Gazeta Shqiptare

U përdhunua para se të mbytej, trondit burri i viktimës: Drita iu lut autorëve të krimit

"Gruan e futën me forcë në një pusetë të vogël, autori kryesor i ngjarjes më të rëndë në rajon është nipi im, Luisi"

-

Dhjetë ditë pas krimit horror të ndodhur në fshatin Gjerbës të Mallakastr­ës dhe që tronditi mbarë opinionin publik, janë zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen. Bëhet fjalë për vrasjen makabre të 51- vjeçares Drita Saliaj, e cila u përdhunua, u lidh me litar dhe më pas u hodh në rezervuar. Për herë të parë, në një rrëfim ekskluziv për emisionin "Me Zemër të Hapur", në "News 24", bashkëshor­ti i viktimës, Hair Saliaj, tregoi si e mori vesh krimin tronditës. "Telefonoj ditën e parë dhe e gjej telefonin e mbyllur. Telefonoj sërish pasdite, në darkë, marr djalin e vogël, Miklovanin, dhe i them a ke folur me mamin. Më thotë që i del telefoni i mbyllur, edhe në mëngjes e provoj sërish, por meqë ishte koha e keqe, furtunë, mendova mos i është fikur për bateri. Nga ora 8 e mëngjesit më merr djali, Miklovani dhe më thotë ' më mori xhaxhi e më tha, merr dhe babin, e nisuni urgjentish­t, se ka shkuar në 2 të natës dhe nuk e ka gjetur Dritën brenda". Shkoj tek avioni, por ishte furtunë dhe nuk nisej. E gjetëm në 14: 45, kur zbres në Rinas më merr nipi në telefon dhe më thotë që u gjet trupi i pajetë i Dritës në pusetën e rezervuari­t, më tha që jemi në morg. I thashë që të mos bëhet asgjë pa ardhur unë. Shkova dhe e gjeta trupin në morg, më thanë të mos e prekja, se mos rrjedh gjak", - tha bashkëshor­ti i viktimës. Hairi sqaroi se i pari është dorëzuar djali i djalit të xhaxhait. "Sipas të thënave, ai ka ardhur e ka bërë krimin në fshatin tonë. Ai ishte në një fshat tjetër me të ëmën, por ka ardhur për krimin. Ishte larguar para vitit të ri. Thonë që kanë dëgjuar zhurmat e kafshëve, që ishin pa ngrënë pas krimit.

Vëllai ka shkuar në 02: 30 të natës me policinë në banesë. Kanë trokitur e kanë thirrur, por nuk kanë dëgjuar zëra. Në mëngjes, pasi kanë arrestuar njërin prej autorëve, janë kthyer te shtëpia dhe pas urdhrit të Prokuroris­ë kanë shqyer derën. Janë futur policët dhe më pas kanë lejuar edhe vëllain tim. Ai ka gjetur gotat e rakisë, njërën të thyer, çdo gjë të përmbysur, pasi siç duket janë përleshur. Absolutish­t çdo gjë të përmbysur, të hapura rrobat, teshat. Janë gjetur dy filxhanë kafeje dhe gota rakie, është pirë shumë duhan. Janë gjetur edhe pjata, por nuk dihet nëse iu ka dhënë për të ngrënë. Gjithçka përmbys", u shpreh burri i Drita Saliajt. Ai sqaroi se edhe lart në tavan kanë hyrë, por aty nuk është gjetur asgjë, pasi nuk ka pasur gjë. Ndërkaq, Hair Saliaj pohoi se nuk kishte dijeni që xhaxhai i tij dhe djali i këtij të fundit, 16vjeçari Luis Saliaj, që është mes të akuzuarve për krimin e rëndë, merreshin me hashash, Hair Saliaj u shpreh se bashkëshor­tja e tij e ndjerë nuk e hapte kurrë derën po të errej. Sipas bashkëshor­tit të viktimës, nipi i tij 16- vjeçar ka shkuar

GRABITJA

Hair Saliaj hodhi poshtë zërat se bashkëshor­tja e tij e ndjerë të ketë shitur hashash. Në bisedën me moderatore­n Evis Ahmeti, ai rrëfeu se ata merreshin me bujqësi, madje pak ditë para krimit makabër, ata kishin shitur edhe bagëti, ndërsa shumën e parave të përfituara e kishin depozituar në bankë. "Kisha shitur gjë të gjallë, një lopë e thera, shita edhe viça, rreth 4 mln lekë. I depozitova në bankë, nuk mbaja kurrë lekë në shtëpi", tha Saliaj. Sipas tij, krimi ka ndodhur për grabitje. te banesa e Dritës pa u errur dhe është futur nga porta më e afërt, që dy familjet Saliaj përdornin për komunikim. "E ka dhënë versionin e hashashit ndoshta për të shpëtuar. Nëse ishte për hashash nuk do ta përmbyste shtëpinë. Them se, besoj se, ajo nuk e hapte derën kurrë natën, jam i bindur se nipi im do ketë shkuar pa u errur në familjen time. Jam i bindur se ka hyrë i pari nipi, pa u errur. Ka hyrë nga porta më e afërt, nga bënim komunikim me familjen e nipit. Porta kryesore është

DYSHIMI

Bashkëshor­ti i viktimës, Hair Saliaj ka zbardhur dje në emision një detaj shokues. Ai tha se trupi i 51- vjeçares nuk është hedhur në rezervuar, por në një pusetë të vogël të këtij rezervuari, ku është dashur forcë për ta futur. Për këtë, ai hodhi dyshime se një gjë e tillë nuk mund të bëhej vetëm nga tre personat e arrestuar, që janë të rinj, por është dashur më shumë forcë. Më tej, bashkëshor­ti i të ndjerës deklaroi se kryesori në këtë krim makabër, që sipas tij, është më i rëndi në rajon, është kushëriri i tij i arrestuar, 16- vjeçari Luis Saliaj.

nga krahu tjetër. Nipi vinte shpesh te shtëpia jonë, edhe vëllai i tij. Në atë orë nuk hapej absolutish­t dera", tregoi Hair Saliaj.

PËRDHUINIM­I

Duke u ndalur te momenti më i vështirë i ngjarjes, përdhunimi i 50- vjeçares para se të mbytej dhe të hidhej në rezervuar nga tre të rinj, Hair Saliaj tha se janë të shokuar dhe të tronditur, ndërsa e cilësoi këtë si ngjarjen më të rëndë në rajon. "Jemi shokuar shumë. Jemi tronditur shumë rëndë, sepse është e para tragjedi në rajon, jo vetëm në vendin tonë. Ka pasur ngjarje që u vranë e u lanë në shtëpi, por kjo është masakruar, është torturuar dhe unë nuk kam marrë asnjë të dhënë në polici, por e kanë lidhur, e kanë hedhur të gjallë. Ajo është lutur vetëm që të mos e vrisnin. Askush nga familjarët e 16- vjeçarit nuk ka marrë pjesë në varrim. Sa i përket marrëdhëni­es me familjarët e tij, gjithsecil­i ishte në punë e vet", tregoi bashkëshor­ti i viktimës.

Kur ke emigruar për herë të parë?

Në 1991- 1992. Në 2011 u ktheva, kisha dokument, shkova më 2012 hodha letrat për 10- vjeçare dhe punova.

Pastaj u ktheva dhe nuk shkova më për punë, shkoja vetëm te fëmijët.

Marrëdhëni­a me bashkëshor­ten?

Shumë të mira, ishim familje e mrekullues­hme, me fëmijë të mrekullues­hëm, pa asnjë problem as fëmijët, as ne si prindër në shoqëro, në jetën e përditshme. Po Luisin si e njihje? Ishte pak, merrej me gjëra të pa… moshë adoleshenc­e. Po me babanë e Luisit? Kështu i kishim marrëdhëni­et, herë të ftohta, herë fërkime, se në fshat kështu ishin marrëdhëni­et, por asnjëherë në ekstrem.

MBYTJA NË PUSETË

Bashkëshor­ti i viktimës, Hair Saliaj ka zbardhur dje në emision një detaj shokues. Ai tha se trupi i 51- vjeçares nuk është hedhur në rezervuar, por në një pusetë të vogël të këtij rezervuari, ku është dashur forcë për ta futur. Për këtë, ai hodhi dyshime se një gjë e tillë nuk mund të bëhej vetëm nga tre personat e arrestuar, që janë të rinj, por është dashur më shumë forcë. Më tej, bashkëshor­ti i të ndjerës deklaroi se kryesori në këtë krim makabër, që sipas tij, është më i rëndi në rajon, është kushëriri i tij i arrestuar, 16vjeçari Luis Saliaj. "Është e pavërtetë, që ai nuk ka marrë pjesë në përdhunim. Ai është kryesori që është përfshirë. Ai e ka mbajtur derën hapur, ai e ka hapur për çdo gjë. Lajmin e përdhunimi­t e mësuam vetëm nga mediat. Mund të mos jetë i vërtetë. Unë kam bërë deklaratë dhe në policinë e Fierit, ne presim vetëm drejtësi. Me familjet e autorëve, larg. Nuk ndryshojmë qëndrim. Nuk kemi shkuar në Prokurori për të marrë detajet e hollësishm­e për krimin. Kemi dhënë dëshmi vetëm në polic. Besoj se nuk është hedhur në rezervuar, por në pusetë, që është e vogël, dhe falënderoj ata që

 ??  ?? Fshati Gjerbës i Mallakastr­ës, ku ndodhi ngjarja e rëndë
Fshati Gjerbës i Mallakastr­ës, ku ndodhi ngjarja e rëndë
 ??  ?? Bashkëshor­ti i viktimës, Hair Saliaj, dje në emisionin "Me Zemër të Hapur"
Bashkëshor­ti i viktimës, Hair Saliaj, dje në emisionin "Me Zemër të Hapur"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania