Gazeta Shqiptare

Prokuroria apelon vendimin: Endrit Dokle duhet të rikthehet në burg

Banda e Durrësit/ "Ndalohet lirimi me kusht për të dënuar përsëritës dhe ata përjetë" "Lirimi është i pabazuar në ligj dhe në prova"

-

Një ditë pas lirimit nga burgu të numrit dy të bandës së Durrësit, prokuroria e Krujës ka depozituar apelimin. Ajo kundërshto­n vendimin e lirimit të Endrit Dokles. Mësohet se apeli është depozituar në sekretarin­ë e gjykatës dhe për këtë cështje është njoftuar dhe zyra e prokurorit të përgjithsh­ëm. Ndërkohë, prokuroria e Krujës jep shkaqet e ankimimit të vendimit të Gjykatës së këtij rrethi që liroi me kusht, Doklen, i dënuar me burg përjetë. Në arsyetimin e saj Prokuroria e Krujës deklaron se ka kërkuar përjashtim­in e gjyqtares Enkelejda Hoxha. Po kështu thuhet se nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuar përsëritës dhe për të dënuarit përjetë.

Prokuroria e Krujës njoftoi të mërkurën se ka ankimuar vendimin e datës 14 janar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë për pranimin e kërkesë për lirimin me kusht të të dënuarit me burgim të përjetshëm, Endrit Dokle. Në tetë faqe apel prokuroria pretendon se ishte cënuar procesi i rregullt dhe se Dokle nuk përfitonte liri me kusht në asnjë prej rrethanave të parashikua­ra nga ligji.

Sipas akuzës Dokle ishte përsëritës, nuk ishte penduar dhe nuk kishte vuajtur kohën minimale të dënimit për t'u konsiderua­r për lirim me kusht. Një avokat mbrojtës i Dokles nuk qe e mundur të kontaktohe­j.

Prokuroria e nis ankimin në lidhje me shkeljet proceduria­le të kryera sipas saj nga ana e gjyqtares Enkeleida Hoxha. Në ankim theksohet se gjyqtarja Hoxha nuk mund të ishte e paanshme në këtë gjykim pasi kishte shqyrtuar më parë dhe vendosur në favor të Dokles kërkesa të tjera penale si ndryshimi i llojit të sigurisë së burgut, njohje paraburgim­i, amnisti etj. "Fakte këto që tregonin se kjo gjyqtare nuk krijonte besimin e duhur për të vazhduar të shqyrtonte këtë çështje", citohet në ankim ku shtohet se, gjykata nuk i ka njohur ende me arysetimin e vendimit për rrëzimin e kërkesës për përjashtim.

Prokuroria argumenton më tej se nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës dhe për ata që kanë kryer disa prej krimeve që dënohen me burgim të përjetshëm. "Ajo që duhet të vlerësohej dhe të analizohej nga instiucion­et e mësipërme dhe prej gjykatës është dhe fakti se kërkuesi është dënuar pra është përsëritës dhe me vendimin nr. 29 dt 15.04.2013 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda", thuhet në apel.

Sipas organit të akuzës për të marrë në konsiderat­ë lirimin, nëse plotësohes­hin

kriteret e tjera do duhej, sipas Kodit Penal në fuqi, që i dënuari të ketë vuajtur jo më pak se 35 vite burgim dhe gjatë vuajtjes së dënimit të ketë mbajtur sjellje shembullor­e. Ndërsa nëse rasti kërkon zbatimin e Kodit Penal të vjetër, të paktën 25 vjet.

Sipas prokuroris­ë nga përllogari­tja e periudhës së dënimit të vuajtur prej Dokles deri më datën e raportit janë përkatësis­ht 25 vjet e 6 muaj e dhjetë ditë, por kjo duke përfshirë periudhën e amnistisë e njohur me vendim gjykate përkatësis­ht 4

vite.

Prokuroria vlerëson se Dokle nuk e ka përmbushur për asnjë nga rastet kriterin formal, lidhur me kohën efektive të vuajtjes së dënimit. "Në rastin konkret duhen hequr kohën e përfituar me amnisti, rreth 5 vite, kështu kërkuesi konsideroh­et se ka vuajtur për efekt të nenit 64 dhe 65 të K. Penal rreth 20 vite pra nuk ka plotësuar kohën e vuajtjes së dënimit", argumenton prokuroria.

Po ashtu theksohet se llogaritja e amnistisë si dënim i vuajtur është në shkelje të ligjit.

 ??  ?? Endrit Dokle
Endrit Dokle
 ??  ?? Gjyqtaria, Enkelejda Hoxha
Gjyqtaria, Enkelejda Hoxha
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania