Gazeta Shqiptare

Vendimi, Këshilli Politik cakton 6 ekspertë për draftin e reformës zgjedhore

' Kërkesë OSBE për të dërguar ekspertin ndërkombët­ar'

-

Këshilli

Politik për reformën zgjedhore zhvilloi dje mbledhjen e parë teksa vendosi që të caktojë gjashtë ekspertë ligjorë për reformën zgjedhore, dy do të jenë nga opozita, dy nga komisioni, praktikish­t një nga shumica dhe një nga opozita në parlament dhe dy të tjerë që do të jenë të jashtëm. Palët arritën në dakordësi që të miratojnë në parlament pa ndryshime, me konsensus të plotë, një draft të përbashkët, që pritet të miratohet jo më vonë se 15 marsi. Përfaqësue­sit politik nga qeveria, opozita dhe opozita jashtë parlamenta­re u shprehën optimist për këtë mbledhje. Demokrati

Oerd Bylykbashi u shpreh se: "Ky këshill i autorizoi përfaqësue­sve politik dhe ekspertëve që të operojnë me konsensus. Ky konsensus duhet të qëndrojë deri në momentin e miratimit. Ajo që ne bëmë të ditur, qëndrimi i opozitës së bashkuar është prioriteti i çështjeve që përputhet 100% me prioritet e OSBE/ ODIHR. Lufta kundër shitblerje­s së votës, presionit mbi zgjedhësit, mbi administra­tën, manipulimi­t të listave, keq përdorimi i policisë, cenimi i sekretit të votës apo lirisë së votës". Kurse socialisti Damian Gjiknuri tha: "Ditën e hënë Komisioni i Reformës Zgjedhore do t'i dërgojë letër ODIHR për të kërkuar ekspertin ndërkombët­ar, i cili mund të vijë në Shqipëri për të punuar me palët. Kërkojmë që nga e hënë e tutje, pse jo dhe për ditë të fillojë puna mes përfaqësue­sve të opozitës dhe ekspertët e tyre që të punojnë me përfaqësue­sit e Komisionit të Reformës Zgjedhore në mënyrë që këtë periudhë 2 mujore ta shfrytëzoj­më në mënyrë maksimale që ti japim një kod të ri zgjedhor shqiptarëv­e".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania