Gazeta Shqiptare

"Është tu na ik prej duarsh…" ja si Endrit Dokle udhëzonte trafikun e heroinës nga burgu 313

40 kg drogë drejt Italisë, aktiviteti nga gushti 2008 deri në prill 2009- ës Zbardhe përgjimet/ "Duan lekë burrat e huaj, ju prite, prite Skënderben­ë"

-

Ish- anëtari i bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili u lirua para disa ditësh nga gjykata e Krujës, u shpall fajtor edhe për trafik droge, që ai e drejtonte nga paraburgim­i 313.

Ai u gjykua së bashku me Izet Krasniqin nga Kosova për akuzat e trafikut të kryer në bashkëpuni­m në dy episode dhe grup i strukturua­r kriminal, ndërsa "Gazeta Si" ka publikuar bisedat e përgjuara të Dokles në burg. Hetimi nisi dy vjet, pasi Endrit Dokle ra në prangat e policisë. Trafiku është zhvilluar nga gushti 2008 deri në prill 2009, ku siç rezulton nga dosja që gazeta "Si" disponon, Dokle komandonte përmes telefonit ushtarët, të cilët kanë transportu­ar heroinë nga Shqipëria drejt Italisë në bashkëpuni­m me Izet Krasniqin, Isuf Bunën që ka në përgjime nofkën Lali dhe Lalushi, Shefqet Vatën me nofkën Ceti dhe Jorid Xhunga me nofkën Ruci dhe Ridi kanë trafikuar 40 kg heroinë. Hetimi u zhvillua në bashkëpuni­m me palën italiane që saktëson në dosjen që gazeta "Si" disponon se secili nga emrat e lartpërmen­dur ka marrë përsipër një rol konkret, ku kryesori rezulton Dokle që sipas akuzës dhe dosjes që gazeta "Si" disponon ka bashkërend­uar me telefon burgu veprimet e katër të tjerëve. Lali dhe Ceti kanë siguruar gjetjen e drogës, Izet Krasniqi ka kryer transporti­n, ndërsa Ruci ka pritur ngarkesën për të shpërndarë dhe shitur në Itali.

Pala italiane thotë për gazetën "Si" në dosje se në Itali në funksion të këtij hetimi u arrestuan Ervin Bakri, Flameng Kërtusha dhe Fisnik Mece, pasi në automjetin e tyre u gjetën 14

HETIMI

Trafiku është zhvilluar nga gushti 2008 deri në prill 2009, ku siç rezulton nga dosja që gazeta "Si" disponon, Dokle komandonte përmes telefonit ushtarët, të cilët kanë transportu­ar heroinë nga Shqipëria drejt Italisë në bashkëpuni­m me Izet Krasniqin, Isuf Bunën që ka në përgjime nofkën Lali dhe Lalushi, Shefqet Vatën me nofkën Ceti dhe Jorid Xhunga me nofkën Ruci dhe Ridi kanë trafikuar 40 kg heroinë. Hetimi u zhvillua në bashkëpuni­m me palën italiane.

kilogramë heroinë. Nga këqyrja e telefonave të tyre u zbuluan edhe dy numra të tjerë mes tyre numri 0693551698, që sipas një letërporos­ie urgjente të nisur nga italianët rezultoi me qelizë në paraburgim­in 313 dhe përdorej nga Endrit Dokle.

Shqipëria nga përgjimet e urdhëruara që duheshin kryer zbuloi se veç këtij numri nën hundën e autoritete­ve të burgjeve, Dokle posedonte edhe numra të tjerë, me të cilët kryente porositë kriminale. Por, për ketë hetim italianët ia dolën mbanë të bëjnë bashkëpunë­torë të drejtësisë, Mixhele Greko, i cili pasi ka marrë statusin e të penduarit ka treguar se si funksionon­te rrjeti i shpërndarj­es së heroinës ku ishin të përfshirë edhe boshnjakë.

Greko deklaron: Kreva transporti­n e drogës nga Bosnja në Itali, të cilën e mora nga Sead Cufurvic. Në këtë rast drogën e dorëzova te Bakri, ndërkohë që ai kishte si shpërndarë­s persona të tjerë të gjetur nga Endrit Dokle. Në kontakt me boshnjakun më vendosi Izet Krasniqi.

Në dosjen ekskluzive thuhet se Buna komunikon shpesh me Doklen, ndërsa ky i fundit shfaqet i shqetësuar për vonesat e shpërndarj­es së heroinës në Itali. Në datën 3 shtator 2008 regjistroh­et telefonata mes Dokles dhe S. Xhungës, kushëri i parë i Rucit, pra i Jorid Xhungës, i njohur ndryshe si Sergio.

Endriti: Po mirë thuaji të foli një herë andej, ke fol andej ti o burrë?

Xhunga: Ku?

Endriti: Andej

Xhunga: ëë .. jo, s'kam fol për Zotin

Endriti: u Sergio po shife, janë tu na zënë derën burrat e huaj

Sergio: Çfarë ke bërë ndonjë gjë lale

Endriti: Pse ndërron mu

I PENDUARI

Shqipëria nga përgjimet e urdhëruara që duheshin kryer zbuloi se veç këtij numri nën hundën e autoritete­ve të burgjeve, Dokle posedonte edhe numra të tjerë, me të cilët kryente porositë kriminale. Por, për këtë hetim italianët ia dolën mbanë të bëjnë bashkëpunë­torë të drejtësisë, Mixhele Greko, i cili pasi ka marrë statusin e të penduarit, ka treguar se si funksionon­te rrjeti i shpërndarj­es së heroinës, ku ishin të përfshirë edhe boshnjakë.

habet? Duan lekë burrat e huaj, unë jam tu prit juve, juve prite prite Skënderben­ë juve

Sergio: Aman o burrë, unë jam këtej, sikur s'du unë o burrë

Endriti: Epo mirë duhet sqaruar një cikë se më ra gjithë barra mua në kurriz tashti, foli një cikë edhe atij Ridit, dëgjo vëllain tat se është tu u bë mirë për kokën tate, se është tu na ik prej duarsh, është tu na ik.

Prokuroria thotë se menjëherë pas kësaj telefonate ku kuptohet që duhej shpejtuar procesi dhe nuk duhet të kishte vonesa, Endrit Dokle telefonon Isuf Bunën, ku edhe i shpjegohet ecuria e shpërndarj­es së heroinës.

Buna: Hë lali

Endriti: E gjeta më në fund, e gjeta

Buna: Jo ore, më thuaj ku?

Endriti: Fola me të, kishte lënë telefonin. Si e le o vlla telefonin në shtëpi i thashë, jo tha, s'dojsha me fol me njeri, sot tha.

Buna: ËËËË, ka pasur pesë mijë thirrjet e mia aty.

Endrit: jo, sdojsha me fol tha

Buna: Dikush ka bërë diçka, ka të drejtë me u frik prej Shqipërie, kur s'ke bërë gjë dhe je i pastër, rri te shtëpia jote për qef, unë jam te shtëpia ime Indrit, a është kështu o lalush

Endriti: Nesër takoje dhe ndaji muhabetet me të/ Gazeta Si

 ??  ?? Endrit Dokle
Endrit Dokle
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania