Gazeta Shqiptare

Gjuhëtare, jo xhandare/ Ligji për gjuhën ose ligji i bunkerit

Gjuhëtarja, në një analizë mbi librin “Rreziku shqipo- shqepan për shqipen” Një ligj për gjuhën, si lindi ideja që po nxit debat

- Nga Ledi Shamku- Shkreli

“Shqipja që u rrezikoka nga shkurtimet e adoleshent­ëve në celular apo se nxënësit mezi shquakan para- prapashtes­at” ishte konstatim i llojit “a të qaj pesë minuta”.

Gulçi për Ligjin e Mbrojtjes së Gjuhës është shenjë e qartë se mund ta nxjerrësh dikë nga bunkeri po nuk e nxjerr dot bunkerin prej tij.

Shqipja rrezikon, po!

1. Rrezikon NUMERIKISH­T! Kemi po aq nxënës jashtë vendit sa kemi brenda vendit. Dhe ata janë gjuhëhumbu­r nëse këtë punë e lemë veç në dorë të përpjekjev­e vullnetare dashamire të emigrantëv­e patriotë. Jemi komb gjuhësor; quhet shqiptar veç ai që flet shqip. Mbi 500 mijë fëmijë emigrantë bij shqiptarës­h po përgatiten ta humbin shqipen.

Ligji i Bunkerit si ndihmon këtu apo ç’nemelazëm se kemi hallin e ë- ve?!

2. Rrezikon SHKENCËRIS­HT çintegrimi­n! Numërojmë nga e kaluara Bopp, Meyer, Jokl, Cimohoëski, Pedersen, Hahn, Hamp, Pisani, Tagliavini, Desnickaja etj., etj. etj. Shqipja kishte zë, ishte shkencëris­ht e ndërkombët­arisht interesant­e për të huajt. “Studiohem pra jam!”. Gazulli, Mjeda, Çabej, Domi etj., etj., etj., mundën ta mbanin Shqipen para syve të Studimeve Gjuhësore Europiane: fenomenolo­gjitë e saj studiohesh­in si pjesë e hartës së madhe të gjuhëve. Sot është rrasur në një cep e rri e sheh veten në pasqyrë. Si ndihmon Ligji i Bunkerit këtu apo ç’nemelazëm se kemi hallin e ç- ve!

3. Rrezikon të kuptohet si BEZDI ngaqë këto programe shkollore ( madje edhe ankimet e ligjmëtonj­ësve) po e barazojnë dijen mbi gjuhën me dijen mbi rregullat e gjuhës dhe analizat gjuhësore. Rregulla pa Kulturë bëjnë më shumë dëm se Kultura pa rregulla. Ligji i Bunkerit si e kundërshto­n bezdinë e si e avit Kulturën, apo ç’nemelazëm se kemi hallin e shkurtimev­e nëpër “Whatsapp”- e!

4. Rrezikon TËHUAJZIMI­N E DIGLOSISË duke e parë shqipen e letrës si mjet sa për të mbaruar punë shpejt e shpejt në një komunikim formal e për ta zhveshur fill siç zbathim nga këmba një palë taka të parehatshm­e, mbathur sa për një qokë. Ligji i Bunkerit mendon se zgjidhet me shkop ky hall, apo prit se kemi hallin e ca deputetëve!

5. Dhe e fundit: SHQIPJA RREZIKON TË MOS KETË MË

Akademiku

edhe gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj, qe shprehur se duhet më shumë kujdes për ruajtjen e gjuhës shqipe, veçmas nga institucio­net në vend. Ndërsa, kryetari i Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushi shtoi se kjo është një nga përparësit­ë e institucio­nit që ai drejton për vitin 2020, hartimi i një fjalori të plotë për gjuhën shqipe dhe të një ligji, që ta mbrojë atë. “Nëse se mbrojmë ne gjuhën shqipe, s’ka kush ta mbrojë tjetër. Në fushën e albanologj­isë, Shqipëria dhe Akademia e Shkencave duhet që të jetë në avangardë. Në këtë drejtim duhet një ligj, edhe një fjalor i plotë. ASH ka bërë projekte më parë, por do t’i rishikojë dhe riprozojë, me ligj edhe me vendime të Këshillit të Ministrave për gjuhën në institucio­net publike”, shprehet akademiku Skënder Gjinushi. Ndonëse, nuk është hera e parë që Akademia e Shkencave propozon ligj për gjuhën shqipe, kësaj here Gjinushi shprehet i vendosur për më shumë për vëmendje, edhe pse ky ligj do të prek institucio­net, që shpeshherë siç rrëfen gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj nuk kanë as korrektor edhe as redaktor, thotë gaztarja Valeria Dedaj në një artikull për këtë çështje. “Besoj se është një gjë e dëshiruesh­me, jo vetëm për mua, por për cilido shqiptar që do të mirën e Shqipërisë edhe ka krenari se është shqiptar. Sa mirë do të ishte që të flasim shqip, të kujdesemi për gjuhën edhe para se të themi fjalën ta mendojmë mirë. Do të dëshiroja që viti 2020 të jetë një vit i këndelljes për gjuhën shqipe. Populli shqiptar ka një pasuri fjalësh edhe shprehjesh, është një popull që ka qenë analfabet, por fliste bukur, ndërsa sot ka më shumë diploma edhe flitet më keq...”, shprehej Shkurtaj. Prej 15 vitesh gjuha shqipe nuk ka një fjalor të ri. Fjalori i fundit i Gjuhës Shqipe, me rreth 48 mijë fjalë është botuar në vitin 2006 nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, që asokohe në varësi të Akademisë së Shkencave.

GJUHËTARËT E SAJ. Në një mjedis agresiv e të bazuar të gjithin mbi vlerat e qyrkut e të ekranit sikundër është sot mjedisi shqiptar, profesioni i brishtë e gati murgor i gjuhëtarit, që mbahet gjallë veç prej pasionit e dyshimit, ky profesion shihet si punë qyqarësh. Besojeni a jo, gjuhëtarët te ne po firojnë.

Ligji i Bunkerit si jep dorë këtu?

NJËMIJË JETË TË KISHA, NË NJËMIJË JETËT DO ISHA GJUHËTARE. Gjuhëtare, jo xhandare!

 ??  ?? Ledi Shamku
Ledi Shamku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania