Gazeta Shqiptare

Plagoset 23- vjeçari, atentati dyshohet për prishje të pazareve të drogës

-

ELBASAN - Një 23- vjeçar është plagosur me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Elbasan. Mësohet se ngjarja ndodhi në lagjen "Kongresi i Elbasanit", pranë stadiumit "Elbasan Arena". Burime për "Gazeta Shqiptare" dje bënë me dije se 23- vjeçari Kei Piku, rreth orës 1 pas mesnate është gjetur në rrugë i shtrirë para një lokali. Ai u mor nga patrulla dhe u çua në spital ku u konstatua se është plagosur me armë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. I riu ka thënë se e qëlloi një person i paidentifi­kuar. "Rreth orës 01: 15, në lagjen "Luigj Gurakuqi", Elbasan, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. P., 23 vjeç, banues në Elbasan, i cili si pasojë është plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorëve. Njëkohësis­ht vijon administri­mi i çdo prove sado të vlefshme që çon në zbardhjen e ngjarjes. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhej në njoftimin zyrtar të policisë. Ndërkaq, burime pranë grupit hetimor pohuan se dyshohet se ka qenë një atentat i mirëfilltë ndaj 23- vjeçarit, i cili figuron me precedentë penalë. Qëllimi i atentatit ka qenë eliminimi i të riut, por një incident me armën e autorëve ka bërë që ai të shpëtojë mrekullish­t. Mësohet se personat që kanë qëlluar kanë qenë me maska e kallashnik­ov po u ishte bllokuar arma pas gjuajtjes së dytë. Atentati është i ngjashëm me skemën e disa krimeve të kryera gjatë muajve të fundit në Elbasan e Peqin. Gjithashtu, dyshohet që atentati të ketë lidhje me ngjarje të tjera kriminale të mëparshme dhe ka si motiv prishjen e pazareve të drogës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania