Gazeta Shqiptare

Shtubina: Vllaznia do të jetë edhe më e fortë në gjysmën e dytë të sezonit

Mbulon disa role në fushë, i pëlqejnë golat spektakola­rë dhe është i fokusuar tek objektivat e klubit kuqeblu 32- vjeçari vlerëson afrimet e reja në ekipin shkodran

- Jeton Selimi

Vllaznia është duke kryer përgatitje­t me intensitet në kampingun e Ohrit, aty ku ka zhvilluare dhe dy miqësore, duke mundur Pogradecin e Kategorisë së Parë në Shqipëri, por edhe Strugën ditën e sotme. Një nga lojtarët e dalluar në radhët e skuadrës shkodrane është edhe Ndriçim Shtubina. 32vjeçari që luan në disa role është optimist, sidomos me afrimet e fundit dhe fazën. I pyetur për objektivat, Shtubina ka shtuar se skuadra ku ai bën pjesë do t'i marrë ndeshjet një e nga një: "Më vjen mirë që jemi duke përballuar ngarkesat, kampi

një intervistë nga Antalia ku Partizani po kryen minifazën përgatitor­e të dimrit, Adolfo Sormani trajneri i ri i skuadrës së kuqe, u premtoi tifozëve të Partizanit se ai dhe skuadra do të bëjnë maksimumin për të fituar titullin në këtë seonati do të jetë edhe më i vështirë, pasi dihet që pjesa e dytë ka luftë sportive", - tha Shtubina për "RTSH Sport".

MERKATO

Shtubina, si një nga lojtarët me eksperienc­ë analizon edhe merkaton: "Ka pasur largime, pasi dihet, ata lojtarë që nuk luajnë dhe bëjnë diferencën, largohen. Janë afruar disa futbollist­ë dhe unë mendoj se janë të domosdoshë­m, ndonëse është shpejt për të bërë vlerësime. Unë kam besim se ne do të jemi më të fortë në këtë fazë, në synimet që kemi në Kupën e Shqipërisë dhe në kampionat. Kam shpresë nga stërvitja dhe grupi që është më i fortë".

MANGËSITË

"Vllaznia edhe ka gabuar në pjesën e parë, e madje në disa ndeshje kemi luajtur mirë, por jemi mundur, apo kemi humbur edhe për fajet tona. Vllaznia do të kërkojë që të bëjë mirë në vijim. Natyrisht që kemi pasur mangësi, pasi kemi krijuar raste, por në sulm kemi finalizuar pak. Ndaj edhe duam që të jemi më të fortë në fazën ofensive në pjesën e dytë të garës. Ne lojtarët që luajmë para, unë dhe Lika nuk jemi sulmues tipikë. Duam një sulmues cilësor, por është në dorë të klubit".

OBJEKTIVAT

"Nuk duam që të flasim për objektiva. Sa herë që kemi diskutuar për pretendime madhore apo objektiva në klub, duket se kemi vuajtur shumë, pasi në Shkodër ka presion dhe tifozët tanë me të drejtë presin shumë nga skuadra. Ndaj edhe unë mendoj se ne duhet që ndeshjet t'i vlerësojmë një e nga një dhe të grumbulloj­më sa më shumë pikë", - tha Ndriçim Shtubina, një nga lojtarët e spikatur te Vllaznia dhe në Superiore në vitet e fundit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania