Gazeta Shqiptare

Prokuroria e merr të pandehur, Agim Kajmaku vijon t'i fshihet drejtësisë

-

Prokuroria

ka mbyllur hetimet për ish kryetarin e bashkisë së Vorës Agim Kajmaku. Mësohet se prokurorët i kanë dorëzuar palës mbrojtëse akuzat të cilat janë ngritur ndaj klientit të tyre Agim Kajmaku, i cili prej dy muajsh po i fshihet drejtësisë. Ndaj tij janë ngritur akuzat e "Falsifikim­i i vulave, stampave dhe formularëv­e" dhe "falsifikim i dokumentev­e zyrtare" dhe "kryerja e funksionit pas dhënies fund të tij". Agim Kajmaku vijon të jetë në kërkim nga Policia e Shtetit që prej datës 9 nëntor 2019, ndërkohë kanë dështuar më shumë se 10 operacione për kapjen e tij. Për këtë arsye Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pranë Ministrisë së Brendshme ka nisur verifikimi­n ndaj punonjësve të policisë pasi ka dyshime për dekonspiri­m të operacioni­t për ndalimin e tij. Agim Kajmaku u denoncua nga PD dhe pas verifikime­ve rezultoi se Agim Kajmaku kishte fshehur arrestimin dhe më pas hetimin në Greqi me një emër tjetër, Jorgo Toto, duke bërë që ai të jetë në kushtet që e kap ligji i dekriminal­izimit. Në hetim ai është dhe për shkarkimin e dy nënkryetar­ëve të Bashkisë, Laureta Omeri dhe Hekuran Brahimaj, si dhe të emërimit të një tjetër nënkryetar­i, Gentian Picari, veprime që dyshohet se janë bërë ditën kur KQZ ia hoqi mandatin. Megjithatë drejtuesja politike e PS në Vorë, Belinda Balluku, e pyetur nga gazetarët nuk pranoi të flasë mbi emrin që ajo propozoi në këtë Bashki. Prokurori që hetoi dosjen e Agim Kajmakut është Kolë Hysenaj. Ndaj tij ka një masë sigurie "Arrest me burg"

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania