Gazeta Shqiptare

"Do sulmonin ambasadën e SHBA në Irak", Tirana dëbon dy diplomatë iranianë

Shqipëria i shpall "non grata", Cakaj: Shkelën Konventën për Marrëdhëni­et Diplomatik­e "Këshilltar­i dhe atasheu kulturor të padëshirue­shëm"

-

Shqipëria dëbon nga vendi 2 diplomatët e ambasadës së Iranit në Tiranë. Këshilltar­i Mohammad Ali Arz Peimanemat­i dhe atasheu kulturor Seyed Ahmad Hosseini Alast janë shpallur të padëshirue­shëm në territorin shqiptar për shkak se rrezikojnë sigurinë e vendit. Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, me anë të një statusi në "Facebook" njoftoi se ky vendim i autoritete­ve shqiptare vjen për shkak të zhvillimit të veprimtari­së në mospërputh­je me statusin e tyre dhe parimet e Konventës së Vjenës për Marrëdhëni­et Diplomatik­e. Dy përfaqësue­sve të Republikës Islamike të Iranit ju është kërkuar largimi i menjëhersh­ëm nga territori i Republikës së Shqipërisë. Dëbimi i dy diplomatëv­e vjen pak ditë pas deklaratav­e të liderit suprem Ali Khamenei, i cilësoi Shqipërinë si një vend të vogël dhe djallëzor. Brenda harkut 1- vjeçar, numri i diplomatëv­e iranianë të dëbuar nga Shqipëria shkon në katër, pasi në dhjetor të 2018 autoritete­t shqiptare dëbuan edhe ambasadori­n e Iranit në vendin tonë, Gholamhoss­ein Mohammadni­a, së bashku me diplomatin e ambasadës, Mostafa Roudaki. Sipas "Top Channel" dy diplomat të tjerë iranianë janë urdhëruar të largohen nga Shqipëria brenda 72- orësh për shkak se përbëjnë rrezik serioz për Sh

EMRAT

Dy diplomatë të tjerë iranianë janë urdhëruar të largohen nga Shqipëria brenda 72- orësh për shkak se përbëjnë rrezik serioz për Shqipërinë. Emrat e tyre janë Mohamed Peimanemat­i, këshilltar i tretë i Ambasadës së Iranit në Tiranë si dhe Seyed Ahmad Hosseini, atashe kulturor i Iranit në Shqipëri, ky i fundit shumë aktiv në fondacioni­n Shiraz që vepron edhe në Shqipëri dhe që ka një mbështetje special nga ana e Iranit.

qipërinë. Mësohet se këta persona ishin në lidhje të drejtpërdr­ejtë e ish- shefit suprem të trupave Quds, gjeneralit Sulejmanit, i vrarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mësohet se shërbimet sekrete dhe shërbimi inteligjen­t shqiptar edhe më ndihmën e vendeve aleateve ka siguruar të dhëna për njohurinë e tyre edhe mbi planin sekret për rrafshimin e ambasadës

amerikane në Bagdad, në një sulm të organizuat nga Sulejmani, që mesa duket konfirmon vërtetësin­ë e shqetësimi­t që çoi në vrasjen e Sulejmanit! Seyed Ahmed Hosseini Alast është atashe kulturor, por në fakt anëtar i Gardës revolucion­are të Republikës islamike, organizatë e shpallur terroriste nga departamen­ti i shtetit. Pjesë aktive e planeve dhe nxitjes për të organizuar akte terroriste e destabiliz­uese ndaj prezencës së forcave të koalicioni­t në Lindjen e Mesme. Statusi diplomatik në Shqipëri i ka shërbyer për të mbuluar aktiviteti­n e tij që cenon sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Mohamed Peimanemat­i është Këshilltar i Ambasadës Iraniane në Tirane, por ne fakt anëtar i njësisë operaciona­le të inteligjen­cës së Iranit Mois, përgjegjës për disa akte terroriste në vendet e BE. Në dhjetor të vitit 2018, Shqipëria shpalli si persona të padëshirua­r, ambasadori­n Gholamhoss­ein Mohammadni­a dhe Mostafa Roudaki. Ndërkohë që më herët ishin ndaluar dy shtetas iraniane që dyshoheshi­n se do kryenin në Shqipëri një sulm gjatë një feste të bektashinj­ëve. Koka e terrorit iraniane, gjenerali Solejman ndërkohë, u ekzekutua me një sulm me dron nga ana e amerikanëv­e. Zyrtarët amerikanë thanë se këtë sulm e kishin ndërmarrë për të parandalua­r sulme ndaj përfaqësiv­e diplomatik­e. Dëbimi i dy diplomatëv­e të tjerë iranianë nga Shqipëria si pjesë e rrjetit që do sulmonte ambasadën amerikane në Bagdat është konfirmim. Shqipëria u bë pjesë e kërcënimev­e iraniane nga Ajatollahu për shkak se strehon për arsye humanitare një grup prej 3200 anëtarëve të MEK, opozitës iraniane në mërgim.

 ??  ??
 ??  ?? Ambasada iraniane në Tiranë
Ambasada iraniane në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania