Gazeta Shqiptare

“I dënuar për armëmbajtj­e”, PD: T'i hiqet mandati kryebashki­akut të Matit

I pesti pas zgjedhjeve të 30 qershorit, PD i çon një tjetër emër prokuroris­ë Zbardhet vendimi gjyqësor për Agron Malajn

- Valentina Madani

Demokratët

kërkuan dje heqjen e mandatit për një tjetër kryebashki­ak nga radhët e socialistë­ve, që sipas tyre, është në kushtet e ndalimit të kandidimit dhe ushtrimit të një funksioni publik. Sekretari i Përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi publikoi një vendim të formës së prerë nga gjykata e Matit, ku rezulton se Agron Malaj është dënuar me 10 muaj burg në 18 tetor të vitit 1999 për mbajtje të armëve luftarake. Sipas Bardhit fshehja e këtij vendimi nga ana e Malajt në formularin e dekriminal­izimit mjafton që prokuroria të nisë zyrtarisht verifikimi­n e të kaluarës së Kryebashki­akut të Matit. Partia Demokratik­e i ka kërkuar zyrtarisht Prokuroris­ë së Përgjithsh­me verifikimi­n e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj rezulton se ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar në një funksion publik. Ai është i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtj­e pa leje, dhe sipas ligjit për dekriminal­izimin, i ndalohet kandidimi përjetë në një funksion publik. Ky është rasti i pestë pas atij të Shkodrës, Vorës, vaut të Dejës dhe Mallakastr­ës, që konfirmon se Edi Rama ka ardhur në pushtet falë mbështetje­s së krimit dhe ndan pushtet me krimin. Ky është vendimi i gjykatës që konfirmon dënimin me vendim gjyqësor të formës së prerë të Agron Malajt, të kandidatit të Edi Ramës për Bashkinë e Matit",- u shpreh Gazmend Bardhi. Për këtë çështje Partia

Demokratik­e i ka kërkuar prokuroris­ë të nisë verifikime­t. "Partia Demokratik­e i kërkon Prokuroris­ë së Përgjithsh­me dhe më pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të veprojë pa asnjë vonesë me administri­min zyrtar të vendimit të gjykatës së Matit dhe për

heqjen e menjëhersh­me të mandatit për kryetarin e Bashkisë së Matit, Agron Malaj. Sot është koha që ligji të veprojë, dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Agron Malajt, Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetit, Agim Kajmakut apo Mark Babanit por të dalë dhe të marrë përgjegjës­i dhe t'u shpjegojë qytetarëve shqiptarë se përse alternativ­a e tij e vetme është krimi",- theksoi z. Bardhi. Agron Malaj është kryebashki­aku i pestë i akuzuar nga Partia Demokratik­e me të shkuar kriminale, ndërsa emri i tij ka qenë prezent në politikë për faktin se përmendet në dosjet e 21 janarit 2011, kur ushtronte funksion në Gardën e Republikës. Agron Malaj ishte një ndër 10 oficerët të njohur si "grupi i zjarrit",të cilët u shkarkuan nga ishministr­i i Brendshëm, Saimir Tahiri, sapo ky i fundit mori detyrën. Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se nga verifikimi i formularit të dekriminal­izimit, kryebashki­aku Agron Malaj e ka deklaruar vendimin e formës së prerë të gjykatës së Matit, ku rezulton të jetë dënuar me 10 muaj burg. Referuar ligjit të dekriminal­izmit, KQZ thotë se të dhënat e deklaruara nuk përbëjnë kusht për mosregjist­rimin e Agron Malajt si kandidat.

 ??  ??
 ??  ?? Sekretari i përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi
Sekretari i përgjithsh­ëm, Gazment Bardhi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania