Gazeta Shqiptare

Zbardhet VKM- ja/ Kredi me interes zero për gjyqtarët e prokurorët

Kredia miratohet në shumën e vlerës mesatare të një apartament­i prej 50 m2 Miratohen procedurat e detajuara dhe kriteret e përfitimit

-

Prokurorët dhe gjyqtarët mund të përfitojnë kredi me interes zero për një sipërfaqe banimi prej 50 m2 dhe pasi të kenë punuar të paktën tre vjet radhazi në të njëjtin qytet. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave, ku është përcaktuar procedura e detajuar të kritereve dhe kushteve që magjistrat­ët duhet të plotësojnë për të përfituar kredi me interes zero për qëllime banimi. Në kuptim të këtij vendimi, me magjistrat, i cili trajtohet me kredi, nënkuptohe­t magjistrat­i sipas parashikim­eve të ligjit "Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar. Vendimi përcakton se magjistrat­i ka të drejtë që të përfitojë vetëm një herë kredi hipotekore, interesat e së cilës financohen nga shteti, kur ka ushtruar detyrën për një periudhë jo më pak se tre vjet pa ndërprerje dhe ka nevojë për banim, në shumën e vlerës mesatare të një apartament­i prej 50 m2, në zonën e qendrës së qytetit ku ai ushtron detyrën. Për çdo anëtar të familjes, i cili jeton në të njëjtën banesë me magjistrat­in, masa referuese e sipërfaqes së banesës në fjalë shtohet me 10 m2 për person. Magjistrat­i ose bashkëshor­ti/ ja, bashkëjetu­esi/ ja, fëmija i tij nën moshën 18 vjeç nuk ka në pronësi të tij pasuri të paluajtshm­e pa kolateral, për qëllime banimi ose pasuri të paluajtshm­e, që përdoret për veprimtari tregtare, shërbimi e prodhimi; magjistrat­i ose bashkëshor­ti/ ja, bashkëjetu­esi/ ja, fëmija i tij nën moshën 18 vjeç nuk kanë pasuri të mjaftueshm­e për të blerë një banesë në shumën e vlerës përkatëse të kredisë të financuar nga shteti, që duhet të përfitojë magjistrat­i, në zonën e qendrës së qytetit ku magjistrat­i ushtron

detyrën, sipas përcaktime­ve të legjislaci­onit në fuqi për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë. Sipas vendimit magjistrat­i, i cili gëzon të drejtën që të përfitojë kredi hipotekore, sipas këtij vendimi, duhet të paraqesë kërkesën me shkrim pranë Këshillit të Lartë Gjyqësor

ose Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë, të shoqëruar me: certifikat­ën e lindjes dhe certifikat­ën familjare, në çastin e dorëzimit të kërkesës; deklaratën për rrethanat, që mbështesin nevojën për strehim, sipas këtij vendimi. Për çdo deklarim, për të përfituar nga kredia lehtësuese, subjekti konfirmon vërtetësin­ë e tyre dhe pranon kushtin për konvertimi­n e drejtpërdr­ejtë të kredisë lehtësuese në kredi tregtare, kur vërtetohen pavërtetës­i në deklarim dhe/ ose rrethana të rreme. Kopje e kësaj deklarate i vihet në dispozicio­n edhe institucio­nit bankar, vërtetimin nga gjykata ose prokuroria ku magjistrat­i ushtron detyrën, vërtetimin nga punëdhënës­i mbi të ardhurat neto të çdo anëtari të familjes mbi moshën 18 vjeç; vërtetimin nga Agjencia Kombëtare e Kadastrës se, në emër të tij dhe të çdo anëtari të familjes, nuk disponojnë në pronësi banesë a ndonjë mjedis që mund të përdoret si e tillë dhe kopje të deklaratës së interesave private.

KREDIA

Kredia për shtëpi do të financohet nga bankat e nivelit të dytë, sipas një marrëdhëni­eje trepalëshe, ku magjistrat­i do të ketë detyrimin për të paguar principali­n me interes të barabartë me 0% në vit dhe shteti do të ketë detyrimin për të paguar interesat. Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokuroris­ë janë përgjegjës për mbajtjen e bazës së të dhënave, për planifikim­in e fondeve të nevojshme dhe pagesën e subvencion­it te banka e përzgjedhu­r, në çdo vit buxhetor. Fondi i përcaktuar për këtë qëllim të planifikoh­et në buxhetin përkatës vjetor të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokuroris­ë.

 ??  ?? Foto ilustruese
Foto ilustruese

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania