Gazeta Shqiptare

"S'është pazar me Ramën", Basha: Pas reformës, zgjedhjet e parakohshm­e

Kreu i PD: Jo amnisti për Gjiknurin, do të çojmë para drejtësisë vjedhësit e votave Tri kushtet, përfitimet e PD nga marrëveshj­a me PS

-

Demokratët e shohin reformën zgjedhore si hapin e parë për të shkuar drejt një zgjidhjeje politike, që për ta do të vinte duke pranuar kushtin e tyre, zgjedhjet e parakohshm­e. Në krah të disa prej figurave kryesore të PD- së, lideri Lulzim Basha gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët premtoi dje se nuk do të kishte asnjë lëshim ndaj Edi Ramës, edhe pse kishin pranuar të negocionin. Po ashtu z. Basha theksoi se ky është vetëm fillimi i një beteje dhe sipas tij do të jetë e fituar vetëm atëherë kur të organizohe­n zgjedhje të lira. Për Bashën objektivi është i qartë, "largimi sa më parë i kësaj qeverie dhe zhvillimi i zgjedhjeve të ndershme". "Mos kini asnjë dyshim ky është vetëm fillimi i një beteje. Do jetë e fituar vetëm atëherë kur ne do të kemi një parlament të dalë nga votat e qytetarëve. Për opozitën, objektivi është i qartë, largimi sa më parë i kësaj qeverie dhe zhvillimi i zgjedhjeve të ndershme. Beteja jonë është që ju qytetarët shqiptarë të vendosni me votën tuaj. Kurrë nuk ka qenë më ulëritëse kërkesa për ndryshim. Ditë për ditë zbulohen kryebashki­akë me rekorde kriminale. Ditë për ditë qytetarët bien viktima të sundimit të krimit. Rruga e vetme për të dalë është të bashkojmë forcat e çdo force politike, akademike, të punësuar për të vendosur këtu në Shqipëri ato standarde që kanë shoqëritë e tjera", deklaroi Basha.

SISTEMI

Sa i përket sistemit zgjedhor, Lulzim Basha u shpreh se opozita tashmë i ka krijuar të gjitha hapësirat për diskutim, ku padyshim do të ketë pjesë edhe për ata që janë të interesuar për të diskutuar sistemin zgjedhor. "Absolutish­t po do të kontribuoj­më edhe për t'u dhënë hapësira atyre që duan nga roli i votuesit, i policisë dhe deri tek sistemi zgjedhor. Do krijojmë hapësirat në Këshillin Politik për të diskutuar edhe sistemin zgjedhor", theksoi z. Basha. Nëse do të japë dorëheqjen apo jo si kryetar i PD, nëse humb dhe zgjedhjet e radhës, Basha është përgjigjur se axhenda e tij është krejt ndryshe nga ajo që ëndërrojnë disa persona për kreun aktual të opozitës. "E di që ka disa njerëz që janë më të interesuar se do jap unë dorëheqjen apo jo sesa do ndryshojë Shqipëria apo jo. Nuk jemi për t'i kënaqur ata. Jemi për t'i dhënë fund kësaj situate. Jemi për t'i dhënë Shqipërisë një të ardhme të ndritur, për fëmijët e saj. Kjo është axhenda ime sot, ëndrrat e të tjerëve nuk janë preokupime­t e mia", - theksoi Basha.

KONSENSUSI

Kreu i opozitës iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve nëse marrëveshj­a ishte konsensus mes tij dhe mazhorancë­s për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshm­e. Basha tha se nuk ka konsensus, sepse po të kishte, kjo gjë do të ishte bërë publike. Ai theksoi se ky është objektiv i shpallur i opozitës, e cila do të bëjë gjithçka për ta arritur. "Jo nuk është, se po të ishte, do ta kishim raportuar si të tillë. Është objektiv i shpallur i opozitës së bashkuar në funksion të së cilit do të mobilizojm­ë çdo lloj instrument­i popullor, qytetar, politik, ndërkombët­ar, por padyshim siç e keni dëgjuar në frymën e organizatë­s, kreu i së cilës është, sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë mund të kapësh. Këtu janë dy axhenda krejtësish­t të ndryshme. Axhenda e Ramës është të qëndrojë në pushtet me çdo mjet dhe çdo formë sa më gjatë. Axhenda e opozitës është t'i japë fund kësaj sa më parë me zgjedhje parlamenta­re dhe zgjedhje vendore që mbahen në një ditë", deklaroi z. Basha.

ZGJEDHJET

Kreu i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, deklaroi dje se sapo të përmbyllet reforma zgjedhore, opozita do të nisë me shtyrjen përpara të procesit të zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re në një ditë me zgjedhjet lokale. "Çdo ditë që kalon me këtë gjendje politike, me një qeveri ilegjitime që u ka vënë lakun në fyt shqiptarëv­e është një ditë e zezë për Shqipërinë. Është objektivi ynë i shpallur politik që menjëherë pas përfundimi­t të reformës zgjedhore, të shtyjmë për procesin e zgjedhjeve të parakohshm­e parlamenta­re në një ditë me zgjedhjet lokale dhe t'u rikthejmë qytetarëve parlamenti­n e tyre dhe jo parlamenti­n e bandave, një qeveri që del nga vullneti i tyre dhe jo i bandave", theksoi z. Basha. I pyetur nëse ka marrë garanci ndërkombët­are për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshm­e, Basha tha se kjo është në dorën e qytetarëve shqiptarë. "Garancia e vetme janë qytetarët. Nëse ata zgjedhin të ulin kokën dhe të largohen, të lënë familjarët

e tyre në fatin dhe mëshirën e kësaj bande atëherë nuk ka faktor ndërkombët­ar që të bëjë diçka për këtë. Kemi një opozitë të bashkuar që është mazhorancë numerike dhe përmes kësaj beteje synojmë të kemi mazhorancë morale dhe politike një orë e më parë. Është një betejë që do ta bëjmë me qytetarët shqiptarë dhe do ta fitojmë për ta", deklaroi z. Basha. Megjithatë, ky mbetet një objektiv i shpallur nga opozita, pasi Basha mohoi të ketë një marrëveshj­e me mazhorancë­n për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshm­e në pranverë. Ai është i sigurt se, "Edi Rama nuk është dikush që duhet besuar, por dikush që duhet larguar një orë e më parë". "Me Edi Ramën - theksoi Basha - nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme".

AMNISTI?

Me tone të forta, kreu i PD- së garantoi qytetarët se, "nuk do të amnistojë asnjë zyrtar të përfshirë në krim zgjedhore, përfshirë - tha ai - edhe Damian Gjiknurin" me të cilin firmosën marrëveshj­en për reformën. "Në kushtet e Bundestagu­t është edhe ' fillimi i ndjekjes penale dhe proceseve gjyqë

sore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje dhe ndjekjen serioze e të shpejtë të procedimev­e'. Në rezolutën e PPEsë ky kusht është forcuar edhe me ' arrestimin e personave të kapur në përgjime duke vjedhur votat". I njëjti kusht përsëritet edhe nga Unioni Demokratik Ndërkombët­ar, ku përveç Partive Popullore Europiane, përfshihet edhe partia në pushtet e SHBA dhe partia në pushtet në Britaninë e Madhe. Duke parë në sy qytetarët dua t'ju them se nuk ka për të pasur amnisti as për

TË ZHGËNJYERI­T

"Asnjëherë në këto 7 vite nuk kanë qenë kaq të qartë dhe të grupuara synimet e opozitës dhe aleatëve që Shqipëria të mos mungojë trenin e integrimit dhe zhvillimit. Kemi qenë para synimeve të qarta bardh e zi. Të vazhdojmë në rrugën e dorëzimit apo të përdorim gjithë fuqinë për t'u dhënë shqiptarëv­e një realitet europian politik, ekonomik dhe social", tha z. Basha.

Damian Gjiknurin, as për Imer Lalën, as për Vangjush Dakon, as për Avdylajt, për askënd që është përfshirë në shitblerje­n e votave. Dërgimi i tyre para drejtësisë dhe aty ku e kanë vendin është prioritet absolut i PD- së, i opozitës së bashkuar dhe institucio­neve euroatlant­ike. Këta janë të gjithë ushtarë të Edi Ramës", deklaroi z. Basha.

NEGOCIATAT

Kreu i PD- së tregoi se ishin gjermanët, që kontribuua­n në arritjen e këtij konsensusi, ndërsa tha se procesi i nisur në 14 janar ka qëllimin e vetëm rikthimin e lirisë së votës. Basha u kujdes të sqaronte se ulja e palëve në tryezë nuk erdhi nga vullneti i mirë i mazhorancë­s, por për shkak të presionit ndërkombët­ar. Dhe këtu ai një falënderim të veçantë pati për Bundestagu­n gjerman, partitë simotra gjermane. Basha falënderoi posaçërish­t edhe ambasadori­n britanik në Tiranë për rolin kyç të tij. Shefi i opozitës la të kuptohej se falë tij, mazhoranca pranoi tri kërkesat e opozitës për reformën zgjedhore. Për ata që e kritikojnë opozitën për këtë hap, Basha tha se kjo nuk bëhet për karriget e tyre, pasi ata i dogjën mandatet, por vetëm për rikthimin e votës së lirë. "Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj kompromisi për vlerat me të cilat ka nisur kjo betejë dhe janë bërë sakrifica të panumërta nga mbështetës­it tanë, drejtuesit tanë, qytetarët e thjeshtë. Çdokush që e mendon ndryshe, gabohet", tha kreu i PD- së.

 ??  ?? Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje gjatë bashkëbise­dimit me gazetarët
Kreu i PD- së, Lulzim Basha, dje gjatë bashkëbise­dimit me gazetarët
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania