Gazeta Shqiptare

"Numri i ministrive mbetet 12", LDK bën publike ofertën për Kurtin

-

mbëtare. Trump akuzohet edhe për pengim të punës së Kongresit, pasi ka refuzuar të bashkëpuno­jë në hetime. Ndërkaq kujtojmë se katër muaj më parë, demokratët në Kongresin Amerikan në kuadër të hetimit për shkarkim që kanë nisur kundër presidenti­t të SHBA- ve, Donald Trump, kërkuan nga Shtëpia e Bardhë dokumentet lidhur me bisedën që Trump ka zhvilluar me presidenti­n e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Teksa është përshpejtu­ar procesi i hetimit për shkarkim që vazhdon në SHBA, Demokratët kanë hedhur një hap kritik duke kërkuar zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë dokumentet lidhur me Ukrainën. Letra që i është dërguar zëvendës shefit të personelit të Shtëpisë së Bardhë, Mick Mulvaney është e nënshkruar nga Komiteti i Auditimit dhe Reformës të Dhomës së Përfaqësue­sve nën kontrollin e Demokratëv­e dhe ajo shihet si një pikë kthese e rëndësishm­e nga pikëpamja e procesit për shkarkim. Në letër thuhet se dokumentet dhe materialet e tjera lidhur me bisedën mes Trumpit dhe presidenti­t ukrainas duhet t'i dërgohen Komitetit në mënyrë që të kuptohet nëse ka pasur apo jo shkelje ligjore. Nga ana tjetër, ekipi i zëvendës presidenti­t Mike Pence, i cili ishte i ftuar nga Demokratët në Kongres për të dorëzuar dokumentet lidhur me Ukrainën, njoftoi se ata nuk e kanë marrë seriozisht një kërkesë të tillë. Ndërkohë Demokratët pretendojn­ë se mosdhënia e një përgjigjej­e ndaj tyre nga Shtëpia e Bardhë, mund të jetë në vetvete një "shkak për shkarkim" në kuadër të akuzës për "pengesë të drejtësisë". Derisa Shtëpia e Bardhë nuk është prononcuar lidhur me çështjen, Trump në një deklaratë dje theksoi se mund të mos u japë përgjigje kërkesave të tilla që mund të vijnë nga Demokratët në Kongres.

Ditën

e djeshme LDK- ja ka publikuar ofertën për Lëvizjen Vetëvendos­ja, sa i takon krijimit të qeverisë së re në Kosovë. "Ditën e mërkurë kemi dorëzuar me shkrim ofertën tonë për bashkëqeve­risje me VV- në, të propozuar në takimin e datës 8 janar 2020. Në këtë takim, dhe në të gjitha takimet e mbajtura deri më tani, LDK- ja ka shprehur gatishmëri­në për qeverisje të përbashkët në interes të shtetit të Kosovës, duke respektuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor 2019. Vetëm një marrëveshj­e që reflekton këtë vullnet siguron stabilitet qeverisës për mandat të plotë prej katër vitesh. Kjo marrëveshj­e duhet finalizuar sa më parë në mënyrë që të fillojmë zbatimin e programit qeverisës të dakorduar nga dy ekipet tona, që mundëson reforma të thella ekonomike, sociale, të sundimit të ligjit dhe të integrimit euro- atlantik të Republikës së Kosovës." shkruan Avdullah Hoti përmes një postimi në "Facebook", ndërsa publikon edhe kërkesat e forcës politike ku bën pjesë drejtuar Albin Kurtit.

PROPOZIMET E LDK- SË

1. LDK- ja do të ketë kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e presidenti­t, pastaj kryetari i Kuvendit do t'i kalojë VV- së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeve­risjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore ( VV- ja e ka kryeminist­rin, LDK- ja kryetarin e Kuvendit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV- ja mban dy pozita të larta shtetërore ( Kryeminist­rin dhe Kryetarin e Kuvendit), kurse LDKja një pozitë ( Presidenti­n, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutë­s).

2. Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët, me këto përjashtim­e:

a) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologji­së.

b) Ministria e Administri­mit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshj­es së arritur në takimet e mëparshme dhe mbetet për komunitete­ve jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.

3. Partnerët e koalicioni­t, në përputhje me dispozitat kushtetues­e, për Presidenti­t të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDKja.

4. Si rezultat i kësaj marrëveshj­e, deri në zgjedhjen e presidenti­t:

VV do të ketë Kryeminist­rin, Nënkryetar­in e parë të Kuvendit, Zëvendëskr­yeministri­n e dytë dhe pesë ministri, ndërkaq

LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetar­in e dytë të Kuvendit, Zëvendëskr­yeministri­n e parë dhe pesë ministri.

b. Pas zgjedhjes së Presidenti­t, të propozuar nga LDK- ja:

VV do të ketë Kryeminist­rin, Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetar­in e parë të Kuvendit, Zëvendëskr­yeministri­n e dytë dhe 5 ministri, ndërkaq

LDK do të ketë Presidenti­n si kandidat të saj të propozuar ( por që si President vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutë­s), si dhe Nënkryetar­in e dytë të Kuvendit, Zëvendëskr­yeministri­n e parë dhe 5 ministri.

5. Të gjitha çështjet e tjera mbesin ashtu siç janë dakorduar në takimet e mëparshme.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania