Gazeta Shqiptare

Ndryshon mënyra e aplikimit për ndihmë ekonomike, ministrja: Procedurë online

Nga qershori, vërtetimi i ndihmës ekonomike do të merret me nënshkrimi­n elektronik Manastirli­u: 41 shërbime nga MShMS ofrohen në e- albania nga 1 janari

-

Aplikimi për ndihmën ekonomike do të kry het online, në një kohë që në të dy sektorët e shëndetësi­së dhe atë të mbrojtjes sociale janë 41 dokumente, të cilat qytetarët mund t'i aksesojnë në mënyrë elektronik­e. Ditën e djeshme ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u deklaroi nga Drejtoria Rajonale e Shërbimit Social në Berat, se në këtë mënyrë qytetarëve nuk do t'u duhet të sjellin një sërë dokumentes­h për aplikim, por vetëm ID- në. "Nuk janë vetëm shërbimet shëndetëso­re, janë, gjithashtu, dhe shërbimet sociale ku ne po bëjmë një përparim për sa i përket shërbimeve online. Me shërbimet sociale dhe nëpërmjet skemës së ndihmës ekonomike ne kemi arritur të zhvillojmë një program elektronik ku qytetarët nuk kanë më nevojë të sjellin dokumente pa fund, por vetëm me kartë identiteti aplikojnë për ndihmën ekonomike në zyrat vendore, të cilat i verifikojn­ë të gjithë dokumentet e tjera online. Me revolucion­in digjital qytetarët mund ta aksesojnë vetë nëpërmjet eAlbania statusin e tyre, nëse janë përfitues ose jo të ndihmës ekonomike",- tha Manastirli­u. Vetëm nëpërmjet kartës së identifiki­mit ata aplikojnë, dhe nëpërmjet formularit që realizohet në zyrat e shërbimit social shtetëror ata aplikojmë për t'u bërë ose jo përfitues në bazë të kritereve të programit të asistencës apo të ndihmës ekonomike",- tha Manastirli­u.

VËRTETIMET ONLINE

Zgjerimi i shërbimeve online do të vijojë më tej me vërtetimin e ndihmës ekonomike me nënshkrim elektronik. "Ajo çfarë vjen si risi nga data 1 janar është identifiki­mi nëpërmjet portalit e- Albania i statusit nëse je përfitues ose jo i ndihmës ekonomike. Vetë çdo person apo familjar që kërkon informacio­n, mund të aksesojë nëpërmjet portalit e- Albania statusin e tij por ajo çka është më e rëndësishm­e është që duke u zgjeruar me shërbimet online, ky vërtetim do të jetë edhe me nënshkrim elektronik, pra do të mund të tërhiqet si vërtetim i vlefshëm online për shërbime të tjera, si për bursën për fëmijët në universite­t apo librat falas, etj.",- bëri me dije ministrja. Janë 75 shërbime të Ministrisë së Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale që do të ofrohen online brenda vitit 2020. Nga data 1 janar, 41 shërbime ofrohen online për qytetarët.

KRITERET PËR NDIHMËN EKONOMIKE

Shtetasit shqiptarë që plotësojnë kriteret dhe dokumentac­ionin e kërkuar, kanë të drejtën e përfitimit të ndihmës ekonomike. Respektivi­sht këtë ndihmë do ta përfitojnë: familjet në nevojë, që nuk kanë të ardhura ose kanë të ardhura të pamjaftues­hme; jetimët, të cilët nuk janë në institucio­net e përkujdesj­es shoqërore; prindërit me më shumë se 2 fëmijë të lindur njëherësh, që u përkasin familjeve në nevojë; viktimat e trafikimit, pas daljes nga institucio­net e përkujdesj­es shoqërore, deri në çastin e punësimit të tyre; si dhe viktimat e dhunës në marrëdhëni­et familjare, për periudhën e vlefshmëri­së së urdhrit të mbrojtjes ose të urdhrit të menjëhersh­ëm të mbrojtjes, që nuk trajtohen në institucio­net e përkujdesj­es shoqërore. "Ndihma ekonomike për familjet pa të ardhura ose me të ardhura të pamjaftues­hme, është një pagesë që jepet në formën e një shpërblimi mujor në lekë, e cila kufizohet në kohë për një periudhë jo më shumë se 5 ( pesë) vjet. Kufizimi në kohë i ndihmës ekonomike nuk aplikohet për: a) familjet, anëtarët e së cilës janë mbi moshë pune; b) familjet me kryefamilj­are gra, me të paktën një fëmijë që ndjek arsimin bazë",- theksohet në vendim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania