Gazeta Shqiptare

‘ Qasja e vendeve skeptike ka ndryshuar’, Varhelyi: Shqipëria, gati negociatat

Lehtësim për reformat, Brukseli jep 28 mln euro shpërblim për performanc­ën ' Rast i freskët i kçk , Rama: Të angazhuar për reformat

- Valentina Madani

Komisioner­i për Zgjer imin e BE- së, Oliver Varhelyi, erdhi dje shpresë plotë në Tiranë se mund të hapë negociatat para samitit të Zagrebit, por sipas tij Shqipëria ka ende sfida përpara. Në konferencë­n e përbashkët për shtyp me kryeminist­rin Edi Rama, Varhei tha se optimizmi i tij bazohej në 3 shtylla kryesore, ku e para dhe më e rëndësishm­ja është metodologj­ia e re që do të përdoret për vendet që duan të anëtarësoh­et, por dhe për vendet anëtare, e që do të bëhet publike brenda këtij muaj. Në një konferencë për mediat, ai cilësoi lajm të mirë nisjen e dialogut pozitëopoz­itë për reformën zgjedhore, ndërsa njoftoi se Shqipëria do të shpërblehe­t me 28 milionë euro për performanc­ën e mirë. Komisioner­i për Zgjerimin beson se me metodologj­inë e re dhe me përparimin e reformave nga vendi ynë, Shqipëria ka mundësi të marrë dritën jeshile në samitin e Këshillit Europian në mars. Sipas zyrtarit të lartë të BE- së kjo nënkupton intensifik­imin e bashkëpuni­mit politik mes të gjitha palëve për të kapërcyer sfidat me të cilat po përballet Shqipëria.

BISEDIMET

Komisioner­i i Zgjerimit të BE- së, z. Olivér Várhelyi shpreson që hapja e negociatav­e të ndodhë para Samitit të Zagrebit që është në maj të këtij viti. Ai njoftoi se ka biseduar me dy vendet skeptike për sa i përket hapjes së negociatav­e me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, ai ka biseduar me Francën dhe me Holandën dhe ka vërejtur një klimë pozitive për negociatat. "Ndoshta ju keni parë që kam qenë në Paris javën e shkuar. Kam pasur takime edhe me autoritete­t holandeze, këto dy shtete anëtare, të cilat kanë shprehur shqetësime në muajin tetor të vitit të shkuar. Ne i kemi diskutuar këto shqetësime që kanë këto dy shtete anëtare. Ndërkohë, unë, në fakt, po bisedoj dhe me të dy këto shtete që në fakt u ndikuan nga samiti i tetorit dhe ajo që po bëj është që po përpiqem të shoh ecurinë, përparimin që është arritur tashmë dhe se çfarë do të mund të arrihet gjatë kësaj periudhe. Në fakt, jam shpresëplo­të që me metod

SHPËRBLIMI

32- 15

ologjinë e re, me qasjen e re që do të ribalancoj­ë, ekuilibroj­ë, në rast se mund ta them në këtë formë, negociatat për anëtarësim, jo vetëm për shtete që dëshirojnë të bëhen shtete anëtare, por edhe për shtetet anëtare të BE dhe po ashtu me përparimin që po vazhdon të arrihet në Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut ne do të mund ta ndryshojmë klimën politike. Pra, jam shumë shpresëplo­të, jam shumë pozitiv. Kam pasur, në fakt, diskutime mjaft pozitivë në Paris dhe po ashtu edhe me autoritete­t holandeze, ne po punojmë fort me vendosmëri që kjo gjë të ndodhë", - u shpreh Olivér Várhelyi.

Shqipëria ka përfituar 28 mln euro si shpërblim për punën e bërë në rrugën drejt

Bashkimit Europian. Ndërkohë Komisioner­i i Zgjerimit të BE- së, Olivér Várhelyi shpreson se hapja e negociatav­e për Shqipërinë të ndodhë para samitit të Zagrebit që është në maj të këtij viti. Në konferencë­n e përbashkët për media me kryeminist­rin Edi Rama, Komisioner­i Varhelyi tha se raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë vazhdon të jetë i vlefshëm duke e vlerësuar vendin të gatshëm për hapjen e negociatav­e. Ndër të tjera Komisioner­i Varhelyi tha se raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë vazhdon të jetë i vlefshëm duke e vlerësuar vendin të gatshëm për hapjen e negociatav­e. Várhelyi theksoi se reformat në Shqipëri duhet të kryhen. Po ashtu tha se marrëveshj­a për reformën zgjedhore është një gur kilometrik i rëndësishë­m, duke premtuar se do të flasë me opozitën për rolin e saj.

PARALAJMËR­IMI

Kryeminist­ri Edi Rama i shprehu mirënjohje­n Komisioner­it Várhelyi duke thënë se tashmë po e presin si mik që po ndihmon Shqipërinë drejt BE. "Sigurisht që kemi diskutuar dhe për aspektin tjetër, atë të ecurisë së mëtejshme të procesit të integrimit dhe kemi ndarë së bashku pikëpamjet lidhur me çfarë ka ndodhur në fund të vitit të shkuar dhe çfarë mund të presim nga ky vit, në këtë aspekt. Por, ajo që është e rëndësishm­e është që ne, Shqipëria, do të bëjmë të njëjtat gjëra që do të bënim edhe po të ishin hapur negociatat në fund të vitit të shkuar dhe do t'i bëjmë edhe me më shumë vendosmëri, sepse kjo për ne është e vetmja rrugë, pavarësish­t arritjes ose mosarritje­s së konsensusi­t brenda Këshillit Europian për të marrë vendimin formal për hapjen e negociatav­e", - theksoi z. Rama. Gjatë konferencë­s për shtyp me Komisioner­in e Zgjerimit të BEsë, Olivér Várhelyi, Rama reagoi për herë të parë për lirimin e Endrit Dokles i dënuar me burgim të përjetshëm, i cili u lirua pak ditë më parë me vendim të gjyqtares Enkeleida Hoxha. Kryeminist­ri paralajmër­oi se procesi kundër organizata­ve "kçk" është drejt fundit. "E kam informuar Komisioner­in për ecurinë e të gjitha proceseve të reformës në drejtësi në radhë të parë, si dhe për iniciativë­n e re që do të aktivizojm­ë në ditët në vijim. Jemi duke përfunduar diskutimet dhe me ekspertizë­n ndërkombët­are për të hapur një ofensivë shembullor­e kundër krimit të organizuar dhe eksponentë­ve të krimit të organizuar, si dhe kundër atyre gjykatësve dhe prokurorëv­e, që si në rastin fare të freskët të para dy ditësh, i përkasin organizatë­s "kap çfarë të kapësh" dhe po e përdorin autoriteti­n e tyre në këtë fazë të ndërmjetme mes sistemit të vjetër që po shembet dhe sistemit të ri, që po ndërtohet nga reforma, - për të bashkëpunu­ar hapur dhe paturpësis­ht me krimin", - tha Rama. Më pas, kryeminist­ri Edi Rama dhe Komisioner­in për Zgjerim të BEsë Olivér Várhelyi vizituan zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit, në Durrës.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dhe komisioner­i për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi
Kryeminist­ri Edi Rama dhe komisioner­i për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania