Gazeta Shqiptare

INSTAT: Numri i emigrantëv­e ka rënë

-

NSTAT-

i ka sqaruar të dhënat zyrtare lidhur me fenomenin e migracioni­t. Sipas njoftimit të INSTAT: "Duke qenë se migracioni është një fenomen dinamik, që do të thotë se të larguarit e një viti janë potencial për migracion kthimi gjatë një viti të mëpasshëm, sikundër mund të jenë imigrantët potencial për emigrim sërish në vitet në vijim. Në këtë mënyrë, nuk mund të mblidhen numrat e estimuar të emigrantëv­e/ imigrantëv­e gjatë viteve, në këtë rast 2011- 2018, pasi ky total numëron të njëjtin person disa herë. Definiconi bazë në linjë me rregullore­t e Eurostat mbi të cilin INSTAT bazohet për llogaritje­n e popullsisë banuese është ai i Vendbanues­it të Zakonshëm. Vendbanues i zakonshëm: Vendbanues­it e zakonshëm janë të gjithë personat të cilët janë banues të zakonshëm në Shqipëri, pavarësish­t shtetësisë së tyre. Numri i Emigrantëv­e në vitin 2018 është 38.703 duke pësuar një rënie me 3% krahasuar me një vit më parë. Po të shikojmë trendin gjatë periudhës 20112018 numri i emigrantëv­e ka pësuar rënie. Po të krahasojmë numrin e emigrantëv­e në vitet 2011, viti i censusit të fundit të popullsisë me vitin 2018, rezulton se ka një rënie të këtij numri me 30%. Nga ana tjetër, numri i imigrantëv­e ( shqiptarë që kthehen ne vend) në vitin 2018 është 23.673 banorë, duke pësuar një rënie me 5,3% krahasuar me një vit më parë. Gjatë periudhës 20112015, numri i imigrantëv­e ka pësuar rënie dhe në vitin 2015 kemi numrin më të ulët të imigrantëv­e. Në vitet 2016 dhe 2017 numri i imigrantëv­e ka pësuar rritje vjetore me 10,6% dhe 8,4%. Në vitin 2015, migracioni neto ( të ardhurit - të ikurit) ka qenë - 20.600, ndërkohë në vitin 2018 kjo shifër ka rënë në - 15.030, duke reflektuar një trend rënës gjatë gjithë këtyre viteve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania