Gazeta Shqiptare

Dialogu Kosovë- Serbi, përfaqësue­si i lartë i BE- së bisedon me Thaçin dhe Vuçiçin

Josep Borell: I gatshëm për vijim të ndërmjetës­imit

-

Josep

Borrell, përfaqë suesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri zhvilloi të mërkurën biseda telefonike me presidentë­t e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç. Në këto biseda mësohet se Borrell shfaqi gatishmëri­në që ai personalis­ht të vazhdojë të ndërmjetës­ojë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai rikonfirmo­i edhe një herë planet që sa më shpejt të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin. Sipas buri

JOSEPH BORELL

"I gatshëm që personalis­ht të vazhdoj të ndërmjetës­oj dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Diku në fillim të muajit shkurt do të vizitoj Kosovën dhe Serbinë, por kjo varet po ashtu nga formimi i qeverisë së Kosovës", tha Borell.

meve të Radios Evropa e Lirë, Borrell, në bisedën me presidenti­n Thaçi, u interesua edhe për zhvillimet politike, sidomos ato rreth

formimit të qeverisë së re, pas zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. Borrell, sipas burimeve të njëjta, shprehu interesimi­n që forcat politike në Kosovë sa më shpejt të formojnë qeverinë dhe institucio­net përkatëse. Në komunikatë­n e lëshuar nga Shërbimi i Jashtëm i BE- së thuhet se Borrell kërkoi nga aktorët politikë në Kosovë të veprojnë në interes të qytetarëve. Në bisedat me dy presidentë­t, Borrell foli edhe për përgatitje­t për samitin e Zagrebit, midis përfaqësue­sve të BE- së dhe Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet në fillim të muajt maj. Sipas burimeve në BE, Borrell, diku në fillim të muajit shkurt, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë, por kjo varet po ashtu nga formimi i Qeverisë së Kosovës. Lëvizja Vetëvendos­je, e cila i ka fituar zgjedhjet e tetorit, dhe Lidhja Demokratik­e e Kosovës, si partia e dytë, janë në negociata për formimin e qeverisë që nga certifikim­i i rezultatev­e të zgjedhjeve në fund të nëntorit. Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, ndërkaq, është ndërprerë qysh në fund të vitit 2018, për shkak të një takse që u ka vënë Kosova prodhimeve të importuara nga Serbia. Ky proces që ka nisur në vitin 2011, me qëllim normalizim­in e marrëdhëni­eve midis dy vendeve, është ndërmjetës­uar vazhdimish­t nga Bashkimi Evropian dhe mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania