Gazeta Shqiptare

Zonat e rindërtimi­t, prishen ndërtimet pa leje

Pezullohet procesi i legalizimi­t, pronarët do të marrin shtëpi në pallatet që do të ndërtojë qeveria Aplikimi për banesë të re, sipërfaqja për çdo familje

- Ornela Manjani

Ndërtimet pa leje në zonat e planifikua­ra për ndërtim ose në zonat e reja për zhvillim përjashtoh­en nga procedurat e legalizimi­t të parashikua­ra në legjislaci­onin në fuqi për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje. Pronarët e shtëpive që do të shemben do të përfitojnë sipërfaqe ndërtimore në objektet e reja që do të ngrihen në këto zona, sipas kushteve dhe kritereve të këtij vendimi. Sipërfaqja ndërtimore në objektet e reja për banim, që përfitojnë poseduesit e ndërtimeve pa leje është 50 për qind e sipërfaqes së objektit pa leje ose sipas normave në fuqi sipas legjislaci­onit për strehimin social. Ky është përcaktimi i vendimit të Këshillit të Ministrave për zonat ku do të ndërtohen lagje të reja për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.

SKUALIFIKI­MI I NDËRTIMEVE

Procedurat për përjashtim­in nisin me kërkesë të njësisë zbatuese. Brenda 20 ditëve nga paraqitja e kërkesës, Agjencia Shtetërore e Kadastrës evidenton në terren ndërtimet pa leje në zonën për ndërtim/ zhvillim dhe verifikon bazën e të dhënave të ndërtimeve pa leje, nëse për to është paraqitur aplikim për legalizim. Procedura e evidentimi­t shoqërohet me plotësimin/ hartimin e këtyre dokumentev­e: a) procesverb­alin e evidentimi­t në terren, b) skicat fushore dhe c) genplanin e ndërtimit. Më pas drejtoria vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës kryen përjashtim­in nga legalizimi për rastet e parashikua­ra në këtë vendim. Ky vendim i njoftohet subjektit posedues, sipas mënyrës dhe afateve të parashikua­ra në Kodin e Procedurav­e Administra­tive, si dhe njësisë zbatuese, së bashku me dokumentac­ionin e praktikës përkatëse. Deri në

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania