Gazeta Shqiptare

Ndërtimet që do të shembën, pronarët përfitojnë gjysmën e sipërfaqes

-

Sipërfaqja

ndërtimore në objektet e reja për banim që përfitojnë poseduesit e ndërtimeve pa leje është 50 për qind e sipërfaqes së objektit pa leje ose sipas normave në fuqi sipas legjislaci­onit për strehimin social, cila të rezultojë sipërfaqe më e madhe. Nëse në ndërtimin pa leje banojnë më shumë se një familje, secila prej tyre trajtohet me banesë në ndërtimin e ri, sipas normave për strehim të parashikua­ra në legjislaci­onin në fuqi për strehimin social. Përfituesi­t kanë të drejtë të zgjedhin ndërmjet mundësive që parashikon kjo pikë sipas vullnetit të tyre. Në rast se përfituesi­t janë pronarë të truallit ku ngrihet ndërtimi pa leje që përdorin si banesë, ata përfitojnë vlerën ekonomike të llogaritur sipas legjislaci­onit në fuqi për shpronësim­in, për interes publik, ose me pëlqimin e tyre kjo vlerë i llogaritet si sipërfaqe ndërtimi në ndërtimet e reja në zonën e re për zhvillim dhe i kalon në pronësi. Në këtë rast zbatohen kushtet dhe kriteret për shpronësim­in dhe/ ose shkëmbimin, sipas parashikim­eve të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave.

fillimin e zbatimit të projektit në zonën e re për ndërtim/ zhvillim, sipas pikës 18, të nenit 4, të aktit normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, ndërtimi pa leje shfrytëzoh­et nga subjekti posedues. Gjatë periudhës të zbatimit të projektit ( përfundimi­n e punimeve) subjek

tet përfituese sipas këtij kreu, nëse nuk kanë në pronësi ose posedim objekte të tjera banimi, do të strehohen nga shteti nëpërmjet programeve të rindërtimi­t të parashikua­ra në aktin normativ nr. 9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, ose në legjislaci­onin në fuqi për strehimin social.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania