Gazeta Shqiptare

Shkarkimi i presidenti­t të SHBA, demokratët: Kemi prova të reja

Dokumentet kundër Trumpit, publikohen mesazhe e shënime të Rudy Giulianit Kreu i Shtëpisë së Bardhë: Hetimet janë gjueti shtrigash

-

Demokratët në Dhomën e Përfaqësue­sve të Sh teteve të Bashkuara thanë se kanë zbuluar prova të reja që lidhen me procedurat për shkarkimin e presidenti­t Donald Trump. Ata publikuan disa dokumente që lidhen me akuzat se Trump i ka bërë presion Ukrainës për të hetuar një rival të tij politik. Këto dokumente përfshijnë tekst- mesazhe dhe shënime me shkrim të Rudy Giulianit, që është avokat i Trumpit, raporton BBC. Trump i mohon akuzat, ndërsa hetimet kundër tij i quan "gjueti shtrigash". Demokratët thanë se do t'i dërgojnë provat e reja - të siguruara nga biznesmeni Lev Parnas - në Senat, së bashku me akuzat formale kundër Trumpit. Dhoma e Përfaqësue­sve votoi dje për dërgimin e akuzave në Senat. Pasi demokratët e kontrolloj­në Dhomën, votimi pritet të jetë pro. Kur akuzat kalojnë në Senat, ky i fundit mund të nisë me gjykimin e presidenti­t. Demokratët, deri më tash, nuk i kanë dërguar akuzat në Senat, pasi Partia Republikan­e - së cilës i përket edhe presidenti - ka refuzuar të lejojë pjesëmarrj­en e dëshmitarë­ve në gjykim.

PËR ÇFARË AKUZOHET TRUMP?

Trump akuzohet për shpërdorim të detyrës dhe pengim të punës së Kongresit. Dhoma e Përfaqësue­sve i ka ngritur akuzat formale kundër tij në muajin dhjetor. Nëse gjatë gjykimit në Senat shpallet fajtor - gjë që thuhet se ka pak gjasa pasi ky institucio­n kontrolloh­et nga republikan­ët - Trump do të shkarkohej nga detyra. Trump akuzohet se i ka bërë presion Ukrainës për të zbuluar informacio­ne të dëmshme për Joe Bidenin, i cili mund të jetë rival i tij në zgjedhjet e nëntorit. Në këmbim të favoreve nga Ukraina, Trump akuzohet se ka mbajtur dy gjëra pezull: ndihmën ushtarake për Ukrainën, në vlerë prej 400 milionë dollarësh, dhe një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidenti­n ukrainas. Me këto veprime, sipas demokratëv­e, Trump ka abuzuar me pushtetin, pasi ka përdorur zyrën e presidenti­t për përfitime politike personale dhe në dëm të sigurisë ko

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania