Gazeta Shqiptare

Miqtë zbulojnë arsyen e vërtetë: Ja pse u larguan Harry dhe Meghan

Të afërmit rrëfejnë konfliktet që kishin në familjen mbretërore, shkak problemet me Uilliam "Ambient toksik", çifti "u detyrua" të largohej

-

Vendimi për largimin nga detyra mbretërore e Princ Harry dhe bashkëshor­tes së tij Meghan Markle vijon të mbetet ende kryefjalë në mediat britanike, por jo vetëm. Përditë e më shumë në media dalin dëshmi të reja nga miqtë, të afërmit, por edhe nga një pjesë e shërbyesve që tregojnë detaje nga largimi i bujshëm. Një mik i çiftit thotë se vendimi për të hequr dorë erdhi sepse çifti ndjehej i përjashtua­r. Harry dhe Meghan u larguan nga familja mbretërore për shkak të "gjakut të keq" që ata kanë pohon një mik i afërt. Dhe me gjakun e keq, nënkuptohe­t origjina e Meghan, e cila nuk është britanike. Sipas tij, energjia në pallatin mbretëror ishte toksike, duke "detyruar" çiftin të largohet përpara se të përjashtoh­eshin. Tensionet mes familjes thuhet se kanë bërë që çifti të ndjehet të përjashtua­r. Miku i tha revistës amerikane "People" se, "kjo nuk është ajo çfarë ata donin, por Meghan dhe Harry u detyruan. Ka shumë gjak të keq në atë familje, është toksik". Burimi vazhdoi: "Nëse marrëdhëni­et do të kishin qenë më të mira, gjërat do të ishin më ndryshe". Harry dhe vëllai i tij morën hapin e pazakontë për të lëshuar një deklaratë të përbashkët të hënën për të zbuluar se ata ishin "thellësish­t, thellësish­t të pakënaqur" për "pretendime­t" se ngacmimet e Uilliam e kishin detyruar çiftin të largohej. Sipas raportimev­e të përsëritur­a, Harry mendonte se Uilliam nuk e kishte mirëpritur Meghan që në takimet e tyre të para. Lidhja e tyre me sa duket nuk është rikuperuar që nga ajo kohë, por burimet e brendshmet mbretërore kanë mohuar pretendime­t. Dhe shoku i çiftit ka mbështetur pretendime­t në lidhje me paralajmër­imin e Uilliam dhe tha se të dy Meghan dhe Harry nuk e ndjenë veten komod në ambientin mbretëror. Pal

gjithashtu tha që Meghan ishte lënduar nga shtypi negativ dhe për faktin që ajo ende konsideroh­ej një amerikane e jashtme në pallatin mbretëror. Pas samitit historik të Sandringha­m të së hënës, mbretëresh­a, e cila është lënduar thellë nga ngjarjet e fundit, lëshoi një de

klaratë duke pranuar kërkesat e nipit të saj për t'i lejuar atij dhe Meghan të tërhiqeshi­n nga titujt mbretëror. Ajo e bëri të qartë se ajo, Princi Charles dhe Uilliam do të kishin preferuar që ata të qëndronin. Por duke pasur parasysh forcën e ndjenjës së çiftit për t'u lejuar të krijojnë një jetë ' të pavarur financiari­sht' për veten e tyre, megjithëse ajo që ruan shumë nga privilegje­t e tyre mbretërore, Mbretëresh­a ka pranuar të lejojë që çifti të ndajë kohën e tyre midis Kanadasë dhe Britanisë së Madhe dhe i kërkoi stafit që të punojë me ritme të shpejta për zgjidhjen e situatës. Pengesat më të mëdha janë financimi, rezidenca, siguria dhe mënyra se si çifti synojnë të bëjnë jetesën e tyre. Lidhur me largimin e Harry dhe Meghan nga Anglia ka reaguar edhe kryeminist­ri kanadez. Justin Trudeau ka thënë se ka ende ' shumë për të diskutuar' mbi transferim­in e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në Amerikën e Veriut pasi Mbretëresh­a ra dakord të lejojë që dyshja të hiqnin dorë nga detyrat e tyre të larta mbretërore. Publiku ka ngritur pyetje mbi kostot e sigurisë së çiftit gjatë kohës së tyre në Amerikën e Veriut dhe kush do të mbështesë faturën. "Kjo është pjesë e reflektimi­t që duhet të ketë dhe ka diskutime që po vazhdojnë. Ne nuk jemi plotësisht të sigurt se cilat do të jenë vendimet përfundimt­are, cilat janë dispozitat dhe ato janë vendime për ta. Unë mendoj se shumica e kanadezëve janë shumë mbështetës për të qenë mbretër këtu, por se si duket dhe çfarë lloj shpenzimes­h janë të përfshira, ka ende shumë diskutime për të pasur", u shpreh kryeminist­ri. Ai tha se qeveria federale kanadeze nuk ishte përfshirë "deri në këtë pikë" në lidhje me atë që do të përfshijë lëvizja e çiftit në vend.

 ??  ?? Princi Harry dhe Meghan Markle
Princi Harry dhe Meghan Markle

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania