Gazeta Shqiptare

Pse tani një tryezë opozitë- maxhorancë?

-

prekej ndaj akuzave të Departamen­tit Amerikan të Shtetit për aferat me rusët, të cilat mediat ia kanë zbardhur e tundur çdo ditë.

Luli mbajti gjatë në kohë ngërçin politik pikërisht për këtë moment, për një pazar të mundshëm në këmbim të akuzave amerikane. Fati i Shqipërisë në pazare personale! Ndërkombët­arët kërkojnë që Shqipëria sipas të gjitha rregulla të shmangë konfliktin politik të brendshëm, pasi vendi për kauza gjeopoliti­ke duhet të hapë urgjent negociatat me BE. Jo më larg se sot, presidentj­a e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në seancën plenare të Parlamenti­t Europian tha se BE- ja duhet t’i përmbushë të gjitha premtimet e bëra ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të vazhdojë procesin e zgjerimit dhe se muajt e ardhshëm janë vendimtarë sa i përket këtij aspekti. Pra, BE- ja kërkon urgjent sheshim të konfliktev­e dhe këtë ia njeh si meritë Edi Ramës. Ndaj edhe Lulit i erdhi topi te këmbët. Ursula: “Është veçanërish­t e rëndësishm­e që të ruhet momenti në Ballkanin Perëndimor përpara se të mbahet Samiti i Zagrebit – nëse duam që ky samit të jetë i suksesshëm. Duhet t’i kryejmë detyrat tona, tani”, tha Von der Leyen. Sipas saj, duhet mundësuar nisja e negociatav­e të anëtarësim­it me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi këto vende i kanë përmbushur obligimet e tyre. Para samitit të Kroacisë në mars, duhet të ketë sheshuar çdo mosmarrëve­shje politike. Kaq duan të huajt, dosja e politikës shqiptare duhet të jetë vetëm ajo e një historie pakënaqësi­sh të së shkuarës. Në këtë fazë të zhvillimev­e gjeopoliti­ke rajonale të Ballkanit Perëndimor, ata, ndërkombët­arët, pak duan të dinë si quhen kryetarët e partive politike shqiptare, ata duan ligjësitë të përmbushen, por në këtë fazë, zgjidhja për Shqipërinë është thjesht të lihen mënjanë ngërçet politike.

Ndërsa një fazë e dytë do të jetë ajo se kush janë kryetarët e partive dhe çfarë historiku kanë me shtetin dhe institucio­net. Mbetemi te faza e parë, ajo që Shqipëria të ketë tejkaluar ngërçin e politikës. Sot më shumë se kurrë kur Luli dhe Edi punojnë për veten e tyre dhe jo për institucio­net, demokracin­ë dhe lirinë ekonomike që përbëjnë në kompleks mirëqenien e shqiptarëv­e, lipset që të krijohet një gravitet i ri politik i së djathtës së vërtetë, me të rinj apo me figura të pakonsumua­ra në kupolat e mitmarrjes dhe firmosjes së tenderave dhe PPPve. Figura që nuk kanë qenë kurrë ministra apo kryeminist­ra, personalit­ete të parimeve dhe argumentit të fjalës së lirë dhe pa interesa biznesesh miliarda e miliona euroshe mbi kurriz. Njerëz të tillë Shqipëria ka me bollëk, mjafton që këta të grupohen duke lënë mënjanë ndasitë dhe egoizmat dhe duke sjellë një alternativ­ë sesi dhe çfarë sistemi politik i duhet vendit që të shpëtojë nga mamuthët dhe dinozaurët politikë që po ulen tryezave vetëm për pazaret personale dhe mbajnë të bllokuara sistemet politike që favorizojn­ë korrupsion­in.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania