Gazeta Shqiptare

Të godasësh me molotov për t’u kthyer aty ku ishe

-

kur vendosën të digjnin mandatet. Pra, nëse nuk do të ndërmerrte rrugën radikale, që e çoi më pas edhe në bojkotimin e zgjedhjeve të qershorit, opozita do të kishte vendin e luanit për reformën zgjedhore, ajo në asnjë mënyrë nuk mund të miratohej pa të dhe Oerdi dhe Vasili do të uleshin krejt natyrshëm përballë Damianit.

Pra, thënë shkurt, sot PD dhe LSI fituan me shumë mund atë që e dorëzuan me moskokëçar­je një vit më parë. Ata ikën, luftuan, protestuan dhe u kthyen në pikën që ishin.

Prandaj kur sheh këtë trajektore natyrshëm të lind pyetja? A i vlente kjo sakrificë për kaq gjë? A ia vlenin molotovët, gazi lotsjellës, thirrjet se nuk ka zgjedhje me Ramën, humbja e qyteteve të mëdha, lënia e qindra njerëzve pa punë, vetëm për t’i bërë disa retushime një sistemi që mbetet gjithsesi i kalbur?

Ku mbetën përbetimet për republikën e re, ato për përmbysjen e rregullave të lojës, zotimet për t’u dhënë më shumë peshë votës së qytetarëve, qoftë për zgjedhjet e përgjithsh­me, qoftë për ato lokale, qoftë për presidenti­n nga populli apo për rivitalizi­min e referendum­eve?

Natyrisht, duke ngritur këto pyetje nuk nënkuptohe­t automatiki­sht që opozita duhet të vazhdojë të qëndrojë në rrugë dhe mos i thotë “Po” asnjë marrëveshj­eje. Të gjithë janë të bindur se një ditë ajo ishte e dënuar që të bëhej pjesë e një zgjidhjeje.

Por, të pranosh që pas të gjithë atyre sakrificav­e të qytetarëve të thjeshtë dhe romantizmi inspirues të liderëve, të ulesh në tryezë për një pazar kaq të vogël, duket qesharake.

Sado radikale dhe e thellë qoftë, reforma zgjedhore mbetet në fund të fundit, një arnim i thjeshtë. Dhe po të mendosh se Rama ishte i detyruar ta miratonte atë, si pasojë e presionit ndërkombët­ar dhe kushteve të Bundestagu­t, ajo as nuk duhet të zinte vend midis kushteve për negociata të opozitës.

I gjithë kalvari radikal njëvjeçar do ia kishte vlejtur po përfundont­e me një rishikim total të Kushtetutë­s së ndryshuar në 2008, me një ndryshim të sistemit zgjedhor pa kryetarë partish të gjithëpush­tetshëm, me deputetë që ligjërisht janë më të fortë dhe më të pavarur, me një president më përfaqësue­s të vullnetit të përgjithsh­ëm të shqiptarëv­e.

Por, shitja kaq lirë, – thjeshtë me uljen në tryezën e reformës zgjedhore - e kauzës radikale dymbëdhjet­ë mujore, i ngjan më shumë një pendese të vonuar për nisjen e kësaj rruge. Ajo lexohet si një epsh i pakontroll­uar për t’u ribërë pjesë e sistemit.

Pikërisht këtë duket sikur konfirmon edhe nxitimi për të përfunduar deri në mars kuadrin ligjor, që do të lejojë më pas zgjedhje të parakohshm­e. Ato zgjedhje që me sa duket Basha mezi i paska pritur, sepse si të gjithë, e di që edhe po si siguruan dot vendin e parë, të dytin e ka përherë të garantuar.

Ndoshta kaq është kuti i tij. Ndoshta brenda këtij qerthulli vërtitet ambicia e kësaj opozite, e cila me sa duket e ka kuptuar, se lufta me regjimin dhe bombat molotov ishin një shaka e nxituar që nuk e përballont­e dot.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania