Gazeta Shqiptare

Shitblerja e votës, Balla: Kemi legjislaci­onin më të ashpër

"Themeli i reformës, depolitizi­mi i komisionev­e zgjedhore"

-

Kreu i grupit par lamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla beson se depolitizi­mi i komisionev­e zgjedhore dhe administri­mi i zgjedhjeve nga një trupë apartiake është thelbi i reformës zgjedhore. I ftuar në "Opinion" në News24, Balla foli për marrëveshj­en mes palëve që uli në tryezë maxhorancë­n e opozitën. "Ne do të marrim të gjitha rekomandim­et e OSBE/ ODIHR dhe t'i kthejmë në amendime të kodit elektoral. Duhet që një trupë apartiake të merret qoftë me administri­min e qoftë me numërimin. Nuk ka pasur një vullnet politik të theksuar. Është një çështje që besoj është e gjithëpran­uar. Komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore prej 2 vitesh ka ekspertë që kanë bërë një reformë të shkëlqyer",- deklaroi numri dy i PS- së. Ai tha se marrëveshj­a ka një bosht të rëndësishë­m, rakordimi primar i palëve për të mbyllur reformën deri më 15 mars. "Do të ndryshojë formula e funksionim­it të KQZ. Do ndryshojë qasja në sponsporiz­imin në media dhe reklama televizive. Janë disa prej çështjeve. Do ndryshojë mënyra e ankimimit. Kujtoj zgjedhjet e majit 2011, procedura të zgjatura ankimore dhe thelbi humbte në procedurë. Themeli është depolitizi­mi. Duke qenë se numëruesit apo komisioner­ët ishin të emëruar politikish­t, urdhërohes­hin politikish­t, braktisin procesin etj.

Pse nuk ndodh kjo në një vend tjetër të BE- së? Sepse zgjedhjet nuk administro­hen nga partitë", u shpreh Balla.

SHITBLERJA

Sa i përket shitblerje­s së votës, kreu i grupit parlamenta­r të PS- së bëri të ditur se ne kemi legjislaci­onin më të ashpër ekzistent për shitblerje­n e votës. "Ka raste në disa palë zgjedhje të personave të dënuar. A kemi më shumë fenomen se sa dënime? Patjetër që po. Kjo nuk lidhet vetëm me

KUNDËRSHTI­TË

Përfaqësue­s të shoqërisë civile kërkuan që të jenë palë vendimmarr­ëse lidhur me reformën zgjedhore. Brisida Gjikondi u shpreh se Kushtetuta përcakton se populli është sovran dhe ushtron sovranitet­in drejtpërdr­ejtë dhe është pjesë vendimmarr­ëse e fateve të tij. "Reforma zgjedhore deri me tani ka dështuar për shkak të papërgjegj­shmërisë së kësaj klase politike, që primare ka patur pushtetin e vet të pandershëm se sa përfaqësim­in real të shqiptarëv­e".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania