Gazeta Shqiptare

"Ndryshimi i sistemit, lojë e Ramës", Kryemadhi: Me listat e hapura shmang qejfmbetje­t

-

Kryetarja

e LSI- së, Monika Kryemadhi deklaroi dje se i vetmi që duhet të japë përgjigje për ndryshimin e sistemit zgjedhor në Shqipëri, është kryeminist­ri Edi Rama, që sipas saj është i vetmi që ka votat për ta miratuar në parlament. Kryemadhi gjatë një bashkëbise­dimi me gazetarët bëri të ditur se PD- ja propozon sistem maxhoritar në gjithë vendin, ndërkohë që ajo vetë është për lista të hapura, pasi kështu do shmangte qejfmbetje­t në LSI. Por për kryetaren e LSI- së, debati për ndryshimin e sistemit është një lojë e Edi Ramës. "Ndryshimi i sistemit nuk është pjesë e nëntë kushteve të Bundestagu­t, apo i rekomandim­eve të OSBE- së. Të flasësh sot për ndryshimin e sistemit është një lojë e Edi Ramës. I vetmi instrument që e ka zvarritur këtë proces, është Partia Socialiste edhe pse Komisioni i Reformës Zgjedhore kushte përmbyllur shumë dëgjesa. Çfarëdollo­j kërkesash të ketë LSI, PD kërkon sistem maxhoritar në të gjitha zonat dhe për këtë duhet pyetur vetëm një njeri për ndryshimin e sistemit është Edi Rama. Ne nuk i kemi votat, vetëm Edi Rama i ka votat për ta ndryshuar sistemin. Ndryshimi i sistemit nuk është më në dorën e opozitës, por në dorën e Edi Ramës, edhe po të duam ne ndryshimin e sistemit, vendos veton Edi Rama. Unë jam shumë i kënaqur të kem lista të hapura, sepse nuk do kem qejfmbetje mes anëtarëve për vendosjen në listë",tha Kryemadhi. Ajo garantoi se axhenda opozitare nuk do të ndryshoje dhe se LSI do të intensifik­ojë veprimin politik përmes denoncimev­e dhe protestave.

opozitën jashtë parlamenti­t ishte konstrukti­v. "Unë mirëpres marrëveshj­en për rrugën përpara për reformën zgjedhore", shprehet komisioner­i. Ndërsa kreu i PD- së, Lulzim Basha pas takimit me

Varhely tha se marrëveshj­a për reformën u arrit me ndërmjetës­imin e Bashkimit Evropian. Ndërsa përsëriti qëndrimin për zgjedhje të lira, por pa Edi Ramën kryeminist­ër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania