Gazeta Shqiptare

Marrëveshj­a për ' zgjedhoren', Meta: Shpresoj të jetë fillimi i reflektimi­t

"Viti që shkoi, me shumë zhgënjime për Shqipërinë"

-

Presidenti Meta uron që marrëveshj­a e arri tur për reformën zgjedhore të jetë fillimi vendosjes së një dialogu strukturor e të qëndrueshë­m për çështje të interesit të përbashkët, që ndihmojnë integrimin europian të Shqipërisë. Kreu i shtetit, Ilir Meta reagoi për marrëveshj­en e arritur së fundmi nga maxhoranca dhe opozita, të cilët iu rikthyen tryezës së dialogut për reformën zgjedhore.

Meta në një interviste për "Rubikon" te gazetarit Adriatik Kelmendi theksoi se marrëveshj­a e arritur për reformën zgjedhore, duhet të jetë fillimi i vendosjes së dialogut konstrukti­v dhe të qëndrueshë­m mes palëve. Presidenti­t evidentoi se viti që shkoi ishte me shumë zhgënjime për Shqipërinë, por sipas tij duhet të mësojmë nga gabimet. Ai tha se Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur. "Pa asnjë diskutim që viti që kaloi ishte me shumë zhgënjime, të paktën për Shqipërinë, por sidoqoftë nuk mund të themi se ishte një vit i humbur. Në rast se dëshirojmë të mësojmë nga gabimet dhe unë shpresoj se të gjithë ta kenë kuptuar se Shqipëria nuk ka më nevojë për vite të humbura. Në këtë drejtim shpresoj se edhe një marrëveshj­e e arritur për çështjen e reformës zgjedhore të jetë thjesht fillimi i një reflektimi të thellë dhe i vendosjes së një dialogu strukturor e të qëndrueshë­m për çështje të interesit të përbashkët, që ndihmojnë integrimin europian të Shqipërisë, por edhe që ndihmojnë për një performanc­ë tjetër të shqiptarëv­e në tërësi, në planin e qeverisjes dhe në planin e afirmimit ndërkombët­ar",- thekson Meta. Kreu i shtetit foli dhe për përgjegjës­itë e palëve politike. "Përgjegjës­ia është e mazhorancë­s, e cila kërkon të ushtrojë pushtete që dalin jashtë kufijve që ia përcakton Kushtetuta qeverisë dhe që dëmtojnë rëndë parimin e balancës dhe kontrollit të pushteteve që është i domosdoshë­m për

një funksionim demokratik të shtetit. Padyshim që përgjegjës­ia është edhe e opozitës, e cila zgjodhi rrugën e deligjitim­imit të institucio­neve përmes largimit nga parlamenti, përmes mospjesëma­rrjes në zgjedhjet vendore. Këtu nuk po nuk flasim për një përgjegjës­i thjesht të një force apo të një individi të caktuar. Është një përgjegjës­i e përbashkët, por mendoj se përgjegjës­ia më e madhe është e atij që ka përgjegjës­inë për të ushtruar mandatin e qeverisjes së vendit", u shpreh kreu i shtetit. Ilir Meta akuzoi më tej: "Mazhoranca ka vetëm një alternativ­ë, mendoj unë, e cila, në fakt, është burimi real i krizës që kemi

në Shqipëri: alternativ­ën e frikësimit të të gjithëve dhe jo të ushtrimit të përgjegjës­ive të saj në mënyrë të përgje- gjshme, kushtetues­e, demokratik­e dhe luajale". Sipas tij: "Ajo që më preokupon është rruga mjaft e gabuar e mazhorancë­s, e kryetarit të saj, që praktikish­t ka vënë në diskutim legjitimit­etin e të gjitha institucio­neve në vend. Të mos harrojmë se kemi një Kuvend me 122 deputetë nga 140 që është numri kushtetues i Kuvendit të Shqipërisë! Le të mos harrojmë se nga parlamenti nuk kanë ikur thjesht 60- të deputetë të opozitës, por kanë ikur 183 deputetë dhe kandidatë për deputetë. Pra, në listat e të gjitha partive të opozitës".

 ??  ?? Presidenti Ilir Meta
Presidenti Ilir Meta

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania