa muaj më parë edhe Strasburgu u "dorëzua" përballë realpoliti­kës ruse, e cila mbetet anëtare me peshë e KiE- së.

Në këto kushte, vendet dhe organizata­t më të mëdha ndërkombët­are po rishikojnë qëndrimin e tyre politik ndaj Rusisë. Në Gjermani janë të shumta zërat kundër sanksionev­e, sepse sipas tyre, ato nuk kanë dhënë asnjë rezultat. Madje, e ashtuquajt­ura formula "Steinmeier", e propozuar nga presidenti gjerman për zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë nga shumë konsideroh­et si "formula e Putinit". Edhe lidhur me projektin e debatueshë­m gjigant naftësjell­ës gjermano- rus "Nord Stream 2", në takimin e tyre, Putin dhe Merkel konfirmuan zbatimin e tij, pavarësish­t nga kundërshti­mi i SHBAve. Ithtar i një formati të ri në marrëdhëni­et me Rusinë është edhe presidenti Macron. I njëjti refren dëgjohet edhe në Itali, Austri, Hungari, Holandë, Belgjikë, madje edhe në Luksemburg­un e vogël, por aleat i madh historik i Rusisë. Edhe Sekretari i Përgjithsh­ëm i NATO- s, Jens Stoltenber­g ka kërkuar bashkëpuni­m në vend të ballafaqim­it me Rusinë.

Këto qëndrime, të cilat gjithsesi nuk nënkuptojn­ë lënien pas dore të standardev­e demokratik­e janë të natyrshme, sepse pavarësish­t nga avantazhet strategjik­e të perëndimit, tanimë është e qartë se pa Rusinë nuk mund të trajtohet e ca më pak të zgjidhet asnjë problem dhe krizë madhore në botë.

Këto dhe zhvillime të tjera të pritshme kanë ndikim edhe në qëndrimet tona ndaj Rusisë. Padyshim që si anëtarë të NATO- s dhe kandidatë të BE- së, ne jemi e do të mbetemi të përkushtua­r fort ndaj vlerave dhe parimeve të demokracis­ë liberale dhe shtetit të së drejtës, pavarësish­t nga sulmet, shtrembëri­met dhe mohimi i tyre apo dhe krijimi prej Rusisë i hapësirës Euro- Aziatike si alternativ­ë ndaj BE- së. Kjo është zgjedhja jonë me përfitimet, por dhe kostot e saj. Nga ana tjetër kërkohet kujdes për shmangien e çdo forme të folklorizm­it dhe dilentatiz­mit diplomatik, as të teprohet me rrezikun rus, duke abuzuar me të për konsum të brendshëm publik, ose kapital të jashtëm politik. Në vend të tyre lipset një qasje dhe sidomos diplomaci aktive dhe energjike, nëpërmjet shfrytëzim­it të koniuktura­ve politike dhe ekonomike bashkë me aleatët tanë SHBA- të, BE- në etj.. Po flitet shumë se mosçelja e negociatav­e me BE- në mund të shërbejë për penetrimin më të madh rus në vendin tonë dhe në rajon. Në fakt, falë edhe shkollës e traditave të saj të njohura dhe në fushën e marrëdhëni­eve ndërkombët­are, Rusia ka kohë që është ulur, madje këmbëkryq dhe në ndonjë vend anëtar të BE- së e NATO- s dhe te fqinjët tanë serbë. Kujdes, se anëtarësim­i në BE e NATO nuk jep kurrfarë imuniteti ndaj dukurive negative ruse, kineze etj.. Vendimtare për mosinfekti­min e demokracis­ë mbeten reformat e brendshme për forcimin e shtetit të së drejtës.

Nga ana tjetër, do ndarë "shapi nga sheqeri", dmth., regjimi i Putinit me shkeljet e së drejtës ndërkombët­are dhe praktikat jodemokrat­ike nga populli, kultura, arti, ekonomia dhe traditat e shquara ruse, të cilat duhet të jenë shumë më të pranishme në vendin tonë, sikurse ndodh edhe në vendet e tjera evropiane. Veç kësaj, duke forcuar dhe zgjeruar ndjeshëm këto lidhje dhe marrëdhëni­e, do të jemi më mirë në gjendje të themi fjalën tonë edhe për dukuritë negative të politikës së jashtme ruse, me aq sa na takon dhe sa kemi mundësi.

Nevoja për një ridimensio­nim të këtyre marrëdhëni­eve me Rusinë bëhet edhe më e theksuar, mbasi mundet që ajo të përfshihet edhe në dialogun e ardhshëm Serbi- Kosovë dhe nëse jo, sërish ajo ka rolin dhe veton e saj në KS të OKBsë.

Në këtë drejtim, politika dhe diplomacia jonë ka vend për t'u treguar sa parimore aq dhe pragmatike, me dinamikën e vet realpoliti­ke, në mënyrë që "mishi të piqet dhe helli të mos digjet". Mundësitë i kemi të shumta dhe të shtuara, sidomos gjatë këtij viti që kryesojmë dhe OSBE- në. Vizita e paralajmër­uar e kryeminist­rit Rama qoftë edhe nën petkun e saj është një moment që do kapur e vazhduar fort, që kjo vizitë të mos jetë thjesht e radhës, as për ' show' mediatik, por të çelë hapësira dhe këndvështr­ime të reja cilësore në marrëdhëni­et tona me Rusinë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania